Nga Rivelino Çuno
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk mund të bëhet realitet pa garantuar kushtet e komuniteteve në vend.
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është misioni më i madh që qeveritë Shqipëtare i kanë vënë vetes në këto tre dekada demokraci tranzite dhe shumë të lodhshme për mbarë Shqipëtarët.
Proçeset Integruese dhe Europianizuese,të cilat janë përgjegjësi ekskluzive e qeverive,duhet patjeter të jenë gjithëpërfshirëse për të gjithë shoqërinë e në veçanti për ato komunitete të cilat në vijimësi kanë patur një problematikë të mbartur social-ekonomike dhe të integrimit! 
Gjendja social-ekonomike e komuniteteve është etaloni matës më i saktë dhe treguesi më i mirë i progresit që qeveritë bëjnë karshi shoqërisë,në këtë kontekst realiteti i terrenit dëshmon për një shpërfillje thuajse totale nga ana e institucioneve shtetërore ndaj këtyre komuniteteve të lëna në harresë e mjerim.
Për dekada me rradhë varfëria e këtyre komuniteteve,e më konkretisht atij Egjiptian e Rom, ka qenë një minierë “ari” për parti dhe qeveri të ndryshme të cilat duke shfrytezuar gjendjen e mjerë të tyre kanë përfituar miliona euro donacione nga Be-ja në adresë të tyre e ku ata nuk kanë marrë thuajse asgjë përveç premtimeve.
Dy komunitetet e sipërcituara kanë qenë gjithashtu preja më e madhe e gjahtarëve elektoral të cilët kanë abuzuar në mënyrë permanente me votat e marra në mirëbesim nga këta të përvuajtur që tillë mbeten ndërvite e dekada e ku zhgenjimi është gjëja që kanë më me bollëk.
Në këto kushte dhe rrethana kur komuniteti ynë po keqpërdorej dhe denigrohej dita ditës ne nuk pranuam që të mbetemi duarkryq dhe fatalist por vendosëm që ti futemi punës dhe fatet e këtyre njerëzve dhe ardhmëria e tyre të adminstrohej nga bij e bija të dala nga mesi dhe gjiri i tyre.
Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë nuk është kurrë si partitë e tjera,ne kemi dalë nga gjiri i këtij komuniteti dhe më mirë se ne askush nuk e kupton hallin dhe gjendjen tonë,kjo parti do ja dalë që me ndihmën e Zotit dhe mbëshetjen tuaj më pas që të mbushë gjithë atë boshllëk të krijuar ndër vite duke zhbërë atë që është bërë keq e më keq nga dita në ditë.
Integrimi i këtij komuniteti por jo vetëm është projekti dhe misioni ynë,realizimi i këtij misioni na lehtësohet ndjeshëm me mbështetjen tashmë të dëshmuar të komunitetit tonë si dhe të miqve tanë ndërkombëtarë.
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të bëhet i plotë dhe gjithëpërfshirës,kësisoj,askush prej institucioneve nuk duhet të anashkalojë apo nënvleftësojë këto komunitete të mëdha e me kontribute të vyera,të shtrira në hapësira kohore që kalojnë shekuj e mileniume.
Peish-i do të jetë aktor dhe faktor i rëndësishëm i këtij proçesi dhe Gardian i rreptë i tij.