Një shqiptar ka humbur jetën nga tërmeti 6.2 ballë që goditi Italinë mëngjesin e sotëm.
Sipas ministrisë së Jashtme, Erjon Toro është shqiptari i parë që ka humbur jetën nga tërmeti në Itali. Ndërkohe, ministria e jashtme bën me dije se ka shkuar në 7 numri i shqiptarëve të plagosur, ku E.T është në gjendje kritike për jetën.
Sipas MPJ, në spitalin Gemelli të Romës ndodhën në gjendje të mirë shëndetësore shtetasit shqiptar të mëposhtëm:
Xhesika Hasani
Sara Hasani
Romina Duro
Lori Duro
Hatixhe Hasanaj
Në spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet: Xh.T.