• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Del videoja që Veliaj kishte frike te publikohej

15:29 : 21/08/2016
në INVESTIGIME, KRYESORE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet se ka ushtruar presion për pushimin nga puna të Alida Totës, drejtoreshës së informacionit në televizionin A1News. Ky televizion kishte pregatitur një kronikë me material investigues që implikonte Veliajn në një skemë korruptive dhe antiligjore në landfillin e Sharrës, ku disa ditë më parë humbi jetën një fëmijë.

Televizionet kombëtare dhe portalet pranë Qeverisë kanë anashkaluar si investigimin, ashtu edhe pushimin e dyshimtë nga puna të drejtoreshës Tota.

Një përhapje shumë të kufizuar pati edhe deklarata e Grida Dumës në emër të Partisë Demokratike, që dënonte shkarkimin e gazetares me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Po pse pjesa më e madhe e mediave heshtën?

Tashmë është fakt i njohur se mbi 80% të mediave në vend kontrollohen drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Investigimi në fjalë duket se ka qenë shumë shqetësues për kryebashkiakun e Tiranës.

Nëpërmjet dëshmive, zbardhen fakte tronditëse:

– Në landfillin e Sharrës, firma ‘3R’ që është bashkëpronare me Bashkinë e Tiranës, ka punësuar mbi 50 fëmijë dhe të mitur, madje edhe të moshës 10 vjeç. Të gjithë në të zezë;

– Numri i përgjithshëm i punonjësve të landfillit ishte rreth 300 persona, të gjithë të pasiguruar;

– Ardit Gjoklaj punonte në turnin e natës, megjithëse ishte i mitur. Ai u vra ndërsa ishte duke punuar;

– Kushtet e punës ishin jashtë standardeve, pa ujë e pa banjo;

– Erion Veliaj e kishte promovuar personalisht ndërmarrjen e përbashkët Bashki-privat si një histori suksesi që ishte vetëm fillimi. Ai kishte premtuar punësim me siguracione dhe pagë dinjitoze.

Bashkia kishte për detyrë të kontrollonte që punësimi të ishte i ligjshëm dhe sipas standardeve të sigurisë, sepse është bashkëpronare në këtë aktivitet.

Të dhënat e investigimit të A1News, të paraqitura sipas dëshmive, vendosin përpara përgjegjësisë automatikisht institucionin e Bashkisë së Tiranës për krijimin e një ndërmarrjeje me bashkëpronësi publike-private, e cila dyshohet se ka krijuar kushte tërësisht antiligjore për punësimin e të miturve dhe të fshehura me kujdes nga bashkëpronarët, pasi vetëm vrasja e 17-vjeçarit hodhi dritë mbi atë që po ndodhte në landfill dhe ktheu vëmendjen e medas.

Investigimi i A1News ka në të vërtetë fakte që flasin për një ‘Gërdec’ të Veliajt tashmë, pasi, njësoj si dje që akuzonte për punësim fëmijësh në Gërdec, është kapur gafil sot në të njëjtën skema antiligjore të shfrytëzimit të të miturve.

Veliaj e di mirë këtë gjë, prandaj ai, mjeshtri i eksibicionit televiziv, politikani më aktiv në media, nuk ka pipëtirë as edhe një gërmë për të dhënë qoftë edhe sqarimin më minimal për pozicionin e bashkisë në këtë histori, por krejt e kundërta dyshohet se ka ndodhur.

Veliaj akuzohet drejtpërdrejt nga drejtoresha e informacionit në A1News ai se ka ushtruar presion mbi pronarët e televizionit për ta pushuar drejtoreshën nga puna, pasi ajo dhe ekipi i gazetarëve arritën të siguronin dëshmi të drejtpërdrejta mbi aktivitetin e fabrikës. /HashtagAL

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Etrit Berisha, zyrtare ‘divorci’ nga Lacio. 10 ditë kohë për klubin e ri

TË GJITHA

VIDEO/ Kur Kumbaro krenoheshe me 2000 shtretër në Theth, sot 90% më pak

16:10 : 15/07/2025

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15:58 : 15/07/2025

Zyrtare/ Jordan Henderson rikthehet në Premier League, firmos kontratë 2-vjeçare

15:56 : 15/07/2025

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, tre titullarë shqetësojnë Vllazninë

15:45 : 15/07/2025

Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15:42 : 15/07/2025

Eskorta dhe në burgun e Reçit/ Dy “VIP-e” të showbizit “takim special” në qeli me anëtarin e Bajrave

15:39 : 15/07/2025

Vitin e kaluar ishte pjesë e Dritës, mbrojtësi shqiptar transferohet në Poloni

15:35 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com