Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se është pikërisht ai që fshihet pas djallëzisë së nenit 13 projektligjit “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, pjesë e paketës për reformën në drejtësi.
Sipas këtij neni, “çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër, që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”.
Dhe dënimi në kodin penal për këtë lloj vepre shkon deri në tri vite burg.
Basha e cilëson një orvatje të Ramës për ti mbyllur gojën medias, ndërsa paralajmëron se PD do të bëhet bllokim për kalimin e këtij neni.
Basha: “Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezise se nenit 13 te ligjit per aktivitetin e prokurorise ne luften kunder korrupsionit, qe hap deren e nje censure te paprecedente, duke parashikuar denimin e gazetareve. Direkt me doren e tij apo te ndonje xhafe, Edi Rama ka parashikuar qeline per ndonje gazetar qe ben shkrim ose mban qendrim te papershtatshem.
Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi. Eshte nje standard i juntave te korruptuara. Ky nen sdo te kaloje kurre, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por eshte shume e rendesishme te zbardhet e plote skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosine politike. Sepse futja ne draft eshte shprehje e vullnetit te mbrapshte, nje ide qe ka zene rrenje ne koken e te semurit te Surrelit”.
Basha këkron transparencë për këtë tentativë për të shkelur nje prej lirive kryesore e themelore te demokracise.
Basha: “Une i siguroj gazetaret dhe perfaqesuesit e medias se ky nen-gijotine do bjere, por i ftoj ata te hetojne te verteten rreth kesaj perpjekje per censure me ligj”.
Për nenin 13 më herët kanë reaguar edhe organizatat më të mëdha të gazetarëve në Shqipëri.