• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dhuna në Peqin/ Disiplina zbret nga kategoria Shkumbin, mbrojtësi përjashtohet përjetë…

16:44 : 19/12/2019
në SPORT

Zbardhet vendimi i Komisionit të Disiplinës, për trazirat në ndeshjen Shkumbini-Dianmo.

Për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka përjashtuar vendasit nga çdo aktivitet futbollistik për këtë sezon.  Si pasojë e kësaj, Shkumbini bie në kategorinë më të ulët, në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë.

Gjithashtu ka vendosur ndaj ekpit një gjobë me masë 1.000.000 lekë. Në bazë të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%. Shkumbini gjithashtu ka humbur në tavolinë me rezultatin 3-0 në tavolinë ndeshjen ndaj Dinamos.

Mbrojtësi i Shkumbinit Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, është dënuar me përjashtim përjetë nga çdo aktivitet futbollistik.

TË GJITHA VENDIMET e DISIPLINËS:

Lexo edhe:

Duka tallet me shqiptarët: Trajnerët i zgjedh sipas flokëve që kanë në kokë!

Zbulohet paga e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare

1. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF Dinamo, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit si dhe kërcënimin e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 10/1/o, 31, 57/2, 63/1/b, 63/1/c, 63/1/e, 64/1, 62/2 dhe neni 65 të KDS dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonet 2019-2020 si dhe gjobë në masën 1.000.000 leke. Në bazë të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në bazë të nenit 28 të KDS, zbritjen e KF Shkumbini në një kategori më të ulët, në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë.

Në bazë të nenit 57/2 të KDS, KF Shkumbini, humbet ndeshjen kundër KF Dinamo, në tavolinë me rezultatin 0-3 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

2. Lojtari i KF Shkumbini, Andi Bakiasi, për goditje të përsëritur dhe kërcënim ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 11/f), 48/1/b), 57/1 të KDS, dënohet me përjashtimin përjetë nga çdo aktivitet futbollistik i organizuar nga FSHF.

3. Lojtari i KF Teuta Fabjan Beqja, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Partizani, William Cordeiro, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF Teuta, Amer Duka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF Partizani Deian Boldor, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF Besëlidhja për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/3/c dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 Lekë. Ne aplikim të Nenit 116/1/a te KDS ne masën 50 %

8. KF Turbina për sjellje të gabuar të spektatoreve në bazë të Nenit 65/4/b të KDS dënohet me zhvillim e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

9. Lojtari i KF Ada Arsen Lingata për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/b të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

10. KF Mirdita në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

11. Zyrtari i KF Laçi U-17 Ylber Zani për protestë me xheste ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Nenit 55/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

12. Lojtari i KF Teuta U-17 Klajdi Muzhaqi për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

13. Zyrtari i FC Flamurtari U-17 Mardian Kacolli për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a) të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i FC Flamurtari U-17 Memo Dhrami për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtareve te ndeshjes ne baze te Nenit 47/1/d dhe 48/1/a te KDS dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

15. Lojtari i SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/f te KDS dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

16. Lojtari i SH.S Pepa U-17 Kristi Dhima për sjellje josportive ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

17. Sh.S Pepa U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

18. Lojtari i Spartaku U-17 Markelian Plaku për sjellje josportive ndaj zyrtareve të ndeshjes në bazë të Nenit 48/1/a dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

19. KF Shënkolli U-15 për mosparaqitje në ndeshjen kundër Akademia në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 te KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0, si edhe i hiqen 3 pikë në klasifikim nga pikët e grumbulluara. Ekipi i KF Shënkolli U-15 në bazë të Nenit 12/1 të KDS paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes, në bazë të nenit 86/2/e të Rregullores së FSHF ekipi do përjashtohet nga aktiviteti dhe do zbresë një kategori më poshtë.

20. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besa U19, Flavio Meçja, pezullimin e pjesës së mbetur të masës disiplinore;

21. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Besa U19, Alfonso Ligeja, pezullimin e pjesës së mbetur të masës disiplinor

Etiketa: DisiplinaFSHFKomisioni i DisiplinesShkumbiniShkumbini-Dianmo

Lajme të lidhura

SPORT

Duka tallet me shqiptarët: Trajnerët i zgjedh sipas flokëve që kanë në kokë!

11:12 : 27/05/2026
AKTUALITET

Zbulohet paga e trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare

20:41 : 19/05/2026
SPORT

Pozicioni vakant në Kategorinë e Parë, Kukësi dhe Butrinti do të përballen në finalen ‘play-off’!

16:03 : 12/05/2026
SPORT

Përplasja mes ultrasve, dënohen me ndeshje pa tifozë dhe gjobë Elbasani dhe Tirana

12:09 : 12/05/2026
SPORT

FSHF vendos “armikun” e Flamurtarit si gjyqtar kryesor, klubi vlonjat reagon para sfidës me Teutën

15:09 : 06/05/2026
Shkrime promocionale

Wizz Air bëhet partner zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit

15:56 : 14/04/2026
Para

Vrasja e dyfishtë në Patos/ Nga historia rozë tek kallëzimi në polici i viktimës ndaj gardianit Martin Skëndaj (DETAJE)

TË GJITHA

Video/ Ambasadori i BE shfaqet në protestën kundër Ramës

21:31 : 05/06/2026

OBSH kërkon 518 milionë dollarë për të frenuar shpërthimin e Ebolës

21:24 : 05/06/2026

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

21:15 : 05/06/2026

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit

21:05 : 05/06/2026

“Po të mos ishte Kushner, s’i rruhej kujt”, Rama i kthen protestat e Zvërnecit në sulm ndaj “armiqve” të Trump

20:57 : 05/06/2026

Rama nuk tërhiqet: Investimi 4 mld dollarë në Zvërnec, bekim për gjithë ekonominë shqiptare!

20:44 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetinterbahisbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobet