• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aleanca për Teatrin: Qeveria nuk ndal kërcënimet dhe presionet, vazhdojmë qëndresën tonë qytetare

19:53 : 18/12/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon qeverinë se po kërcënon të gjithë ata që po mbrojnë Teatrin Kombëtar.

Në një status në rrjetet sociale, Aleanca shkruan se ditën e djeshme është dorëzuar në sheshin e Teatrit një zarf që nuk ishte për Aleancën por për Ministrinë e Kulturës dhe institucionin e Teatrit Kombëtar, i cili që nga korriku 2018 ka ndërruar adresë për tek Arturbina.

Sipas Aleancës kjo është e qëllimshme, si një mesazh presioni e kërcënimi se ‘të keqen mund ta kemi në derë shpejt dhe mund të vijë me procedime penale’.
Megjithatë Aleanca deklaron se reagimi i vetëm që mund të bëjnë është të vazhdojë qëndresën qytetare duke kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve.

POSTIMI I PLOTË

QEVERIA NUK RESHT SË BËRI PRESION MBI TEATRIN DHE QËNDRESTARËT E TIJ

Lexo edhe:

BIRN: Aleanca e pashpallur PS-PSD bëhet aleancë e kushtëzuar

Skandali te Onkologjiku/ Tushi: Po humbet besimi tek spitalet, mjekët janë bërë aleat me të keqen

Dje në sheshin e Teatrit, në rrugë postare u bë dorëzimi i një zarfi që nuk ishte i adresuar për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe për asnjërin prej qytetarëve të përfshirë në të. Ky zarf ishte i adresuar për Ministrinë e Kulturës dhe për institucionin e Teatrit Kombëtar i cili që prej korrikut 2018 ka ndërruar zyrtarisht adresë për tek Arturbina.

Me metodën “Bjeri pragut të dëgjojë dera”, Drejtoria Vendore e Policisë na bën me dije që për aktin e marrjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar nga qytetarët më 24 korrik, po zhvillohet një hetim. Indirekt, na bëhet me dije që të keqen mund ta kemi në derë shpejt dhe ajo mund të vijë bashkë me procedime penale.

Reagimi i vetëm që mund të bëjmë në këto kushte, pas vënies në dijeni që ne e kuptojmë qartësisht si kërcënim e presion ndaj secilit prej nesh personalisht dhe ndaj kauzës së Teatrit në përgjithësi, është që të vazhdojmë me konseguencë qëndresën tonë qytetare dhe të mos ndalemi derisa ajo të mbyllet me shpëtimin e Teatrit Kombëtar nga plani i shkatërrimit të tij.

Për më tej, ky është vetëm një episod i ri në sagën e intimidimeve për të frikësuar aktivistë në ushtrimin e lirë të së drejtës kushtetuese për të protestuar. Ne i kemi mbledhur këto ngjarje dhe kemi filluar t’i raportojmë te përfaqësitë ndërkombëtare në Shqipëri.

Ftojmë qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë që të na mbështesin në këtë qëndresë, edhe më fort se deri më sot. E drejta është me ne dhe vendimi i Europa Nostra për të përzgjedhur Teatrin Kombëtar në listën e 14 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë e konfirmon këtë plotësisht.

I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës, Opozitës dhe pjestarëve të Partisë Socialiste që kanë dhënë vazhdimisht mbështetje për kauzën e Teatrit që të ndihmojnë në ndaljen e dorës së qeverisë që fshihet pas Policisë.

U bëjmë thirrje përfaqësuesve të ambasadave të kalojnë përmbi barrierën e ruajtjes së marrëdhënieve diplomatike. Në një vend të NATO-s e kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian nuk mund të bëhet sikur nuk shikohet që qytetarët kërcënohen me procedime penale për mbrojtjen e pronës publike e trashëgimisë kulturore dhe së shpejti, me kalimin e ligjit të ashtuquajtur “anti-shpifje” do të dënohen për shprehjen e fjalës së lirë.
Koha e diktaturës në Shqipëri ka mbaruar në vitin 1990.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit
18 dhjetor 2019

Etiketa: aleanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BIRN: Aleanca e pashpallur PS-PSD bëhet aleancë e kushtëzuar

17:04 : 23/04/2025
AKTUALITET

Skandali te Onkologjiku/ Tushi: Po humbet besimi tek spitalet, mjekët janë bërë aleat me të keqen

16:47 : 28/06/2024
AKTUALITET

Krimi, feja, politika dhe gjyqësori, aleanca për të rrëmbyer gadishujt

14:24 : 19/06/2024
AKTUALITET

Presidenti Begaj uron Suedinë për anëtarësimin e saj në NATO

19:32 : 26/02/2024
AKTUALITET

Paloka: Nuk do të formojmë parti të re, s’ka krisje në aleancën me Metën

20:19 : 11/10/2023
BOTA

Blinken: SHBA së shpejti do t’i quajë Suedinë e Finlandën aleate të NATOs

20:14 : 08/12/2022
Para

Ligji antishpifje/ Basha apel Metës: Mos dekreto atentatin kundër fjalës së lirë ...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

I fundit i Çapjave – Saga e vrasjeve të Elbasanit

21:17 : 18/05/2025

VIDEO / Përleshje fizike, incidenti që nuk u pa gjatë performancës së Izraelit në Eurovision

21:05 : 18/05/2025

Euro digjitale mund të hyjë në përdorim prej vitit 2026

20:55 : 18/05/2025

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

20:41 : 18/05/2025

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, një provë vendimtare për qeverinë proevropiane të Tusk

20:23 : 18/05/2025

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

20:21 : 18/05/2025

Përfundon numërimi për partitë në të 12 Qarqet, si ndahen votat dhe mandatet

20:11 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com