• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmet e avionëve luftarakë në qiellin e NATO-s, shqetësim për Aleancën

17:51 : 24/09/2025
në BOTA

Është mjaft e rrallë që NATO të lëshojë një komunikatë, pas një mbledhjeje të Këshillit të Atlantikut, me përjashtim të takimit vjetor ndërmjet krerëve të shteteve dhe qeverive. Por, fakti që në takimin e djeshëm u vendos të publikohet një deklaratë për dënimin e Rusisë, është tregues i seriozitetit të situatës.

Përfaqësuesit e vendeve aleate kanë dashur të japin një sinjal uniteti dhe mbi të gjitha një “përgjigje diplomatike” ndaj Moskës, pas ngritjes në ajër të avionëve F35 në Estoni, si reagim ndaj shkeljes së fundit të hapësirës ajrore nga avionët MiG rusë.

Alarmi

Dronë mbi Skandinavi, kryeministrja daneze: Mund të ketë gisht Putini

Është ende shumë herët për të përcaktuar përgjegjësit për valën e dronëve mbi Oslo dhe Kopenhagen, ku të mërkurën e ardhshme do të mblidhen liderët evropianë, por fjalët e deklaratës së NATO-s shërbejnë për të treguar se Aleanca do të përdorë “të gjitha mjetet ushtarake dhe jo-ushtarake të nevojshme për t’u mbrojtur dhe për të penguar çdo kërcënim nga çdo drejtim”, natyrisht “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Lexo edhe:

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

Përgatitje për misionin e NATO-s në Bullgari, ushtarët shqiptarë stërvitje te Vau i Dejës

Kjo do të thotë mbi të gjitha që misionet e përbashkëta të NATO-s, të angazhuara për patrullimin e qiellit në krahun lindor, janë të gatshme të godasin avionët dhe dronët ruse, që do të shkelin hapësirën ajrore. Por, gjithashtu se nuk do të ketë ndonjë rrëzim automatik, siç kishte lënë të kuptohej kryeministri polak, Donald Tusk.

Dje, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërhyri pikërisht për të sqaruar se vendime të tilla “merren në kohë reale dhe bazohen në informacionet e disponueshme, në lidhje me kërcënimin e paraqitur nga avioni”. Para se të urdhërohet rrëzimi, theksoi Rutte, duhet të bëhet një vlerësim për të analizuar “qëllimin, armatimin (në bord të avionëve) dhe rrezikun potencial për forcat aleate, civilët apo infrastrukturat”.

Gjatë mbledhjes së djeshme në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, e thirrur me kërkesë të Estonisë në bazë të nenit 4 të traktatit të Atlantikut, Komandanti i Lartë i NATO-s për Evropën informoi përfaqësuesit e shteteve për incidentet e fundit, të cilat janë trajtuar ndryshe, për shkak të niveleve të ndryshme të kërcënimit.

Në rastin e tre avionëve MiG-31 rusë që fluturuan mbi qiellin e republikës baltike për dymbëdhjetë minuta, kujtoi Gjenerali Alexus Grynkewich, mjaftoi ngritja në ajër e avionëve italianë, finlandezë dhe suedezë dhe “shoqërimi” i mjeteve ruse jashtë kufijve, duke shmangur një përshkallëzim.

Ndryshe është rasti i dronëve: në Poloni, më 9 shtator, avionët F35 polakë rrëzuan katër nga dronët që kishin hyrë në vend, sepse ishte konstatuar një kërcënim konkret.

Natyrisht, vendimi për të goditur një avion të drejtuar nga një njeri kërkon vlerësime shumë më të kujdesshme, megjithatë gjithmonë “në kohë reale”. NATO ende nuk është në gjendje të thotë nëse këto episode kanë qenë të qëllimshme apo jo, por sheh lidhje me atë që ka ndodhur më parë në Finlandë, Letoni, Lituani, Norvegji dhe Rumani.

Formula diplomatike e zgjedhur thotë se shkelja e fundit në Estoni “është pjesë e një modeli më të gjerë sjelljeje gjithnjë e më të papërgjegjshme nga Rusia” dhe se për rrjedhojë, Rusia “mban përgjegjësinë e plotë për këto veprime që provokojnë përshkallëzim, rrezikojnë llogaritjet e gabuara dhe vënë në rrezik jetë njerëzish”.

Arsyetimi i Rutte është në thelb ky: nëse bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm, NATO ka të drejtë dhe detyrë të mbrohet, “por edhe nëse nuk është i qëllimshëm, atëherë kemi të bëjmë me një paaftësi të pastër. Dhe, edhe nëse është paaftësi, ne gjithsesi kemi detyrimin të mbrohemi”.

Rreziqet

Megjithatë, përdorimi i dronëve, pavarësisht qëllimit, ka nxjerrë në pah dobësitë e vendeve evropiane të NATO-s. Episodet në Poloni, Rumani, por mbi të gjitha ato në Danimarkë dhe Norvegji, kanë treguar vështirësitë për të kapur dronët e vegjël pa pilot, që vijnë masivisht dhe natyrisht nuk mund të rrëzohen një nga një me raketa të shtrenjta, me rrezikun për të shkaktuar dëme tek civilët.

Pikërisht për këtë arsye, të premten do të mbahet një takim mes përfaqësuesve të vendeve kufitare me komisionerin evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, për të diskutuar projektin që synon krijimin e një “muri dronësh” në krahun lindor. Do të marrin pjesë Estonia, Letonia, Lituania, Finlanda, Polonia, Rumania dhe Bullgaria (jo Hungaria dhe Sllovakia). Pas episodeve në Kopenhagen, edhe Danimarka i është bashkuar listës së pjesëmarrësve. Do të jetë e pranishme edhe Ukraina, vend që gjatë këtyre viteve lufte ka zhvilluar teknologji të avancuara, për mbrojtjen nga sulmet me dronë.

/ La Stampa

Etiketa: aleancaavionavionedanimarkenatosulmet

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

15:41 : 01/06/2026
AKTUALITET

Përgatitje për misionin e NATO-s në Bullgari, ushtarët shqiptarë stërvitje te Vau i Dejës

18:41 : 31/05/2026
BOTA

E pakapshme nga sistemet mbrojtjes të NATO-s! E vërteta e raketës ruse me të cilën mburret Putin

15:54 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
BOTA

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa, planet do t’i paraqiten NATO-s

18:55 : 30/05/2026
BOTA

Rutte pas rrëzimit të dronit rus në Rumani: NATO është gati të mbrojë çdo centimetër të territorit

15:16 : 29/05/2026
Para

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom