• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Beteja do të vazhdojë”/ Gazetarët kërkesë Ramës: Prano vërejtjet e KE-së dhe komisioneres Mijatoviç

14:53 : 18/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Organizatat e shoqërisë civile të të drejtave të njeriut dhe të gazetarëve kanë falenderuar Komisionin Europian dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë si dhe Komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic për kontributin që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të tensionuara në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Me anë të një deklarate ato theksojnë se kërkesat e tyre në lidhje me “paketën e censurës” janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic.

Ata i bëjnë kërkesë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”

Në fund të deklaratës theksojnë se edhe në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të KE-së këtë projektligj, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.

Deklaratë
Datë 17 dhjetor 2019
Organizatat e shoqërisë civile shqiptare të të drejtave të njeriut dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve të renditura më poshtë falënderojnë Komisionin Europian dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë si dhe Komisioneren e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic për kontributin që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të tensionuara në mbrojtje të lirisë së shprehjes në Republikën e Shqipërisë.
Organizatat vërejnë se kërkesat tona në lidhje me të ashtuquajturën “paketë anti-shpifje” janë tërësisht të përputhura me qëndrimet e Komisionit Europian dhe Komisioneres Mijatovic si më poshtë:
1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;
2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi;
Për sa më sipër, organizatat përsërisin kërkesën ndaj qeverisë shqiptare të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare.
Ne i kërkojmë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”
Organizatat theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.
Lista e organizatave firmëtare:
Lista e organizatave
BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Citizens Channel
Faktoje
Instituti Shqiptar i Medias
Instituti Shqiptar i Shkencave
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Qendra Res Publica
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lexo edhe:

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Etiketa: gazetaretMijatoviçRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Takimi me Mitsotakis, mediat greke kritika Ramës: Ishte veshur sikur po dilte shëtitje

19:25 : 22/04/2026
AKTUALITET

Protesta/ Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Rama ka humbur qetësinë

22:42 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Në Evropë nafta subvencionohet, Rama mashtroi hapur fermerët

18:21 : 15/04/2026
Para

"Bashkë dhe të lumtur"/ Fero dhe Arbenita kapen "mat"

TË GJITHA

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom