Rakipi: Kishit njohje me ish-Kryeminsitrin Fatos Nano?
Mulosmani: Më vjen të qesh, të gjithë më pyesin a e kam njohur Fatosin. I plotëfuqishmi Taulant Dedja, më 1998 futem në Turizëm dhe e gjej duke pirë kafe me një anëtarë të PS-së. Më thirri dhe tha që dua të sjell profesorin në Tropojë. I thashë kush është profesori? Fatos Nano, tha, Kryeministri do të vijë në Tropojë nuk do të ketë probleme. Unë i thashë probleme jo, por jam o mendimit që të mos vijë. Ai u pre, mendoi se çfarë kisha unë me të. Por nëse nuk vjen Berisha në vendlindjen e vet s’ka kuptim të vij Fatosi edhe nuk erdhi. Të tjerët, kanë ardhur të gjithë më pas edhe të PS-së edhe të PD-së.
Rakipi: Ti je me PS-në?
Mulosmani: Jam socialist po po të kisha mundësi dy vota, një ja jap PS-së një ja jap Kryetarit të Parlamentit.
Rakipi: Mbase edhe lufta e Kosovës, mos është një shkak i këtyre vrasjeve, fjala është për trafiqet?
Mulosmani: Mu kujtua libri I atij gazetarit, Fred Abraham. Një përgjigje që ka dhënë Fatosi kur ka takuar ushtarët e UÇK-së. Ka thënë kur I kanë kërkuar ndihmë, Veriun nuk e kontrollojmë ne. Por s’ka pasur lidhje, para se të ndodhnin ngjarjet në Kosovë, ka dëshmi se janë pjesëtarë të UÇK-s, në 1997 kur Fatmiri ka marrë drejtimin e Komisariatit të Tropojës, para se të ndodhta vrasja e Azemit, një pjesë e mirë e tyre, disa kanë pasur leje qarkullimi për makina, për armë mbrojtje me leje. I kanë pasur prej Fatmirit për të shëtitur nëpër Shqipëri, nuk është punë tregëtie. Akuzojnë shumë, për të kontrolluar tregtinë e armëve, e vërteta është se shumë armatim I Kosovës ka kalua nga ne, nga Tropoja është e vërtetë për fat janë gjallë shumica. Ne I kemi dhënë armatim jo një herë por disa here, pa para, jo armatim thjesht personal. Ata kanë pasur probleme me fonde s’kishin para mjaftueshëm për të mbledhur armë, jo një herë por disa herë kanë marrë me mikrobuza, me kamionë të vegjël dhe I kanë hedhur paratë kur ata e kanë pasur mundësinë, kur kanë mundur.
Rakipi: Ka disa burime që thonë se shkaku i zënies mes Azem Hajdarit dhe familjes Haklaj ishte vrasja e dy ushtarëve të UÇK-së.
Mulosmani: Edhe aty janë dyshimet, është vrarë një nga themeluesit e UÇK-së në mes të Tropojës dhe Kukësit te Ura e Drinit, sipër hidrocentralit, është vrarë babai I një shokut tonë, doktor. Njëri I mirë, ai ka ndihmuar nga janari I vitit 1997 deri sa ka vdekur, ka ndihmuar pjesëtarët e UÇK-së sa ka pasur mundësi ai. Ata kanë dalë për ti grabitur, nga Tirana kanë qenë personat që kanë dalë për ti grabitur. Personat që kanë dalur për ti grabitur, ushtarin e UÇK-së, atë ditë kanë pirë kafe me Azemin dhe kjo është e vërtetuar. Është një nga 15 personat që kanë themeluar UÇK-në. Mërgimi I thërrisnim, ushtari I UÇK-së.
(Boldnews)