• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E keqja shkon deri në pafundësi nëse askush nuk përpiqet ta ndalë

22:18 : 16/12/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Lexo edhe:

Pano: “Censusi”, një vegël manipulimi e qeverisë! Fshehje e realitetit të hidhur shqiptar

KLSH nxjerr të palarat e Veliajt/ PD: Pylli Orbital është një mashtrim!

Nga Pano Soko

Në fillim bleu pronarët e mediave. Iu dha tendera, konçesione, leje ndërtimi, iu hapi traun e doganës e çdo gjë me lekë publike.

Pastaj zaptoi emisionet e lajmeve në mediat kombëtare. Në aktivitetet shtetërore nuk lejoheshin gazetarët, ato përgatiteshin në kaseta dhe iu dërgoheshin redaksive të lajmeve që i jepnin shabllon, pa kurrfarë retushi gazetaresk. Edicionet e lajmeve u kthyen në “Revista Televizive” të kohës së merhumit, ku propaganda dhe opiumi servireshin në një dozë.

Pastaj me bllokimin e zërave kundër në mediat kombëtare. Çdo emision në TV kombëtare duhet të kishte doza oponence të kontrolluara. Asgjë jashtë skemës. Në pamje të parë ruhej fasada e lejimit të fjalës së lirë, por përmbajtja e oponencës duhet të ishte e miratuar nga lart. Që të deformohej e vërteta mjaftueshëm që mos shkaktohej dëm.

Pastaj makineria e propagandës. U blenë gazetarë të mëdhenj e të vegjël, kronistë, opinionistë, analistë, editorialistë që duhej t’i shërbenin propagandës. Iu dha fuqi e pamatë mediatike. Dilnin çdo natë. Dhe misioni i tyre ishte i qartë. Të krijonin një realitet të rremë duke krijuar një “të vërtetë” false në sytë e publikut. E nëse s’mund ta bënin dot këtë, të mundoheshin të shtrembëronin realitetin duke shtrembëruar të vërtetën. E nëse s’mund ta bënin dot as këtë, të kundërshtonin, të bënin zhurmuesin me qëllim që publiku të ishte i paqartë se kush ishte e vërteta.

Pastaj erdhi “veshja e djallit me Prada”. U blenë show man dhe show women publikë. Pothuajse të ghithë. Emisione emocionale që e nxirrte udhëheqjen si bamirëse, si njerëzit e dhimbshur. Nuk u kursye asgjë. As fëmijët. Madje, sidomos fëmijët. Panteone publikë që ngriheshin në pikun e audiencës dhe tregonin sesa të dhimbshur ishin udhëheqesit, sa të ndjeshëm, hyj që kishin marrë formë njeriu. Kështu publiku do të harronte taksat, vjedhjet, koncesionet, liritë që i mungonin, praktikisht çdo gjë që kishte vlerë. Do të harronin të vërtetën.

Më pas u vazhdua me teorinë e kaosit. Nëse ndodhte një skandal me peshë, shkaktoheshin dhe 3-4 skandale të tjerë që sponsorizoheshin nga media, enkas për të shpërndarë vëmendjen. Ministri i Brendshëm akuzohej për lidhje me krimin – në të njëjtën kohë media sponsorizonte atletet e bardha në takimin e NATOs, yamamotot në varrezat e dëshmorëve etj.. Me qëllim që publiku të harronte të vërtetën e madhe.

Dhe kur mbaroi së strukturuari televizionet publike, pastaj filloi t’i shante, t’i quante kazan. Gjoja ishte i mërzitur. Kështu askush nuk mund ta akuzonte se i kishte kapur..se ja ai po i shante. “Nëse do t’i kishte kapur, nuk do t’i shante”- është ajo që do të mendonte publiku.

Dhe kur mbaroi me Televizionet, iu fut rrjetit.

Krijoi një TV të vetin ku detyroi çdo punonjës shtetëror të “pëlqenin” dhe “shpërndanin” çdo postim, kështu do të krijonte imazhin sikur mbështetja ndaj udhëheqësit ishte më e madhe sesa kundërshtimi.

Në kulmin e patetizmit dhe legenizmit profesional, televizionet publike filluan të trasmetojnë aktivitetet e qeverisë jo nëpërmjet gazetarëve të vet, por nëpërmjet sinjalit të ERTV. Dhe si për ta çuar legenizimin deri në fund, i detyronte të mbanin dhe logon e ERTV.
Sepse e vërteta duhet të shkonte tek publiku e filtruar.

Më pas filloi sulmin ndaj kundërshtarëve. Krijoi Accromaxin, një kompani kriminale që ka për qëllim të mbyllë çdo gojë kundërshtare që mund të mbyllë. Nisma Thurje, Brryli, JOQ, Lolita, Genc Sejko, Erion Kristo, AMT etj., ose u kërcënuan me mbyllje, ose u mbyllën krejt nga kjo vegël kriminale. Kur të gjithë ishin të përqëndruar tek tërmeti dhe pasojat, ai shfrytëzoi gjendjen e emergjencës për të shuar zëra kundërshtarë. Që të vriste të vërtetën.

Dhe hapi i rradhës janë këto projekt-ligje për vendosjen e kontrollit të të vërtetës nën tutelën e punonjësve të qeverisë. Që e vërtetë të jetë vetëm ajo që qeveria do që të jetë e vërtetë.

Por më besoni, ky nuk është fundi. Nëse mundet, ai do të vazhdojë. Pse jo dhe të bllokojë fare internetin. Nëse ne i lëmë hapësirë, do ta bëjë dhe s’i vjen hiç turp.

Nëse mendojmë se e keqja ka një fund, atëherë s’kemi kuptuar asgjë. Nëse ka një gjë të vërtetë gjithë këtë kohë, është postulati “Ne s’kemi parë asgjë akoma”

E keqja shkon deri në pafundësi nëse askush nuk përpiqet ta ndalë.

Unë të mërkurën do të dal. Do të mundohem ta ndal. Vetë s’ka për t’u ndalur asnjëherë.

Etiketa: pano

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pano: “Censusi”, një vegël manipulimi e qeverisë! Fshehje e realitetit të hidhur shqiptar

15:52 : 02/07/2024
AKTUALITET

KLSH nxjerr të palarat e Veliajt/ PD: Pylli Orbital është një mashtrim!

10:41 : 07/07/2023
AKTUALITET

Vaji i ullirit stok, Soko: Fajësimi për mbiprodhim tregon paaftësi të ministres

19:50 : 28/12/2022
SPORT

“Bitrit sikur i ka hipur vetja në qejf”,Pano: Pres më shumë nga Skuka, nuk është…

18:18 : 18/10/2022
SPORT

Krahasimi i Ledio Panos: Skuka është Broja i kampionatit shqiptar

19:48 : 14/02/2022
AKTUALITET

“Prindi1 dhe Prindi2”, pastori Pano: Po cënohet baza e familjes, të reagojnë prindërit

17:03 : 28/10/2021
Para

Debatet/ "Shtëpitë në periferi u bënë për vota, pallatet për para"

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com