• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Ndërtesat që na rrezikojnë më shumë nga tërmeti

16:13 : 16/12/2019
në BOLD BLOG, EKONOMI

Nga Gentian Kaprata

Tërmeti i shtatorit dhe më pas ai i nëntorit na e bënë shumë të qartë kush ishin godinat që na rrezikojnë jetën, shëndetin dhe ekonominë. Nëse më parë ne thjeshtë mund të bënim parashikime, tashmë mund të themi me siguri se kush janë ‘gjeneratat’ e ndërtesave të cilat janë më të rrezikuara se të tjerat. Mjafton të hartojmë statistikat se kush ndërtesa u dëmtuan, se cfarë përqindje zënë ato në raport me gjeneratën e tyre, dhe në fund ti rankojmë sipas përqindjes numerike që secila prej tyre zë në stokun e përgjithshëm shqiptar të ndërtesave; dhe kështu dallojmë se kush janë ndërtesat që na rrezikojnë më shumë jetën, shëndetin dhe ekonominë.

Kjo statistikë, për së pari, do na ndihmonte të mbyllnim “debatin” se kush janë ndërtesa më të forta, ‘ndërtesat e xhaxhit’ apo ndërtesat e kohës së tranzicionit. Diskursi i të indokrinuarve duket se po merr valencë të lartë këto kohë, dhe fatkeqësisht edhe në lidhje me tërmetin. Këta po synojnë që edhe tërmetin dhe pasojat e tij ta përdorin për të na “vërtetuar” se regjimi totalitar ishte më i mirë, se sistemi demokratik në të cilin po mundohemi të ndërtojmë ne. Megjithëse sot nuk e kemi një statistikë, e cila mund të na orientojë edhe në një “debat” të tillë, një gjë është e sigurt dhe mund t’ja themi nostalgjikëve që sot: ndërtesat e gjeneratës së “satrapit” Zog nuk kanë përsuar asnjë kolapsim apo dëme që sjellin rrezik të shtuar për jetën, shëndetin apo ekonominë.

Ndihma më e madhe që kjo statistikë mund të japë është krijimi i një baze të dhënash mbi vulnerabilitetin, sipas gjeneratave, të ndërtesave shqiptare ndaj goditjeve sizmike. Të shërbyer nga kjo bazë të dhënash ne kemi mundësi të ndërtojmë një strategji konkrete mbi cfarë duhet të bëjmë konkretisht, për të rritur kapacitetet tona adoptuese ndaj këtij fenomeni që nuk është rastësor për vendin tonë. Tërmetet kanë ardhur në vendin tonë prej mijëvjecarësh, do të vijnë përsëri dhe ne, nëse jemi një popull që mëson nga gabimet e veta, nuk duhet të lejojmë që ata të na gjejnë aq të papërgattur sikurse na gjetën ato të qershorit, shtatorit dhe nëntorit të këtij viti.

Derisa të kemi të dhëna shkencore mbi vulnerabilitetin e ndërtesave, duke shpresuar se do ti kemi një ditë, le të bejmë ca spekulime mbi këtë cështje, në gjuhën e opinionit teknik. Në fakt, nuk do themi ndonjë gjë të re apo të ndryshme nga ato që janë thënë më parë, por ky është rasti ku përsëritja është nëna e dijes dhe jo babai i mërzisë, përderisa nuk na kanë shërbyer më parë.
Ndërtesat më të rrezikshme në Shqipërinë e sotme janë ndërtesat e zhvilluara pa lejen e autoriteteve shtetërore.

Lexo edhe:

Mbetjet spitalore në Koplik ende të pa asgjësuara, ekskavatori që i mbuloi zhduket pa përfunduar hetimi

42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike

Kjo, jo sepse atyre ju mungon një copë letër e dhënë nga politikanët e mbështetur te burokratët në qeverisje, porse ndërtesat pa leje përgjithësisht janë zhvilluar pa projekt zbatimi. Që do të thotë se ato janë ndërtuar mbështetur në “inxhinier” popullor dhe në njohuritë profane të tyre, të cilat me propabilitet teorik mund të jenë edhe më të forta se ndërtesat e zhvilluara me projekt, porse asnjë teknik nuk mund të na e vërtetoj dhe të na siguroj për këtë, nëse nuk bën më parë teste shkencore. Ndërsa ndërtesat e zhvilluara me leje të autoriteteve, janë gjithësesi të shoqëruara me një projekt zbatimi, dhe kjo prodhon të paktën një siguri minimale.

Në vend të dytë do të rreshtoja ndërtesat e banimit të zhvilluara në regjimin socialist. Të ndërtuara në devizën politike ‘ndërtojmë shpejt dhe lirë’ apo ‘kombëtare nga forma dhe socialiste nga përmbajtja’, kjo gjeneratë strukturash mbart në vetvete rreziqet që vijnë nga mungesa e vlerës së jetës së qytetarit. Shumica dërmuese e tyre janë zhvilluar me projekte të tipizuar në të gjithë vendin pa përfshirë ndikimin e truallit specific mbi të cilën zhvillohej.

Cilësia e materialeve të ndërtimit, në kushtet e mungesës së shkëmbimeve tregtare me jashtë dhe përgjithësisht mungesave të shumta në lëndë të parë, lë shumë për të dëshiruar; sikurse edhe cilësia e punime të kryera me kontribut vullnetar apo nga njerëz të dënuar me burg. Koha e gjatë e jetës së tyre dhe mungesa e mirëmbajtjes për dekata të tëra, gjithashtu ndikojnë negativisht.

Dhe në vend të fundit, pra më pak të rrezikshmet janë ndërtesat shumëfamijare të banimit, apo sikurse i quajmë pallatet. Kjo gjeneratë, ka shpëtuar në përgjithësi nga kurthet e dy grupeve të mëparshme. Ato, ndryshe nga ndërtesat paleje janë zhvilluar me një projekt zbatimi i cili është hartuar nga një grup projektimi; dhe ndryshe nga ndërtesat socialiste kanë pasur mundësinë të përdorin materiale me cilësi të lartë dhe të ndërtohen nga inxhinierë dhe specialistë të ndërtimit. Sidoqoftë, edhe këto ndërtesa mbajnë risqet e tyre, që më së shumti origjinalizojnë nga karakteri moral i diskutueshëm i njerëzve të sektorit privat apo shtetëror të përfshirë në këtë industri.

Etiketa: ndërtesatrreziktermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet spitalore në Koplik ende të pa asgjësuara, ekskavatori që i mbuloi zhduket pa përfunduar hetimi

20:59 : 30/05/2025
AKTUALITET

42% e popullsisë në rrezik të varfërisë, por tkurren shpenzimet për ndihmën ekonomike

09:00 : 28/05/2025
AKTUALITET

Instalimi i DPI-ve pa kuadër ligjor: Rrezik për censurë dhe shkelje privatësie

14:37 : 27/05/2025
SHENDETI

Kanë veti antikancerogjene, lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj sëmundjeje

17:22 : 21/05/2025
BOTA

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

08:26 : 21/05/2025
AKTUALITET

Supermazhoranca e Partisë Socialiste, rrezik për demokracinë

08:17 : 21/05/2025
Para

Në regjimin me brekushe, ushtari ha torrën/ Dylgjeri ironizon shkarkimin e Malajt

TË GJITHA

Sherri për parkimin në Ksamil/ Arrestohet shtetasi turk, nisin hetimet për 4 të tjerë

11:08 : 07/06/2025

Nuk e pagoi për punën e kryer, ustai dhunon pronarin e banesës në Dhërmi

11:02 : 07/06/2025

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com