Nga Boldnews.al
Personazhi tipi i “Rilindjes”, Erjon Veliaj, ende nuk ka gjetur kohën për të shprehur ngushëllimin për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj që vdiq në mënyrë të tmerrshme në landfillin e Sharrës, nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.
Politikani i fasadave nisi karrierën e tij si ministër në vitin 2013, duke marrë një krah një fëmijë rom, i cili kishte dëmtuar gjymtyrët. Para kamerave që i kishte mbledhur “me komandë”, Veliaj e mbajti disa metra në duar të miturin rom, për ta dërguar pranë Spitalit Ushtarak. Sapo doli nga objektivi i kamerave, ai e lëshoi djaloshin e dëmtuar dhe një makinë e stafit të ministrisë e përfundoi misionin e nisur prej Veliajt.
Prej asaj kohe kanë kaluar dy vjet dhe Erion Veliaj, tashmë kryebashkiak, vijon të prezantojë veten si njeriu që mendon për fëmijët e Tiranës. Edhe këto ditë, ndërkohë që familja Gjoklaj është në zi për humbjen e Arditit, Veliaj vijon të flaës për parqet e fëmijëve në Tiranë. Por, deri më tani, asnjë fjalë të vetme për Ardit Gjoklajn, djaloshin që kishte zgjedhur të ndihmonte familjen duke punuar në fushën e mbeturinave.
Arditi kishte rreth një muaj që punonte në landfillin e Sharrës dhe nuk figuronte i regjistruar në regjistrat e kompanisë private që kishte marrë koncensionin nga Bashkia e Tiranës. Administrator i kompanisë koncensionare “3 R” është Edurim Teqja, kryetar i Partisë Socialiste të Peqinit. Ky i fundit, duke e shndërruar në një biznes familjar përpunimin e mbeturinave të Sharrës, ka punësuar edhe firmën e kunatit të tij, Besnik Brahja, për të siguruar perimetrin me roje private. Madje, Brahja konsiderohej nga shumë punonjës të landfillit si “shefi i madh”, pasi ai merrej me administrimin e të gjithë punimeve në landfill.
Mesnatën me shi, duke u gdhirë 7 Gushtit, Ardit Gjoklaj ishte duke punuar në landifill, kur një eskavator e goditi për vdekje. Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi në trupin e të miturit dëmtime në të gjithë pjesët e tij. Drejtuesi i ekskavatorit, Edmond Kallari, nuk e ka vënë re aspak se Arditi gjendej në grumbullin e mbeturinave dhe nuk e ka dalluar që e ka goditur. Trupi i Gjoklajt u gjet të nesërmen paradite nga punonjës të tjerë, të cilët njoftuan Policinë. Kjo e fundit hezitoi të raportonte ngjarjen në momentet e para. Edhe kur e raportoi, emri i kompanisë koncensionare në landfill u dha gabim. Policia në njoftimin e parë e quajti “3 K” dhe më pas e saktësoi në “3 R”. Edhe emrin e administratorit, të shpallur në kërkim, Edurim Teqja, policia e dha me iniciale, E.T., mesa duket në një tentativë për të mos zbuluar identitetin e “kryerilindasit” peqinas.
Në vijim të veprimeve hetimore për vdekjen e Ardit Gjoklajt, janë marrë në pyetje persona nga stafi drejtues i kompanisë “3 R”, si edhe punonjës të landifillit. Nga tërësia e dëshmive, rezulton se zyrtarët e kompanisë nuk e njihnin për punonjës të tyre Ardit Gjoklajn. Ndërsa kolegët e tij në landfill, e njihnin të gjithë. Duket qartë se drejtuesit e kompanisë kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë për vdekjen e tij, madje duke përmendur faktin se i mituri mund të ketë qenë rastësisht në vendin ku vdiq dhe nuk ka lidhje me kompaninë.
Në regjistrat e ekonomistit, emri Ardit Gjoklaj nuk ekziston. Përgjegjësit e turneve janë shprehur para oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk e njihnin djaloshin e vdekur.
Tashmë që Ardit Gjoklaj humbi jetën dhe Edurim Teqja është shpallur në kërkim, është e qartë që këtu do të ndërpriten rrugët e “kryerilindasit” të Tiranës dhe “kryerilindasit të Peqinit”. Në fakt, kjo është edhe një mundësi e mirë për Veliajn, që t’i japë rrugë projektit të dyshimtë të përpunimit të mbeturinave të Tiranës nëpërmjet kompanisë “Eco-Tirana”. Ky është një projekt që do të vihej në zbatim edhe nëse Edurim Teqja nuk do të shpallej në kërkim nga drejtësia për vdekjen tragjike të Arditit. Ai do të ishte i detyruar të krijonte hapësirën që të nisi zbatimin projekti “Veliaj-Bollino”, nën mbluesën e një kompanie publike për menaxhimin e mbetjeve. “Boldneës.al” ka raportuar edhe më parë lidhur me projektin “veronez” të kryebashkiakut të Tiranës. Tashmë që Edurim Teqja doli jashtë loje, Veliaj e ka shumë më të thjeshtë për të larguar “pengesën” e tij, duke qenë se janë përfaqësues të së njëjtës parti.
Carlo Bollino, që njerëzit pranë tij e quajnë edhe “Car.Bol”, ka vënë median e tij në shërbim të raportimit korrekt, madje me detaje të ngjarjes së tmerrshme të vdekjes së Ardit Gjoklajt. Në një situatë normale, sjellja mediatike duhej të ishte e tillë. Por për “Car.Bol”, i cili median e ka vetëm në shërbim të qëllimeve të tij financiare dhe klienteliste, hapësira mediatike që krijon për këtë rast karakterizohet nga aromat e pakëndshme, si ato të landfillit