• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Efektet socio-psikologjike të tërmetit në punë dhe shoqëri

10:03 : 15/12/2019
në EKONOMI, SHENDETI, SOCIALE

Një nga efektet afatgjata të një tërmeti është kostoja e dëmeve në ndërtesa dhe strukturat e tjera. Kjo shkakton shumë dëme në ekonominë lokale, sepse bizneset detyrohen të paguajnë për ndërtesa të reja ose të mbyllen. Banorët vuajnë nga mungesa e infrastrukturës si rezultat i tërmetit. Por një aspekt tjetër që nuk duhet neglizhuar është edhe ana socio-psikologjike e shoqërisë pas një tërmeti. Ekspertët bëjnë thirrje për t’i kushtuar kujdes shëndetit fizik dhe mendor…

Tërmetet janë ngjarje natyrore katastrofike që mund të shkaktojnë reagime të forta fiziologjike dhe psikologjike, veçanërisht nga sistemi nervor. Përveç kësaj, ana sociale e ndikimit që përfshin periudhën e post-tërmetit është një anë e medaljes që duhet marrë në konsideratë, duke mos lënë në hije padyshim anën ekonomike. Megjithatë, të qenët i shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht e bën një shoqëri të kapërcejë më shpejt situata të tilla fatkeqësish natyrore.

Pavarësisht nëse kanë pësuar humbje direkte ose jo, katastrofa mund të shkaktojë stres post-traumatik për njerëzit që kanë përjetuar trauma të tilla, përfshirë rënien e produktivitetit në punë, edhe te njerëzit që nuk kanë pasur dëme në asete nga tërmeti.

Ekspertët e psikologjisë bëjnë thirrje për një trajtim të kujdesshëm të situatës pas tërmetit, në kërkimin e ndihmës për ata që kanë nevojë dhe sidomos në rritjen e vëmendjes ndaj fëmijëve apo shtresave të tjera që konsiderohen vulnerabël në raste fatkeqësish, për shkak të paaftësisë për të reaguar shpejt ndaj situatës.

Kujdes zemrën!

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

Eristen Kuka, mjek kardiolog në Qendrën Shëndetësore nr. 9 në Tiranë, thotë se, studime të shumta vërtetojnë se stresi, sidomos pas një traume të përjetuar, ndikon negativisht në çrregullime të rrahjeve të zemrës dhe si rrjedhojë, në sëmundje fatale.

“Përgjigjet emergjente të sistemit kardiovaskular përfshijnë efekte të menjëhershme dhe përgjigje të vonuara. Reagimi i menjëhershëm kardiovaskular ka më shumë të ngjarë të rezultojë në vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa përgjigjja e vonuar çon në përkeqësim të faktorëve të rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare, si rritje në rrahjet e zemrës në pushim, trigliceridet në gjak dhe nivelet totale të kolesterolit”- thotë Dr. Kuka.

Sipas tij, studimet e mëparshme tregojnë rritje të konsiderueshme në incidencën e sëmundjeve kardiovaskulare, gjatë muajve kur kanë ndodhur fatkeqësi natyrore, përfshirë goditjet, infarktin e miokardit, disektimin e aortës etj., dhe këto sëmundje rriten 1.5 deri në 3 herë pas tërmetit.

“Sidoqoftë, ka pak të dhëna për lidhjen midis stresit të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore dhe faktorëve të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, Madje, edhe më pak në lidhjen midis përvojës së tërmetit në vitet e para të jetës dhe faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Sidomos në Shqipëri nuk ka studime të mirëfillta por ne u referohemi atyre të huaja si dhe përvojës” – thotë mjeku kardiolog.

Post-trauma nuk duhet neglizhuar

Dr. Arjana Muçaj thotë për “Monitor” se nuk duhet lënë pas dore, në mënyrë absolute nevoja për ndihmë psikologjike pas fatkeqësisë natyrore që shqiptarët përjetuan. “Ankthi dhe frika nga një pasiguri për ditët në vazhdim do të jenë të pranishme tek njerëzit e prekur, aq më shumë kur kujtimet e tyre janë të lidhura ngushtë me vendin ku ndodhi trauma. Një nga elementet bazike është nevoja për siguri, e cila do të lërë gjurmë te njerëzit që e përjetuan thellë këtë traumë” – thotë specialistja.

Ajo sjell në vëmendje edhe një tjetër fakt, atë të përballjes me objekte të dëmtuara. Sipas znj. Muçaj, pamjet do të rikthejnë menjëherë kujtimin e hidhur të asaj nate plot makthe. “Pamundësia për t’u bërë ballë fatkeqësive natyrore kërkon një trajtim afatgjatë me mënyrat se si mund të mësohemi me këto fenomene, por edhe si të ruhemi prej tyre, që të kemi mundësi të ulim nivelin e ankthit dhe stresit” – shton specialistja.

Ulje e produktivitetit në punë

Marsida Simo, sociologe, përmend një tjetër fakt, lidhjen e produktivitetit në punë dhe një traume.
Situata pas një tërmeti, sidomos në raste kur ka pasur pasoja njerëzore dhe në asete të konsiderueshme, shoqërohet kryesisht me ulje të produktivitetit në punë, nga ankthi që mund të ndihet, si dhe shpërqendrimi.

“Ngjarjet jetësore që kanë të bëjnë me fatkeqësinë, dëshpërimi ose humbja e një pune, mund të përbëjnë pikëllim dhe traumë që lidhet me katastrofën. Shumë njerëz vuajnë nga trauma për shkak të përfshirjes së tyre, të familjeve dhe komunitetit në ngjarjen që ka ndodhur. Ndikimi i ekspozimit ndaj ngjarjeve emergjente në mirëqenien emocionale dhe sociale të një individi ose shëndetin mendor, mund të jetë i butë ose i rëndë; afatshkurtër ose afatgjatë.

Ekzistojnë dëshmi nëpër botë, se ndërmjet 5-40% e njerëzve të përfshirë në një ngjarje emergjente janë të rrezikuar të mbajnë një lëndim të rëndë dhe të zgjatur psikologjik, që i ndikon në mënyrë direkte në produktivitetin e mëtejshëm në punën e përditshme” – thotë znj. Simo.

Ndërsa shërimi është pozitiv për shumicën, mbetet një grup njerëzish që janë duke luftuar me shërimin e tyre, sipas specialistes. Shumë prej këtyre do të kërkojnë disa vite më shumë për të rifituar gjendjen e tyre të mëparshme të shëndetit, mirëqenies dhe lumturisë dhe të riangazhohen plotësisht me jetën e tyre.

“Për më tepër, aftësia e një komuniteti për t’u rikuperuar nga një fatkeqësi reflekton funksionimin e saj themelor. Komunitetet që funksionojnë mirë në jetën e përditshme, me lidhje të forta shoqërore dhe burime të mjaftueshme shpesh do të jenë më elastikë kur përballen me një krizë. Njerëzit dhe komunitetet me cenueshmëri paraekzistuese, ose të cilët janë në dizavantazh, janë më të rrezikuar nga efektet e menjëhershme, të mesme dhe afatgjata të fatkeqësive, siç janë humbja, dëmtimi dhe vështirësitë sociale dhe ekonomike” – thotë specialistja.

Shpërblim… edhe për dëm psikologjik

Av. Denisa Daka pohon për “Monitor” se, përveç anës ekonomike të aseteve të dëmtuara, një e drejtë e njerëzve të cenuar nga fatkeqësitë është padyshim edhe dëmshpërblimi për dëmin jopasuror, siç është stresi dhe dëmi psikologjik në jetën e tyre.

“Në procesin penal që do të nisë kundër të gjithë atyre që prezumohen fajtorë apo shkaktarë të kësaj tragjedie, secili nga të dëmtuarit që provon se ka pësuar dëm nga vepra penale, duhet të ngrejë doemos padi civile kundër të pandehurve, (ngrihet në fillim të procesit në çdo rast), për të kërkuar kthimin e pasurisë dhe shpërblimin e dëmit pasuror në masën përkatëse.

E pasi të caktohet fajësia për të pandehurit në procesin penal, të dëmtuarve u lind e drejta të kërkojnë para gjykatës civile pas kësaj, shpërblimin e dëmit jopasuror, që përfshin dëmin e shkaktuar nga stresi, ankthi, dëmi psikologjik, fizik etj. Duhet gjetur mënyra për t’i sqaruar e për t’i mbështetur me çdo kusht të dëmtuarit nga kjo tragjedi” – sqaron av. Daka.

Pasojat në punë, rasti i Japonisë

Më 11 mars 2011, tërmeti i Japonisë dhe cunami më pas la mbi 20,000 njerëz, të zhdukur ose të vdekur dhe shkatërroi shumë ndërtesa në bregdetin lindor të rajoneve Tohoku dhe Kanto. Ekonomistët kanë dokumentuar ndikimin e drejtpërdrejtë të katastrofës në tregun lokal të punës.

Higuchi (2012) tregoi se numri i përfituesve të sigurimeve të papunësisë, u rrit në mënyrë drastike në tre prefekturat më të prekura (Iwate, Miyagi dhe Fukushima). Ata theksuan se popullsia e re emigroi në rajone të tjera të Japonisë dhe nxorën në pah mospërputhjen midis punëkërkuesve (shumë prej të cilëve dëshironin të punonin në sektorin e prodhimit të ushqimit) dhe vendet e lira (kryesisht për punëtorët profesionistë të kujdesit shëndetësor ose industrinë e ndërtimit). Genda (studim i vitit 2014) u përqendrua tek individët që vuanin nga dëmtimi i drejtpërdrejtë në vendin e tyre të punës ose vendbanimin, dhe zbuloi se të rinjtë dhe punëtorët me pak arsimim ishin të prekshëm ndaj dëmtimit. Për më tepër, ata që u detyruan të zhvendoseshin, kishin më shumë vështirësi në gjetjen e një pune të re dhe mbetën të papunë.

Përveç këtyre pasojave direkte, u prekën edhe bizneset në zona të tjera të Japonisë. Thuhet se rënia e prodhimit të shkaktuar nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, uli në mënyrë të konsiderueshme kërkesën për punë, të paktën në një afat të shkurtër. Gjatë muajve pas tërmetit, media raportoi shqetësimin në rritje të publikut për efektet e përhapura negative në punësim, veçanërisht te punëtorët jo të rregullt, të kufizuar në rajonin lindor Tohoku. Rreth 5.5% e punëtorëve pësuan ndryshime si pezullim të përkohshëm, orar më të shkurtër pune dhe të ardhura më të ulëta.

Së pari, u konfirmua që rënia e përkohshme e kërkesës për punë në fakt i nxiti punëtorët të linin punën e tyre. Me përjashtim të punonjësve të rregullt që kanë përjetuar pezullim të përkohshëm, rreziku i ndarjes së vendeve të punës lidhet pozitivisht me të dy treguesit për pasojat e vetëraportuara dhe kufirin e sipërm të vlerësuar të rënies së prodhimit në zonën e prekur. Tërmeti i Japonisë rriti shkallën e ndarjes së vendeve të punës jo vetëm në zonat e dëmtuara drejtpërdrejt, por në të gjithë Japoninë – veçanërisht zonat dhe industritë që kishin më shumë transaksione me zonën e dëmtuar direkt.

Pyetja tjetër do të ishte se ku shkuan punëtorët që linin punën e tyre – në industri apo prefekturat që u prekën më pak? Apo u bënë të papunë? Sa i përket faktit nëse disa nga punëdhënësit u bënë të papunë, rezultatet janë të përziera. Pasojat e vetëraportuara lidhen ndjeshëm me statusin e punësimit. Ata që janë prekur, kanë më pak të ngjarë të jenë të punësuar ose në punë të rregullt dhe kanë më shumë të ngjarë të jenë të papunë ose jashtë forcës së punës. Në të kundërt, rënia e vlerësuar e prodhimit në nivelin prefekturë-industri është e palidhur më statusin e punësimit. Ky rezultat mund të nënkuptojë që të dhënat e vetëraportuara janë të njëanshme.

Kostot socio-ekonomike, rasti i Australisë

Kostoja Ekonomike e Ndikimit Social të Fatkeqësive Natyrore thekson se çështjet e lidhura me shëndetin mendor, keqpërdorimi i alkoolit, dhuna në familje, sëmundjet kronike dhe papunësia afatshkurtër kanë rezultuar si pasoja direkte nga ngjarje ekstreme të motit, si zjarret, stuhitë e mëdha, ciklonet, përmbytjet dhe tërmetet në Australi.

Raporti, i përgatitur në emër të tryezës së rrumbullakët Australiane të Biznesit për Rezistencën e Fatkeqësive dhe Komunitetet më të Sigurta, zbuloi se vetëm në Victoria, kostot e vlerësuara sociale të lidhura me zjarret e “së Shtunës së Zezë’ ishin më të mëdha se kostot financiare – të paktën 3.9 miliardë dollarë në ndikime sociale dhe 3.1 miliardë dollarë në ndikime të drejtpërdrejta financiare. Raporti zbulon se kostoja e parashikuar që rezulton nga zjarret e së ‘Shtunës së Zezë të vitit 2009’ përfshijnë:
-Çështjet e shëndetit mendor – 1,068 miliardë dollarë
-Konsumi i rrezikshëm / i lartë i alkoolit – 193 milionë dollarë
-Sëmundje kronike / sëmundje mendore – 321 milionë dollarë
-Dhuna në familje – 985.4 milionë dollarë
-Dëmi i mjedisit – 411 milionë dollarë

Situatat e urgjencës mund të jenë një kohë tepër stresuese, përçarëse dhe traumatike për të prekurit. Komunitetet e tëra mund të shkatërrohen, miqtë dhe familja të ndahen, shtëpitë, jetesa dhe, natyrisht, jeta mund të humbasë. Pas një fatkeqësie të tillë, njerëzit mund të pësojnë një varg reagimesh fizike, psikologjike, emocionale ose të sjelljes, të cilat, edhe pse krejtësisht të natyrshme, mund të ndikojnë dukshëm në aftësinë e tyre për të përballuar situatën.

Njerëzit mund të pësojnë tronditje dhe mosbesim, frikë dhe shqetësim, zemërimin dhe fajin në ditët e para pas një ngjarje dhe për një kohë më të gjatë. Trauma dhe pikëllimi do t’u bëjnë presion marrëdhënieve personale, familjare dhe komunitare. Ndikimet e shëndetit mendor të fatkeqësive mund të çojnë në një rritje të përdorimit problematik të alkoolit dhe ilaçeve, vetë-dëmtimit, dhunës dhe abuzimit – të cilat mund të veprojnë si shenja paralajmëruese të hershme. /Marrë me shkurtime nga Monitor/

Etiketa: efektepunetermeti

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025
AKTUALITET

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

Foto/ Dy të rinjtë humbën jetën në vendin e punës, pamje nga vendngjarja

16:59 : 10/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025
Para

RENEA blindon Shkodrën, kontrolle në lagjen Kiras/ Ja sa persona janë shoqëruar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zbuloni kush janë 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

15:14 : 19/05/2025

Dosja “Partizani” kaloi për gjykim, Gjokutaj: Ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

15:01 : 19/05/2025

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

14:58 : 19/05/2025

“Partizani”/ Pas zgjedhjeve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Sali Berishës

14:42 : 19/05/2025

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me tumor

14:39 : 19/05/2025

Votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm? Përgjigjet Celibashi

14:36 : 19/05/2025

Ra aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë, prifti niset me helikopter drejt Traumës

14:21 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com