Reali i Madridit luan mbrëmjen e sotme, ora 21:00, në transfertë ndaj Valencias.
Një fitore do t’i jepte skuadrës së Zidane, kryesimin e vetme në tabelën e renditjes, pasi prej javësh Barcelona e Real Madrid kanë qenë me pikë të barabarta por ndalesa e ekipit blaugranas ndaj Real Sociedad i jep mundësinë Realit të shkëputet me dy pikë në krye.
Por nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Valencia gjithmonë u ka hapur probleme 13 herë kampionëve të Europës ku në ndeshjen e fundit, Valencia doli triumfuese me rezultatin 2-1.
Në lidhje me këtë ndeshje doli në konferencë për shtyp, trajneri Zidane ku u ndal në dy pika, në kalendarin që ka në disfavor krahasuar me Barcelonën, si dhe në rëndësinë e vëmendjes maksimale ndaj Valencias.
Barcelona ka më shumë pushim se Real Madrid? “Është La liga ajo që vendos kalendarin. Kështu që duhet ta respektojmë atë pasi nuk mund ta ndryshojmë dot”.
“Nëse mendoj se ndeshja e ditë së mërkurë është ndeshja e madhe, jam i gabuar. E rëndësishmja është ajo sot”. Të dyja vlejnë tre pikë, njërën e kemi sot dhe tjetrën pas tre ditësh, normalisht më e rëndësishmja është e sotmja”. – shtoi Zidane.