Pas tërmetit të 26 nëntorit, Partia Demokratike bëri një armëpushim, por Kryeministri Edi Rama kërkoi të përfitonte nga situata. Kështu u shpreh nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i ftuar në studion e News 24, ndërsa theksoi se nuk do të jetë e largët dita kur opozita do të nisë diskutimet për zgjedhjet e parakohshme.
Sipas Palokës, Rama është i vetmi person që i është gëzuar tërmetit, por tani qytetarët duhet t’i thonë ndal dhe kjo fatkeqësi duhet të shërbejë si një arsye me shumë që kryeministri të hapë krahun.
“Për mua nuk duket shumë e largët koha e diskutimeve për zgjedhje të parakohshme. Në këtë rast në gjendje të jashtëzakonshme, kur ka fatkeqësi gjithmonë dalin disa spekulantë që mundohen të përfitojnë dhe në rastin tonë ishte Rama. Ishte spekulantë jo vetëm politikisht, por nuk po ndalet në asgjë.
Ndërkohë që ne bëmë armëpushim, ai kërkon të kalojë ligjin për të cënsuruar median. Pas tërmetit kaluan koncesione të tjera në herën e parë që shkoi në parlament. Ky është njeriu i vetëm që është gëzuar nga tërmeti në Shqipëri dhe po e tregon përditë me abuzimet dhe spekulimet e tij.
Ne duhet ti themi ndal sepse tërmeti u duk sikur Ramës i dha një dorë politikisht për faktin se opozita bëri një armëpushim, por në këtë situatë, tërmeti është një arsye më shumë që Rama të hapi krahun”, tha Paloka.
Paloka u shpreh gjithashtu se nëse Rama do vazhdojë të qëndrojë kryeministër, historia e banorëve jashtë do të vazhdojë po njësoj, sikurse edhe në Korçë.
“Po nuk u dënua njëri kjo histori kështu do të vazhdojë. Prap do harrohen. I kemi rrugëve ata të Korçës. I thoshte të është prishur shtëpia më të bukur do ta bëjmë.
Mu kujtua ajo historia “çfarë do ti shtëpi shkruaj lesh edhe këtij”. Me 3D e kemi Shqipërinë parajsë ne, por në të vërtetë s’kemi asgjë. Nëse ky kryeministër vazhdon në atë pozicion, ata njerëz aty do të jenë në çadra.
Kemi njerëz që na vijnë në selinë e PD-së dhe na thonë që hajde shikojeni pak shtëpinë. Por nuk mund të presësh nga opozita të bëjë cudira në këto kushte, ne do vazhdojmë më të punojmë për t’ju ardhur në ndihmë njerzëve”, tha Paloka.