Napoli veproi shpejt dhe akoma pa u mbushur 24 orë nga shkarkimi i Ancelottit, Napoli prezantoi si trajner Gennaro Gattuson.
Sipas mediave italiane, Gattuso ka arritur një marrëveshje deri në fundin e sezonit, me të drejtën e rinovimit nëse arrihen objektivat e vendosura nga bordi drejtues.
Në konferencën e prezantimit, ku ishte përkrah presidentit De Lurentiis, Gattuso foli për eksperiencën e tij të re, për qëllimet që ka në lidhje me skuadrën si dhe nuk harroi të shprehte mirënjohjen për Carlo Ancelottin.
“I thashë po Napolit sepse është protagonist në Itali dhe Europë. 99% e lojtarëve të këtij klubi i përshtaten futbollin që bëj unë. Të dielën ka qenë hera e parë kur kam folur me Napolin, kam bërë 6 orë rrugë për të ardhur këtu e 6 për t’u larguar”.
“Nuk ishin ditë të lehta, e dija që duhej të përballesha me një diskutim e të sqarohesha me Carlo Ancelottin, t’i thosha se pse kisha bërë këtë zgjedhje. Carlo ka qenë një baba për mua. Më ka konfirmoi çfarë njeriu është, u zbërthye dhe më tregoi gjithçka për skuadrën.”
“Situata në kampionat nuk është pozitiv, por duhet grumbullojmë pikë për të arritur në zonën Champions. Të vjen turp kur e sheh se kjo skuadër është në vend të shtatë. Champions është objektivi im, e humba për një pikë në sezonin e kaluar (me Milanin), kemi gjithçka na duhet për ta arritur këtë vit”.













