• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Mbështetja pa kushte e Ambasadës Amerikane ndaj derdimenit Rama, krijoi një klimë konspiracioni

21:10 : 21/11/2019
në BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Aleanca mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë tejkalon çdo administratë amerikane.

Imagjinoni sikur Ambasadori Donald Lu të kishte patur një sjellje tjetër për Reformën në Drejtësi, domethënë, dekleratat e tij të kishin qenë ndryshe, asnjanëse, dhe të ftohta. (Në këtë tekst nuk do të shkruaj për Ambasadoren Romana Vlahutin dhe për pasardhësin e saj Luigi Soreca, pas këta individë nuk mund të merren seriozisht).

“Shtetet e Bashkuara mbështesin Reformën në Drejtësi, por kjo nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, term i cili nuk ekziston në Kushtetutën e Shqipërisë, me vetëm 69 vota. Shtetet e Bashkuara nxisin Parlamentin e Shqipërisë që të votojë një Prokuror të Përgjithshëm sipas Kushtetutës së Shqipërisë. Pikë.”

Kjo deklaratë e munguar e Ambasadës Amerikane në Tiranë mund të shpëtonte Shqipërinë. Por kjo deklaratë nuk erdhi kurrë, për më tepër, deklerata të tjera me përmbajtje thellësisht shqetësuese erdhën nga Rruga e Elbasanit, të gjitha në mbështetje të Edi Ramës dhe Rilindjes, që ditë pas dite e zhytën vendin në këtë kaos kushtetues, të pashembullt në historinë e Shtetit Shqiptar.

Lexo edhe:

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

Ambasada Amerikane në Tiranë ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm dhe tendencioz kundër interesave më të mira të shqiptarëve. Ambasada Amerikane ka shfrytëzuar sentimentet e qytetarëve për ShBA-të si një vend mik dhe aleat i madh çeshtjes shqiptare. Kështu, dekleratat dhe qëndrimet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, kanë dëmtuar thellësisht besimin e shqiptarëve, duke e identifikuar veten si mbështetëse e një regjimi kriminal dhe e një operacioni mafioz për të marrë kontrollin e Institucioneve të reja të Drejtësisë.

Këtu ka një problem serioz, që kurrësesi nuk mund ta nënvleftësojmë. Shqiptarët janë një popull që kanë përjetuar traumë të gjatë nga regjimi i terroristit Enver Hoxha. Vuajtjet e shqiptarëve në komunizëm tejkalojnë edhe fantazitë hollivudiane. Punonjësit e Ambasadës Amerikane me siguri kanë dëgjuar se regjimi i Enver Hoxhës ka shkuar në plumb shqiptarë të pafajshëm, ka burgosur dhe internuar me mijëra të tjerë, krimi i vetëm i të cilëve ka qenë dashuria për Shtetet e Bashkuara. Është e papranueshme që Ambasada e ShBA-ve të injorojë historinë dhe vuajtjet e shqiptarëve në komunizëm, duke u risjellë në kujtesë makthin e horrorit komunist. Ambasada duhet ta kuptojë se më e pakta, gjysma e shqiptarëve janë popull i djathtë, thellësisht antikomunist.

Ambasada Amerikane në Tiranë, dhe personalisht Ambasadori Donald Lu, me mbështetjen pa kushte që i kanë dhënë derdimenit Edi Rama, kanë krijuar një klimë konspiracioni që të kujton agjitacionin dhe propagandën. Reforma në Drejtësi nuk mund të kthehet në një mekanizëm përvers që çimenton regjimin njëpartiak. Për më tepër me eksponent të kapur nga mafia e Edi Ramës. Standartet e dyfishta dhe të shumfishta në procesin e Vetting-ut të prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të papranueshme. Shembulli i Ardian Dvoranit e shkatërroi përfundimisht besimin e qytetarëve, se më në fund po ndërtojmë Drejtësinë e Pavarur.

Besimi te Shtetet e Bashkuara është fondamental për interesat e tona, por edhe për interesat e ShBA-ve në rajon. Individë të veçantë, qofshin këta edhe ambasadorë, nuk mund të përdorin dhe të shpërdorojnë besimin dhe sentimentet e shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara për interesa të çuditshme. Shqiptarët e Shqipërisë vërtetë janë një popull i vogël, por shqiptarët në Ballkan janë po aq sa serbët; dhe ata janë aleatët më të mëdhenj të ShBA-ve në këtë pjesë të botës.

Aleanca mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë tejkalon çdo administratë amerikane.

Etiketa: aleanceSHBAShqiperi

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

22:49 : 25/06/2025
BOTA

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

22:45 : 25/06/2025
AKTUALITET

Rama: Samiti i NATO-s do të mbahet në vitin 2027 në Tiranë

21:10 : 25/06/2025
BOTA

Macron telefonon Netanyahun: Të bashkuar për të ndaluar armët bërthamore iraniane

21:00 : 25/06/2025
BOTA

Pas sulmeve ndaj centraleve bërthamore iraniane, SHBA forcon masat kundër terrorizmit

19:58 : 25/06/2025
AKTUALITET

Nesho: Së shpejti PD do të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump për 11 majin

19:24 : 25/06/2025
Para

Marshimi i Vetëvendosjes në Tiranë/ Kurti: E mbështesim, s’mund të kemi vetëm festë...

TË GJITHA

Zyrtare/ Spastrime në sulm, Partizani njofton largimin e 3 futbollistëve

23:01 : 25/06/2025

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë në samitin e Brukselit

22:56 : 25/06/2025

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

22:53 : 25/06/2025

SHBA teston B-21 Raider, “fantazma” e re që do të zëvendësojë B-2 (Video)

22:51 : 25/06/2025

“Perandoria kriminale” e Diddy-t! Gjyqi drejt fundit, reperi refuzon të dëshmojë!

22:49 : 25/06/2025

DW: Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

22:45 : 25/06/2025

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com