• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina refuzojnë të luajnë me Kosovën

19:48 : 20/11/2019
në SPORT

Kombëtarja dhe ekipet e Kosovës në futboll, në kuadër të garave kualifikuese në ligat evropiane, por edhe kualifikimet për kampionatet evropiane, nuk do të mund të zhvillojnë ndeshje si nikoqir apo mysafir ndaj Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Rusisë, thonë zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas tyre, ky është vendim i Federatës Evropiane të Futbollit – UEFA dhe ai është i vlefshëm, përveç në rastet kur përfaqësueset e këtyre vendeve ose ekipet e tyre arrijnë në fazën eliminatore ose finale të ndonjë gare apo kampionati.

Eroll Salihu, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë që ndeshjet eventuale të ekipeve të Kosovës me ekipet e këtyre tre vendeve, në rast se arrijnë në fazën e eliminatoreve ose finaleve, do të luhen në terrene neutrale. Ndërkaq, në rastin e kombëtareve, për kualifikimet për kampionate evropiane, UEFA do të kujdeset që të shmangë pjesëmarrjen e tyre brenda një grupi garues.

“Në mënyrë juridike, këto nuk janë rregulla, por përjashtime, për arsye se në fillim, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë kërkuar me shkrim që të evitohen takimet e ekipeve, por edhe përfaqësueseve të Kosovës në ndeshjet kualifikuese. Pra, qoftë për përfaqësuese, qoftë për ekipe. Pastaj, në momentin e fundit edhe Rusia ka kërkuar ngjashëm. Me një vendim të Komitetit urgjencë të UEFA-s, është vendosur që edhe Rusia të mos luajë me ekipet e Kosovës në vend të vet, por të paktën në terrene neutrale. Ky është edhe një përjashtim tjetër”, ka thënë Salihu.

Ai ka shtuar se deri në fazën finale të garave do të veprohet kështu, por në fazën finale të kampionateve evropiane, takimet nuk mund të evitohen, sepse konsiderohet që po luhen në terrene neutrale.

Lexo edhe:

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

Përgatitjet anti-Serbi/ Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, mungon titullari i sulmit

“Nëse është kampionat evropian apo kampionat botëror, sigurisht që do të luhet sipas agjendës që është përcaktuar, sepse askush nuk mund të lëvizë aty më. Por, nëse është për garat ekipore, që nuk mund të evitohet më në fund, atëherë sigurisht do të luhet në terren neutral ose vajtje –ardhje, nëse eventualisht ekipet pajtohen. Pra, këto janë opsione që pritet të shihen, por është e sigurt që në fazën finale nuk mund të evitohen takimet e tilla”, u shpreh Salihu.

Arbnor Morina, trajner i futbollit i licencuar nga UEFA, vlerëson që vendimi i kësaj organizate të futbollit që ekipe apo përfaqësuese të vendeve të caktuara të mos zhvillojnë takime, përveç në fazën e eliminatoreve dhe finaleve, është për arsye politike, Kjo sipas tij, është një problem i instaluar për ta ruajtur qetësinë politike në mes të shteteve të ndryshme, por që bie ndesh me parimet e UEFA-s.

“Postulati i parë në dokumentacionet e UEFA-s thotë ‘përhape demokracinë’ dhe nuk thotë bëhu pjesë e fushatave politike. Si e tillë, është shumë e dëmshme sa i përket futbollit në përgjithësi, si një vlerë universale. Mirëpo, ky është një vendim politik, i cili merret në një organizatë të futbollit, e cila vetvetiu quhet organizatë e futbollit, por në prapaskenë ka edhe politikë. Aty ne nuk jemi shumë të fuqishëm për të bërë diçka më tepër, sepse këto vendime merren në qarqe të caktuara për njëfarë qetësie brenda të gjithë atyre, të cilët janë pjesë e UEFA-s dhe e FIFA-s”, tha Morina.

Por, sa janë reale parashikimet se do të shkaktoheshin probleme dhe incidente në vendet përkatëse, në rast se ato do të ishin nikoqire të Kosovës apo edhe anasjelltas?

Morina, shpreh mendimin që ato janë reale, por jo në rastin e Kosovës.

“Mund të them me plot përgjegjësi që problemet më të mëdha do të dilnin në Serbi apo në Republikën Serbe (Bosnjë e Hercegovinë). Në vendet tjera po luhen ndeshjet dhe nuk ka incidente dhe nuk do të kishte. Për Kosovën, garantoj me përgjegjësinë më të madhe që nuk do të kishte pasur incidente, sepse policia e jonë e ka dëshmuar se po i organizon ndeshjet (sigurinë) në mënyrën më të mirë. Mendoj që edhe në këtë rast do ta jepte provimin e vet. Do ta dëshmonim që jemi të qytetëruar dhe si të tillë duam të jemi pjesë e Evropës futbollistike”, tha Morina.

Sidoqoftë, zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, aktualisht nuk presin që ekipet nga Kosova të kenë ndonjë sfidë në garat e kampionateve evropiane me ekipet nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Rusia. Sipas tyre, ekipet nga Kosova ende nuk janë mjaftueshëm të fuqishme për t’u plasuar në xhirot e mëvonshme kualifikuese. Ndërkaq, në garat e përfaqësueseve për kualifikimet për kampionatin evropian për grupmoshat U 19, rreth një javë më parë, Kosova ka zhvilluar takimin me Rusinë. Takimi është zhvilluar në Uells dhe ka përfunduar me rezultat të barabartë, një me një.

Etiketa: BosnjaKosovandeshjerefuzimiserbia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

19:38 : 03/06/2025
SPORT

Përgatitjet anti-Serbi/ Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore, mungon titullari i sulmit

18:30 : 03/06/2025
SPORT

TKZ bojkotojnë ndeshjen ndaj Serbisë: Sistemi i biletave ka si qëllim të ushqejë pazaret e Dukës

21:15 : 02/06/2025
SPORT

Trajneri i Serbisë i përgjigjet kritikave: Jap dorëheqjen nëse jam unë problemi

15:34 : 02/06/2025
SPORT

Kush do të fitojë? De Biasi “ndez” sfidën Shqipëri – Serbi: Mos bëni…

11:06 : 02/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025
Para

“Kemi përplasje të fortë mes palëve”, Fuga: Gjykata Kushtetuese të mos përzihet me politikën

TË GJITHA

Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill

08:17 : 04/06/2025

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, hyjnë në fuqi tarifat doganore prej 50% për çelikun dhe aluminin

08:08 : 04/06/2025

Mbyllen përkohësisht qendrat e ndihmës në Gaza, Izraeli i shpall “zona luftimi”

08:06 : 04/06/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 26-të për konstituimin e Kuvendit

08:01 : 04/06/2025

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

07:59 : 04/06/2025

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com