• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës së Lartë/ Balla del blof, Dvorani ka votuar për pafajësinë e Metës (Dokumenti)

07:15 : 16/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, gjatë seancës për shqyrtimin e Rezolutës, në të cilën u kërkohet institucioneve që të mos njohin Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ka komentuar edhe debatin publik ndërmjet presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Sipas Ballës, Presidenti Meta është i fundit që duhet të komentojë vendimet dhe personin Ardian Dvorani. Për Ballën, presidenti e ka personale me Dvoranin pasi “ai ishte i vetmi që votoi kundër kolegëve të tij të Gjykatës së Lartë, në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës”.

Kryedeputeti socialist, në komentin e tij, i referohet vendimit të Gjykatës së Lartë të vitit 2012, në të cilin Ilir Meta, në atë kohë zv.kryeministër, u shpall i pafajshëm për akuzat e “korrupsionit aktiv”, në vijim të një videoje të publikuar në një emision investigativ.

Por, në fakt, deklarata e Taulant Ballës është një blof, qartësisht i natyrës politike. Ardian Dvorani nuk ka votuar kundër Ilir Metës. Ai ka pasur një mendim paralel me kolegët e tij, por që qartësisht është shprehur se Meta ishte i pafajshëm.

Lexo edhe:

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

Vendimi
“Boldnews.al” iu rikthyer vendimit nr. 8, dt. 16.01.2012 të Gjykatës së Lartë, në të cilën konstatohet se 5 anëtarët e trupës gjykuese, përfshirë Ardian Dvoranin që ishte edhe kryesues, kanë votuar në favor të Ilir Metës.

Në vendimin e zbardhur, Ardian Dvorani ka pasur një mendim paralel me vendimin e 4 kolegëve të tjerë. Megjithatë, përsa i përket vendimit përfundimtar, edhe Dvorani, sipas opinionit të tij zyrtar, ka qenë i mendimit se Ilir Meta ishte i pafajshëm për akuzat e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në mendimin paralel, që shoqëron vendimin e Gjykatës së Lartë, Dvorani shprehej në atë kohë:

“Qëndrimi im për zgjidhjen e çështjes është ai i përbashkët me gjyqtarët e tjerë për deklarimin e pafajshëm të së pandehurit Ilir Meta, sepse nuk vërtetohet që fakti ekziston në zbatim të shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 388 të Kodit të Procedurës Penale”, shprehej Dvorani.

Ai vijon më tej: “Ky qëndrim, sipas gjykimit dhe bindjes sime të brendshme, është e vetmja zgjidhje përfundimtare për çështjen, nisur nga ato prova të cilat, Kolegji Penal, me vendimet e ndërmjetme të marra në seancë dhe në dhomën e këshillimit, vlerësoj që t’i pranojë dhe administrojë për t’ia nënshtruar debatit gjyqësor dhe, për rrjedhojë, si provat e vetme për t’i pasur në mbështetje të vendimit përfundimtar”.

Në mendimin paralel, rreth 25 faqe, kryesuesi i trupës gjykuese, Ardian Dvorani, ka paraqitur qëndrimin e tij lidhur me mënyrën se si janë trajtuar disa nga provat në procesin gjyqësor.

Në mendimin paralel, Dvorani shkruan se “në lidhje me disa aspekte të vijimit të hetimit gjyqësor të vëna në bisedim kryesisht, kam pasur disa qëndrime të ndryshme apo të kundërta nga shumica e Kolegjit Penal, qëndrime që lidhen me respektimin e ligjit procedural penal, me objektin e të provuarit dhe rrethin e provave që duhet të pranoheshin e verifikoheshin direkt në seancë gjyqësore”.

Në vlerësimin e Dvoranit, nëse trupa gjyqësore të do të kishte marrë parasysh sugjerimet e tij, “Kolegji Penal do të arrinte të realizonte një hetim gjyqësor më të plotë, për rrjedhojë, do të arrinte të dispononte mbi prova të mjaftueshme dhe jo kontradiktore me vendim pushimi, pafajësie apo dënimi ndaj të pandehurit Ilir Meta”.

Por, megjithatë, pavarësisht interpretimit që ka dhënë Dvorani, ai ka dhënë votën e tij pro pafajësisë së Ilir Metës.

Etiketa: BalladvoraniMeta

Lajme të lidhura

BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

19:38 : 25/04/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

09:37 : 25/04/2026
BOTA

Miliarda euro për inteligjencën artificiale, kompania “Meta” shkurton vendet e punës

17:28 : 24/04/2026
AKTUALITET

‘Territorialja’, Balla ultimatum opozitës: Keni kohë deri në mbrëmje. Boçi: Turp, e bëtë copë Shqipërinë

11:07 : 03/02/2026
AKTUALITET

Avokati i Popullit, dritëhijet e një emri të “paracaktuar”

17:27 : 09/12/2025
AKTUALITET

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca! Opozita kërkon përjashtimin e Ballës: Na fyeu

11:36 : 06/11/2025
Para

Tërmeti me magnitudë 4.2 godet ishullin grek, ja ku ishte epiqendra

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom