I ftuar në ‘Opinion’ Presidenti Ilir Meta, ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet aktualisht Shqipëria.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit se çfarë ndodh nëse Gjykata Kushtetuese do ti cilësojë të ligjshme zgjedhjet moniste të 30 qershorit? Meta ka thënë se kjo do të tregojë se Gjykata Kushtetuese ka rëndë dhe se e ardhmja e vendit në BE do të jetë shumë e largët.
‘Nëse Gjykata Kushtetuese do të njohë 30 qershorin, atëherë është e qartë se ka rënë Gjykata Kushtetuese. Do presim shumë vite për në BE dhe do të shtohen shumë kushte të tjera për Shqipërinë. Të gjithë e dinë se zgjedhjet ishin të paligjshme, këtë ta konfirmoi raporti i OSBE.ODHIR, që kanë thënë se mos publikimi i dekretit të presidentit në fletoren zyrtare është i paligjshëm’, deklaroi Meta.