• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita në gjumë, Rama me bandat te Unaza

09:22 : 12/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Edi Rama sot tregoi forcën ndaj një grupi banorësh te “Unaza e Re” që u zgjuan të terrorizuar nga qindra forca policore që rrethuan zonën rreth orës 05:00.
Policia mësyu me gaz toksik dhe dhunë ndaj banorëve, që tentuan të organizoheshin për të mbrojtur banesat apo bizneset, ndërsa nuk u kursyen gra e fëmijë, të moshuar e të moshuara, që ose përfunduan në spitale ose në komisariate.

E gjithë kjo situatë u ndoq direkt nga mediat, që të njoftuar nga banorët apo nga dhunuesit e tyre, ishin në vendin e përplasjes.

Pas më shumë se dy orësh në zonë u shfaqën tre apo katër përfaqësues të opozitës, ish-deputetë, që as më shumë e as më pak u kthyen në sehirxhinj, ndërsa policia dhunonte, përparonte dhe i hapte rrugën fadromave për të realizuar aksionin.

Çuditërisht në përplasjen më të madhe të 6 viteve të qeverisjes së Edi Ramës me qytetarët, opozita nuk ishte. Nuk ishte as kur rrethohej zona, as kur civilë e policë rrëmbenin njerëzit nga rruga dhe kafenetë dhe i fusnin në automjete, nuk ishte as kur u hodh gazi toksik, as kur u përdor dhuna.

Lexo edhe:

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

Për muaj me rradhë protesta e banorëve të Unazës së Re u kthye edhe në një kauz të opozitës, e cila premtonte barrikada njerëzore për të ndalur Edi Ramën, Erjon Veliaj dhe banditët që i vijnë nga pas.

Sot ishte dita kur opozita duhej së paku të provonte nëse mund të ndalte ose jo këtë bandë të veshur me uniformë, të pajisur me shkopinj, skafandra, mburoja dhe gazin toksik, që vijon t’a ketë shumë përzemër Sandri i Ramës.

Por opozita nuk ishte. Ndoshta edhe ata ish-deputetë që vajtën në vendngjarje, ndoshta janë nisur nga një instikt qytetar sesa si përfaqësues të opozitës, asaj që në fakt duhej të ishte në këmbë.

Opozita sot duhej të ishte e organizuar dhe të paktën të përpiqej të ndalte terrorin. Të gjente çdo mjet për t’iu përgjigjur bandës, pasi sot ato struktura nuk u sollën si përfaqësues të një shteti, por si një bandë.

Rama sot testoi dhe testimi i doli me sukses. Jo sepse është trim, as sepse ka në dispozicion ca njerëz me uniformë apo me një distinktiv në xhep që veprojnë si banditë, por sepse opozita është në gjumë.

Kjo e sotmja ishte një provë, që nesër Rama mund ta ndërmarrë edhe ndaj Teatrit Kombëtar, mund ta zhvendosë në çdo cep të Tiranës apo Shqipërisë, jo me ligj e kushtetutë, por me institiktin e atij që kap në befasi dhe nis sulmin.

Ndaj dhe sot opozita humbi jo një shans, por një kauz, që nuk nisi si e saja, por dalëngadalë u kthye në një lajtmotiv.

Lulzim Basha, lider i opozitës, sot duhej të ishte aty, te banorët e Unazës së Re, ndoshta për të frenuar qoftë edhe me prezencën e tij dhunën, rrëmbimin, gazin. Basha të paktën sot duhej të ishte zgjuar më herët, dhe të ishte në krah të atyre banorëve që provuan terrorin.

Por zgjodhi të mos ishte. Ndoshta në kokën e tij bluan ende projektin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, ndërkohë që halli i atyre banorëve, dhuna ndaj tyre, terrori ndaj fëmijëve, është shumë herë më i madh, se problemet që dëgjon kreu i PD-së kur takohet me të rinj e të reja, apo sipërmarrës, qofshin edhe biznese të vogla. Ata kanë problemin e taksave, ndërsa sot banorët e Unazës së Re kishin problemin e kokës, përveç atij të pronës.

Basha sot, me neglizhencë, tradhëtoi banorët e Unazës së Re, ata që nuk nguruan që për muaj me rradhë të ndiqnin çdo protestë që thërriste Luli, madje duke qenë pjesa më aktive.
Luli tradhëtoi jelekverdhët e parë në Tiranë dhe në Shqipëri.

Nëse përplasja do të ndodhte pas orës 12:00, Basha mund të shfaqej bashkë me ish-deputetët dhe anëtarët e Kryesisë, dhe të paktën të ishte fizikisht atje.

Por jo, Rama, Veliaj e Lleshi kishin zgjedhur mëngjesin, madje pa pritur daljen e diellit për të nisur sulmin.

Ata e dinë që në këtë orë opozita është në gjumë dhe vërtet e kapën në gjumë.

Etiketa: gjumeopozitaUnaza e Re

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

10:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
BOTA

Opozita triumfon në zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut

22:07 : 03/06/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025
AKTUALITET

Gjokutaj: Deputetë të PD-së po përgatiten të riasgjesojnë Berishën, lufta do të jetë fizike

14:42 : 02/06/2025
Para

Superkupa e Spanjës, transferohet në Arabinë Saudite

TË GJITHA

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025

Kapet në Han të Hotit i shumëkërkuari për plagosje në Itali, 42-vjeçari do të ekstradohet/ EMRI

12:54 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com