• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali në Policinë e Shtetit, nuk ka uniforma verore

11:30 : 31/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Edhe pse temperaturat në Tiranë kanë shkuar deri në 40 gradë, efektivët e Policisë së Shtetit nuk janë pajisur ende me veshjet verore.

Gjatë një investigimi të bërë nga “Gazeta Shqiptare” për një periudhë kohore njëmujore, vërehet se asnjëri prej efektivëve të forcave “Shqiponja”, “Shigjetat” (efektivët me motorë), si dhe efektivë të Policisë së Rendit nuk kanë marrë rrobat verore. Ndërsa, Policia Rrugore është pajisur pjesërisht me këto veshje. Por, mesa duket këto nuk janë të vetmet “halle” që këta punonjës kanë.

Burime pranë radhëve të forcave “Shqiponja”, por edhe atyre të Rendit thanë për “GSH” se efektivët që kanë dalë jashtë rrethit, nuk kanë marrë ende dietat, ndërsa kanë vonesa edhe në pagesat e orëve suplementare. Po sipas tyre, një pjesë e uniformave blu, që janë komanduar jashtë rrethit në mbështetje të qarkullimit rrugor përsa gjatë sezonit turistik mësohet se sendet personale i kanë blerë vetë. Po ashtu, burimet e sipërpërmendura thanë më tej se këta efektivë duhet të mendojnë vetë edhe për banesën ku duhet të strehohen apo edhe për ushqimin. I kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Idriz Daulle, tha se efektivët e policisë janë komanduar në qytetet Vlorë, Fier, Durrës, por edhe në plazhin e Golemit dhe në Spille. “Sektori forcës së posaçme ‘Shqiponja’ ka 50 efektivë + 43 efektivë te motorët (Shigjeta). Nga ky sektor janë komanduar në Drejtorinë e Vlorës 8 efektivë me 4 motorë dhe në Drejtorinë e Fierit, 4 efektivë me 2 motorë. Gjithashtu, për sigurinë e rendit për sezonin turistik janë komanduar në Drejtoritë e Durrësit dhe të Vlorës 24 efektivë nga patrulla e përgjithshme, në Drejtorinë e Durrësit janë komanduar kryesisht për fundjavë 6 efektivë të Qarkullimi Rrugor nga patrulla e përgjithshme. Për sigurinë e plazheve në Golem dhe Spille janë komanduar 24 efektivë dhe 6 nga Qarkullimi”, tha Daulle. Përsa i përket problematikës së uniformave verore, “GSH” kontaktoi me Ministrinë e Brendshme, e cila nuk dha asnjë reagim.

Rrobat Prezantimi i uniformave të reja të Policisë së Shtetit u bë pesë muaj më parë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Elementi kryesor i këtyre uniformave do të ishte shqiponja me përkrenaren e Skënderbeut lart, që është një derivat i shqiponjës origjinale nga modeli i flamurit të vitit 1992. Gjithashtu, gjatë prezantimit u raportua se në uniformën e re u rikthye shiriti i kuq në pantallonat e efektiveve të policisë. 5 muaj më parë u raportua se uniformat e reja do të ishin gati për skuadrën “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore brenda javës (që nga momenti kur u bë prezantimi). Ndërsa për Policinë e Rendit pas disa javësh (që nga momenti kur u bë prezantimi).

Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga koha e prezantimit të uniformave, edhe pse vendi është në ditë të nxehta, efektivët e forcave “Shqiponja”, “Shigjetat”, por edhe ata të Rendit nuk i kanë marrë ende këto veshje. Vetëm një pjesë e punonjësve të Policisë Rrugore kanë mundur t’i marrin ato. Por, me sa duket, punonjësit e policisë që nuk janë pajisur me veshjet përkatëse e kanë zgjidhur vetë këtë problem. Ajo që të vret syrin herë pas here është se efektivët u kanë hequr mëngët xhupave dimërorë, duke i përdorur ato edhe në verë. “Tashmë problemi ynë nuk janë vetëm rrobat verore, por po harxhojmë para edhe për sendet personale që na duhen kur jemi në krye të detyrës”, tha për gazetën një efektiv policie. Mësohet se punonjësit që janë komanduar jashtë rretheve në ndihmë të qarkullimit rrugor kanë shpenzuar para edhe për sendet e tyre, si: shkopi metalik, shkrimet që duhen ngjitur në trup, kofshore për pistoletën, elektrikun, maskat, kapuçin, dorëzat e motorit (për “Shigjetat”). E sipas tyre, të gjitha këto kanë një kosto rreth 100 mijë lekë të vjetra.

Pagesat Një problematikë tjetër që haset në punën e punonjësve të policisë është edhe mospagimi i orëve suplementare (orët shtesë jashtë orarit zyrtar). Ndërsa, punonjësve e policisë që janë jashtë rretheve nuk u janë paguar dietat. Sipas burimeve, bëhet me dije se një pjesë e punonjësve kanë mundur të marrin një pjesë të dietave, por vetëm ato të para një viti. Mësohet se efektivët me motorë, ose siç njihen ndryshe “Shigjetat”, janë marrë nga Rendi me rekomandim, por nuk janë emëruar në sektorin e forcave të posaçme të “Shqiponjave”. Burime konfidenciale pranë radhëve të këtij sektori thanë më tej për “GSH”, se edhe pse bëjnë po të njëjtën punë si “Shqiponjat”, ata paguhen 100 mijë lekë të vjetra më pak se ta. Kujtojmë se një javë më parë, me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, u pezulluan nga detyra 6 efektivë të “Shqiponjave”, pasi i kishin vendosur prangat kunatit të ministrit. Ky i fundit, mësohet se kishte penguar punën e policisë për të kryer një kontroll ndaj një personi të dyshimtë që kishte hyrë në lokalin e tij. Reagimi Pak ditë më parë, “Gazeta Shqiptare” kontaktoi me Ministrinë e Brendshme lidhur me mospajisjen e efektivëve me uniformat verore, por nuk pati asnjë reagim. Gjithashtu, enigmë mbeti edhe “fati” i gjashtë efektivëve të “Shqiponjave” të pezulluar nga detyra, pasi edhe për këtë rast nuk pati asnjë reagim.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Receta gatimi/Makarona flutur me thjerrëza dhe proshutë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com