• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjendje katastrofale e refugjatëve në Bosnjë-Hercegovinë

20:35 : 07/11/2019
në BOTA

Autoritetet e Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë gjetur ende ndonjë zgjidhje për mijëra refugjatë, sa janë grumbulluar në kufirin me Kroacinë. Ndërkohë që numri po shtohet nga dita në ditë.

Sa migrantë ka aktualisht në Bosnjë-Hercegovinë, në afërsi të kurfirit me Bashkimin Evropian, nuk e di askush. Dihet vetëm, se janë me mijëra dhe se shumë prej tyre janë të sëmurë. Është vetëm çështje kohe se kur do të shpërthejë hapur pakënaqësia dhe gjendja të përshkallëzohet. Kapacitetet për pranimin e refugjatëve në Bosnjë-Hercegovinë (B-H) janë mbushur kaherë. Me 15 nëntor skadojnë edhe kontratat për dy qendrat më të mëdha të refugjatëve  – Bira dhe Miral në Bihaq dhe Velika Kladushë, të nënshkruara me Organizatën Ndërkombëtare për Migrime (IOM). Rreth 2000 migrantë duhet të largohen nga këto vende deri nga fundi i vjeshtës.

“Qendrat e tanishme nuk kanë pasur kurrë pëlqimin tonë. Ato duhet të mbyllen dhe të transferohen në vende të pabanuara”, thotë Mustafa Ruzhniq, kryeministër i kantonit Una-Sana, në afërsi të kufirit me Kroacinë, ku bëjnë pjesë edhe qytetet Bihaq dhe Velika Kladusha. Migrantët duhet të zhvendosen në vende të tjera, ndër to edhe në Vuçjak.

Sëmundje të shumta – pa mjekime

Situata në qendrën Vuçjak është alarmante. Në disa tenda janë vendosur rreth 800 njerëz, shumica nga Siria, Pakistani dhe Afganistani. Nuk ka rrymë, nuk ka ujë të pijshëm. Shumë prej tyre kanë sëmundje infektive, hepatitis dhe infektime të tjera. Aktualisht vetëm dy herë në javë vjen këtu mjeku për vizitë – vetëm dy orë. Një pjesë e spitalit në Bihaq është hapur për rastet më të rënda, por shumë migrantë nuk mund të marrin trajtim mjekësor, për shkak të kapaciteteve të vogla.

Lexo edhe:

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

Kush do ta pasojë Schmidtin si përfaqësuesi i lartë në Bosnjë?

Organet lokale të mbrojtjes nga katastrofat thonë, se në rajonin e kufirit me Kroacinë janë vendosur edhe mijëra migrantë të tjerë, të cilët çdo natë përpiqen të kalojnë nga B-H në Kroaci  – të futen në territorin e Bashkimit Evropian. Shumë pak prej tyre vërtet ia dalin. Të tjerëve organet kroate ua marrin paratë, telefonat dhe këpucët. Disa prej tyre edhe i rrahin. Dhe më pas i kthejnë në B-H. “Push Backs” quhet kjo, që sipas të drejtës evropiane dhe ndërkombëtare është juridikisht ilegale.

“Unë kam provuar shtatë herë të dal andej dhe nuk do të heqë dorë”, thotë një migrant nga Pakistani. “Kushtet për jetë këtu janë katastrofale, një kohë të gjatë nuk kemi pasur as ujë për pije, ndërsa mbeturinat nuk i ka hequr askush. Pse po na trajtojnë kështu, edhe ne jemi njerëz si ju? Pse nuk po na ofron askush vendstrehim për kohë që jemi këtu? Askush nuk do që të mbetet këtu përgjithmonë.”

Mundësitë e kufizuara

“Ne u kemi dhënë migrantëve batanije dhe thasë për fjetje, ato që kemi pasur”, thotë Selam Mixhiq, nga autoritetet e Bihaqit për mbrojtje në situatat e katastrofës. “Problemi është se çdo ditë këtu në Vuçjak vijnë njerëz të tjerë. Kushtet janë shumë të këqija. Koha është e ftohtë, ka lagështi dhe shumë të sëmurë. Mundësitë tona janë të kufizuara. Kampi duhet të mbyllet sa më parë.”

Zyrtarisht nuk ka shifra për numrin e migrantëve në B-H. Por vlerësohet se këtu janë rreth 7.000 persona – rreth 5.000 prej tyre në kantonin Una-Sana. Deri këtu ata kanë mbërritur përmes Turqisë, Greqisë, Serbisë e deri në B-H. Ata kanë kaluar lumin Drina afër Loznicës. Nuk dihet se sa prej tyre janë mbytur në lum gjatë përpjekjes për të kaluar lumin. Por në këtë rajon është shtuar numri i varrezave me emrin “NN”. Në varreza shkruan vetëm një datë.

Stacioni i parë ku vijnë ata është qyteti Tuzla. Por edhe autoritetet atje janë të mbingarkuara. Shumë migrantë në Tuzlë flenë në rrugë. Asnjë prej tyre nuk dëshiron të mbetet këtu. Migrantë ka edhe në vende të tjera të B-H, por më pak. Në një fshat në jug të B-H është vrarë një marokan, gjatë përpjekjes për t’u futur në një shtëpi të pabanuar. Netët në B-H janë shumë të ftohta. Ndërsa dimri po vjen.

Para ka, por askush nuk do t’i pranojë migrantët

Shkaku i dështimit të autoriteteve të B-H që të përballen me problemin e migrantëve është mungesa e koordinimit mes autoriteteve qendrore dhe lokale në vend. Thuhet se para për ndihma ka, por nuk ka marrëveshje, se si të zgjidhet ky problem. Për momentin asnjë komunë apo bashki nuk do t’i pranojë ata në territorin e vet.

Dragan Mektiq, ministër i Sigurisë në B-H, nuk tregon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me migrantët, sepse ka frikë se nuk do të rizgjedhet në këtë post. “Brukseli na ka premtuar 10 milionë euro. Me këto para mund të ngremë kapacitetet brenda pak ditësh, por nuk kemi asnjë vend ku mund t’i ngrejmë ato”. Komunat janë pronare të tokës në B-H. Ndaj vendimin duhet të marrin autoritetet lokale, të cilat nuk i duan migrantët.

Në kantonin Una-Sana po diskutohen dy lokalitete për ndërtimin e qendrave emergjente – në Medeno Polje, një fshat me rreth 15 shtëpi, si dhe në Lipa afër Bihaqit. Në Lipa duhet të ndërtohet kampi nga e para, që do të thotë se nuk ka as energji elektrike dhe ujë. Organizatat ndërkombëtare thonë se asnjëri prej këtyre vendeve nuk është i përshtatshëm.

Pas luftës në B-H (1991-95), vendet Lipa dhe Medeno Polje janë shpallur si të papërshtatshme për kthimin e serbëve, në këtë rajon të banuar me shumicë myslimane. Ndaj edhe kësaj radhe do të jetë vështirë që atje të ngrihet ndonjë qendër e banueshme për migrantë. Banorët e Petrovcit, qytet afër Medeno Polje, kanë bërë të ditur se do t’i bllokojnë rrugët, nëse dikush mendon që atje të ndërtojë qendër për migrantë. E njëjta vlen edhe për Lipan.

Popullata me shumicë myslimane ka treguar solidaritet të madh në dy vitet e fundit, prej ardhjes këtu të refugjatëve të parë. Shumë banorë kanë ndihmuar refugjatët me ushqime, ujë dhe veshmbathje. Por prej fillimit të kthimit me dhunë të refugjatëve nga Kroacia, edhe në B-H ka rënë niveli i solidaritetit dhe është rritur ksenofobia.

Mungesa e shtetit

“Situata po bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Çdo ditë po vijnë këtu gjithnjë e më shumë migrantë. Vendstrehime nuk ka më, ndaj ata detyrohet të flejnë në rrugë, nën ura apo në luadhe. Institucionet e shtetit ndoshta do të ngrihen nga gjumi, pas dy vitesh, sepse deri tani nuk kanë reaguar fare”, thotë gazetaja Niha Xhaniq, nga gazeta “Krajina” në Bihaq.

Por për momentin migrantët janë në rrugë, nën qiellin e hapur. Institucionet e B-H nuk janë shquar për reagime të shpejta. Pas mbylljes së dy qendrave me 15 nëntor, numri i njerëzve në rrugë do të shtohet, ndërsa temperatuarat në këtë rajon të kufirit mes Kroacisë dhe B-H shumë shpejt do të bien nën zero./DW

Etiketa: bosnjerefugjate

Lajme të lidhura

BOTA

Shtëpia e Bardhë nominon ambasadorë për në Bosnje, Serbi dhe Mal të Zi

09:49 : 02/06/2026
BOTA

Kush do ta pasojë Schmidtin si përfaqësuesi i lartë në Bosnjë?

09:11 : 02/06/2026
BOTA

Përplasje mes partive politike në Bosnje, zyra që mbikëqyr zbatimin e paqes ‘mollë sherri’

14:33 : 27/05/2026
BOTA

Si një gazsjellës mund të pengojë pranimin e Bosnjës në BE

08:27 : 29/04/2026
RAJONI

Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin që do të ndërtohej nga amerikanët

19:08 : 28/04/2026
AKTUALITET

Grevë e transportuesve/ Bllokohen doganat drejt Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjes

11:51 : 13/04/2026
Para

Erdogan përsërit kërcënimet: Do të lejoj emigrantët të hyjnë në Europë

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom