• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Illyrian Society”, 150 shqiptaro-amerikanë në policinë e Nju Jorkut

19:44 : 05/11/2019
në AKTUALITET, BOTA

Në policinë e Nju Jorkut shërbejnë rreth 150 shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”. Të mbledhur të hënën në mbrëmje në mjediset e departamentit të policisë së Nju Jorkut ata kremtuan angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit në qytetin më të madh të Amerikës.

Siç njofton nga Nju Jorku gazetari Burim Goxhuli ata thanë se angazhimi i shqiptaro-amerikanëve ia shton vlerat policisë amerikane. Para 15 vitesh, vetëm 20 shqiptaro-amerikanë ishin pjesë e policisë së Nju Jorkut.

Tani numri i tyre është shumëfishuar.

“Sot jemi 150 policë shqiptarë këtu. Jemi lidhur bashkë të formojmë grupin “Illyrian Society” që ta mbajmë në mend dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin çdo ditë. Krenari e madhe është që jemi shqiptarë, që po festojmë sot këtu sepse familjet na mësuan, të flasim shqip, që ne jemi shqiptarë dhe të vdesim shqiptarë”, tha për Zërin e Amerikës, Lutfi Dalipi, kapiten në Policinë e Nju Jorkut.

Numri i shqiptarëve, ishte arsyeja e festës së organizuar nga shoqata “Illyrian Society”, në këtë qytet amerikan.
Në aktivitetin e parë të organizuar në selinë qëndore të policisë së Nju Jorkut nga shoqata “Illyria” foli edhe komisionieri i policisë së Nju Jorkut, James O’Neill, i cili nuk falenderoi vetëm policët për shërbimin.

Lexo edhe:

Kultivonin kanabis me vlerë miliona paund, arrestohen 6 shqiptarë në Britani (EMRAT)

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

“Faleminderit për punën tuaj në ruajtjen e sigurisë në qytet. Ndërsa familjarët që janë këtu sonte, faleminderit për mbështetjen tuaj, sepse pa këtë mbështejte, puna do të ishte e pamundur. Sa herë që të afërmit tuaj në uniformë lënë shtëpinë, ju luteni që ata të kthehen shëndosh e mirë nga detyra. Faleminderit që jeni këtu. Ndërsa burrat dhe gratë në uniformë, faleminderit për punën që bëni çdo ditë. Ju e ndryshuat qytetin”, tha në fjalimin e tij Komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, James O’Neill.

Të pranishmit i përshëndeti edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

“Nuk ka qytet më të mrekullueshëm dhe nuk ka department më të mrekullueshëm policie sesa ai i Nju Jorkut. Shqiptarët që shërbejnë në të, kanë një mision fisnik që të mbrojnë këtë qytet. Ata janë pjesë e departamentit më të madh dhe më të vjetër të policisë në këtë shtet. Dhe në të njëjtën kohë shplaosin trashëgiminë tonë. Në gjakun dhe kombësinë tonë, flamuri kuq e zi tregon kush jemi… Por nuk ka ngjyrë më të mirë sesa ajo e unoiformës blu që kombinohet me flamurin tonë”, tha ai.

I pranishëm në tubim ishte edhe shqiptari i parë që mori titullin kapelan në Policinë e Nju Jorkut, imam Tahir Kukaj. Ai tha se angazhimi i shqiptarëve në ruajtjen e rendit në Nju Jork, ia shton vlerat policisë së qytetit.

“Si shqiptarë jemi të njohur për besën, që i ka rrënjët në besim, besimin në Zot. Fqinjët tanë në Evropë janë të parët që e njohin këtë veti të shqiptarëve por edhe vëllezërit tanë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bazuar në besën, i vetmi komb që i shpëtoi ishte kombi shqiptar. Prandaj, jemi këtu të falenderojmë Zotin që na bëri komb të veçantë, duke ardhur dhe shijuar cilësinë e jetës dhe respektin e kombit më të mrekullueshëm në botë që është kombi amerikan dhe që ky grup i yni të jetë pjesë e departamentit më të mrekullueshëm të policisë në tokë, atë të Nju Jorkut”, tha kapelani Tahir Kukaj.

Në këtë tubim u ndanë edhe çmime për policët më të dalluar të vitit.
“Ky çmim më bënë shumë krenar, jo vetëm për shqiptarët e grupit ‘Illyrian Society’, por është një çmim i madh dhe një simbol i mirë ta kesh”, tha për Zërin e Amerikës, Amir Pali, pjesëtar i Policisë së Nju Jorkut.

Organizimet e tilla tregojnë se shqiptarët zënë vend të rëndësishëm në shoqërinë amerikane, tha për Zërin e Amerikës një tjetër pjesëtar shqiptar i policisë së Nju Jorkut.
“Është hera e parë që kemi organizuar këtë aktivitet dhe dhashtë zoti do ta bëjmë edhe 100 vite të tjera. Shqiptarët vijnë nga profesione të ndryshme, për shembull avokatë, doktorë, mësues. Thonë se shqiptarët dëshirojnë të punojnë vetëm në ndërtimtari ose restorante, por ka edhe plot shqiptarë që janë policë në grada të ndryshme. Kjo është dita e parë dhe dhashtë Zoti që pas meje të vijnë shumë tjerë”, thotë Valdrin Nikqi, pjesëtar i policisë së Nju Jorkut.

Ceremonia e shqiptaro-amerianëve u organizua në kuadër të aktiviteteve të komunitetit shqiptaro-amerikan me rastin e 107-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
I themeluar më 23 maj të vitit 1845, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut është departamenti më i vjetër dhe më i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktualisht në të janë të angazhuar më shumë se 55 mijë punonjës, prej të cilëve 36 mijë me uniformë. Çdo ditë ata kujdesen për sigurinë e mbi 8 milionë banorëve të qytetit të Nju Jorkut. Ky department është agjencia kryesore për zbatim të ligjit dhe hetime në qytetin e Nju Jorkut.

Etiketa: amerikeshqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kultivonin kanabis me vlerë miliona paund, arrestohen 6 shqiptarë në Britani (EMRAT)

10:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kurthi i Ramës ndaj Amerikës

09:57 : 03/06/2026
AKTUALITET

Po transportonin 5 kg kokainë me një furgon me targa shqiptare, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

15:57 : 29/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

10:10 : 29/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje, mashtrim dhe trafik droge, ekstradohen tre të shumëkërkuarit /EMRAT

11:27 : 28/05/2026
Para

Vrasja në kazino në Kosovë, dënohet 25 vjet burg ekzekutori

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom