• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj prokurorit/ Çfarë zbuloi laboratori shkencor për armët e gjetura në automjetin e braktisur

18:22 : 04/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Laboratori Policisë Shkencore pohon se, ka përputhje të lartë ndërmjet gëzhojave të gjetura në atentatin e tipit mafioz në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe armëve të sekuestruara në një automjet në Ishëm.

Ndërkohë janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës dy persona me origjinë nga Fushë Kruja por, ende nuk dihet roli i tyre në atë ngjarje kriminale ku mbetën të plagosur tre persona.

Armët e zjarrit të sekuestruara në automjetin e braktisur në Ishëm pas atentatit të së premtes në Durrës ku udhëtonte Prokurori Arjan Ndoj dhe dy miqte e tij, sipas Laboratori të Policisë Shkencore kanë ngjashmëri më gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Burime nga grupi hetimor pohuan për ABC News se, – nga kryerja paraprake ka rezultuar një përputhshmëri e lartë, pasi gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë qëlluar nga armët tip Kallashnikovë të lëna në mjetin e braktisur në Shkafanë të Ishmit.

Ekspertët e balistikës në Policinë e Shtetit do të bëjnë edhe në një krahasim të dytë për të hequr çdo dyshim mbi përputhshmërinë e gjilpërës së automatikut Kallashnikov model 56 dhe shenjës së lënë në kapsollën e gëzhojave të gjetura te mbikalimi i Shkozetit.

Lexo edhe:

Pamjet e atentatit/ Çeçenin e MMA-së nuk e mundin dot as plumbat (VIDEO)

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

Në atentatin e tipit mafioz të së premtes ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shoferit Andi Maloku dhe mikut të tyre Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi apo me pseudonim “Rrumi” dyshohet se u qëllua nga dy armë të ndryshme.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje një numër të lartë personash, ku dy prej tyre janë dërguar në Drejtorinë e policisë së Tiranës.

Automjeti që autorët u larguan në drejtim të Ishmit, tip Mercedes Benz me targa AA 342 LM ishte vjedhur në Tiranë dy javë më parë.

Në të njëjtin mjet gjithashtu u gjetën edhe prova të tjera, si maska, fije floku dhe gjurmë papilare të lënë te një bidon plastike me benzinë.

Për të bërë të mundur identifikimin e personave nëpërmjet analizave të AND-së, Laboratori i Policisë Shkencore do të kërkojë të krahasojë nëpërmjet Interpolit, profilit gjenetik të përftuar pasi, autorët mund të rezultojnë të dënuar në vendet e Bashkimit Europian.

Të gjitha veprimet e zinxhirit komandues në Durrës po verifikohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pasi zona monitorohet me patrulla të lëvizshme policore gjatë 24 orëve.

Pikëpyetjet e grupit hetior janë të shumta pasi, nga koha kur ndodhi atentati rreth orës 16:25, policia mbërriti rreth 20 minuta më vonesë.

Etiketa: atentatiDurresprokuror

Lajme të lidhura

BOTA

Pamjet e atentatit/ Çeçenin e MMA-së nuk e mundin dot as plumbat (VIDEO)

17:51 : 17/07/2025
AKTUALITET

Kërkoi rinumërim të plotë në Qarkun e Durrësit, Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Aulon Kalanë

16:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

11:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

15-vjeçari polak bie nga kati i katër i banesës, përfundon në spital

10:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë 50-vjeçari

10:08 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

21:09 : 16/07/2025
Para

Makina përplaset me urbanin në mes të Tiranës! Detajet (Video)

TË GJITHA

Daugavpils-Vllaznia/ Shkodranët përmbysin shifrat, Kevin Dodaj rihap kualifikimin

18:39 : 17/07/2025

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025

Zbulohen dy pozicionet ku Barcelona pritet të investojë në merkaton e verës

18:21 : 17/07/2025

Aksident i rëndë në Prrenjas-Librazhd/ Përplasen dy makina, disa të plagosur

18:12 : 17/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës/ Çakrrit iu gjetën 5 doza kokainë, Bushgjokaj mohon krimin: Nuk e njoh!

18:07 : 17/07/2025

Tragjedi në futbollin amerikan, kampioni i Superbowl vdes në moshën 38-vjeçare

18:05 : 17/07/2025

EMRAT/ Plagosja në Sarandë, indetifikohen autorët! Shpallen në kërkim dy vëllezërit problematikë

18:02 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com