• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abuzimet me pronat/ Lame: Ja zonat më problematike ku janë grabitur…

11:12 : 29/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Artan Lame, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, ka reaguar sot lidhur me abuzimet me pronat.

Lame tha se Kadastra aktualisht po merret me shthurjen e rrjetës çerekshekullore të kaosit të pronave, abuzimit me pronat dhe plackitjes së pronës.

“Ajo çka ka ndodhur me pronën në këtë çerekshekulli në Shqipëri, e tejkalon atë që ndodhi gjatë gjysmëshekullit të mëparshëm.

Diktatura shpronësoi shqiptarët, por prona mbeti po aty, në dorën e shtetit dhe, me rrëzimin e sistemit socialist, do të duhej të fillonte procesi i kundërt, ai i kthimit të pronës tek i zoti, ai i ndarjes së drejtë të tokës tek fshatari, ai i privatizimit nga pozita të barabarta e kështu me rradhë.
Për fat të keq, nuk ndodhi kështu gjithmonë”, tha Lame.

Në vijim ai theksoi se në këta 6 muaj operim të Kadastrës së re Shqiptare, janë kryer 30 audite, kontrolle dhe verifikime nëpër të gjitha drejtoritë vendore.

Lexo edhe:

Katër persona grabisin postën në Yrshek, pakot e marra dyshohet se kanë sende të paligjshme

“Shita thjesht një vilë 15 mln euro”/ Agron Shehaj, milioneri që kërkon votat e të varfërve me rrogë 300 euro

Janë marrë 120 masa, përfshirë edhe largimet nga detyra, madje si një risi e jona, të gjitha masat janë shoqëruar edhe me vendosje gjobash ndaj punonjësve.

Janë trajtuar në këta muaj rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucione të ndryshme, ku pjesa dërmuese ka sfond grabitjen e të drejtës së pronës.

“Harta e abuzimeve me pronat përfshin të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por është e kuptueshme që këto abuzime dendësohen në zonat me interes ekonomik, pra pikërisht në zonat ku vendi dhe ekonomia duhet të tregohen më të hapura ndaj investimeve, zhvillimeve dhe iniciativës së lirë. Do të përmendja këtu zonat bregdetare përgjatë gjithë Jonit dhe Adriatikut, apo zona të tjera me fluks ekonomik si ato përreth qyteteve të mëdha dhe veçanërisht Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit”, tha Lame.

Zonat problematike

Në deklaratën e tij, Lame tha se në Sarandë, i gjithë bregdeti i qytetit, i gjithë amfiteatri i kodrave të Sarandës është ndarë dhe rindarë e mbindarë në më tepër se dy-tri herë, përfshi dhe zona që praktikisht janë në det.

“I ndeshim në zonën e Butrinti dhe përreth tij, në situatat tragji-komike të Butrintit antik, i cili sot del me pronar.

Do ndeshen përgjatë Rivierës së Jonit, ku së shpejti ne do të fillojmë regjistrimin fillestar dhe nga ku sondazhet na rezultojnë mbivendosje deri në katër pronarë të ndryshëm për të njëjtën tokë.

Problematika të tilla janë bërë publike dhe do të vazhdojnë të bëhen publike në gjithë Gadishullin e Karaburunit, ku falë ndërhyrjes së Task-Forcës së Kryeministrisë u mundua t’i kthehej shtetit rreth 250 hektarë tokë e grabitur.

Problematika të tilla do t’i ndeshim në bregdetin e mrekullueshëm të Spillesë, ku edhe këtu në një pikë që vuri dorën Qeveria u zbulua një vjedhje kolosale e tokës Shtet, e cila i është referuar organeve ligjore, apo po këtu, i gjithë brezi i pishave përgjatë bregdetit, tani rezulton i ndarë si tokë buke.

Do t’i ndeshim këto problematika në të gjithë Gjirin e Durrësit, ku pikërisht këto ditë organet ligjzbatuese kanë ndërmarrë veprimet e para, nisur edhe nga indicie të bëra nga ana e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Më tej, do t’i ndeshim këto problematika në Gjirin e Lalzit dhe në bregdetin e Shëngjinit, ku edhe bankina e Portit ka dal me pronar.

Do t’i ndeshim këto problematika në Bregdetin e Velipojës, ku si tokë buke janë ndarë dhe pjesë e kënetave që prej mijëra vjetësh janë nën ujë”, tha ai.

Etiketa: GrabitjeLameprona

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Katër persona grabisin postën në Yrshek, pakot e marra dyshohet se kanë sende të paligjshme

16:15 : 21/07/2026
AKTUALITET

“Shita thjesht një vilë 15 mln euro”/ Agron Shehaj, milioneri që kërkon votat e të varfërve me rrogë 300 euro

12:47 : 19/07/2026
AKTUALITET

Grabiti xhiron ditore të një dyqani në Durrës, arrestohet 37-vjeçari/ EMRI

20:54 : 17/07/2026
AKTUALITET

Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, 5 të arrestuar

16:53 : 17/07/2026
AKTUALITET

Grabitet dyqani i “Vodafone” në Durrës, autori merr paratë dhe arratiset

16:17 : 17/07/2026
AKTUALITET

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026
Para

Prona, shtëpi dhe cash/Në pranga 4 persona, 3 mln euro pasuri, goditet grupi kriminal (EMRAT)

TË GJITHA

Kishin kultivuar kanabis në Krujë, arrestohen dy personat me precedentë penal /EMRAT

12:14 : 22/07/2026

Vrasja e Santiago Malkos/ Apeli shtyn seancën për Erlis Dukën, SPAK kundërshton pafajësinë

12:10 : 22/07/2026

“Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe Gjiknurit në Komision

11:57 : 22/07/2026

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

11:56 : 22/07/2026

Alarm ushqimor! Supa e ngrirë nga Italia rrezikon shëndetin, mos e konsumoni

11:50 : 22/07/2026

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

11:44 : 22/07/2026

Reshjet e shiut / 21 fidera jashtë funksionit, probleme me energjinë dhe ujësjellësit në disa zona

11:40 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetcasibomgrandpashabet