Prej ditësh studiuesi Agron Tufa është përballur me një seri kërcënimesh në drejtim të tij, për të cilat ka vënë në dijeni dhe autoritetet policore dhe nuk është ndërmarrë asnjë masë.
E megjithatë, Tufa nuk ka hequr dorë nga denoncimet e tij dhe puna në krye të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, përmes të cilit synohet që të nxirren rastet e ish-persektorëve të diktaturës, që tashmë kanë poste të larta në administratën publike.
I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e lajmeve të Fax News, së bashku me avokatin Kujtim Cakrani, Tufa ngriti një shqetësim dhe më të madh se kërcënimetr fizike ndaj tij. Ai deklaroi se Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve të Gentiana Sulës, po tentojnë që të zhdukin arkivin me dosjet e krimeve të komunizmit.
Tufa i bëri më tej thirrje ministrit Sandër Lleshaj, që të mos e dorëzojë arkivën, pasi në këtë mënyrë do të mbeteshin të pazbardhura shumë prej krimeve të periudhës së komunizmit.
“Kërcënimet kanë nisur pasi unë kërkova që të hiqeshin nga qarkullimi filmat komunistë, që preknin të gjitha familjet e personave të prekur gjatë kohës së diktaturës. Kercënimet më janë bërë dhe në rrugë, në rrjetet sociale. Njëherë isha në një bankomat, për të tërhequr para dhe më kërcënuan.
Kërcënimi më i rëndë ishte ai ndaj avokatit Cakrani, ndërsa rastin më të fundit e kam bërë publik në rrjetet sociale, por pavarësisht kësaj nuk ka ardhur asnjë institucion që të marrë masa për këtë. Të punosh në një përditshmëri të tillë, me fëmijët që i ke sa në shkollë dhe sa në kopësht, ndihesh i kërcënuar nga këta njerëz që janë të çekuilibruar mendërisht.
Unë duhet të flas tani dhe jo atëherë kur arma mund të shkrepet, pasi atëherë nuk mund të shmanget më tragjedia. Nuk është më vetëm problem im personal, është i të gjithëve, pasi ata që kanë qenë në poushtet në diktaturë, janë edhe sot në këtë kohë, ata po pastrojnë skenën e krimeve që kanë kryer.
Unë i bëj thirrje Lleshit që të mos dorëzojë arkivat në duart e ish-sigurimit të shtetit, sepse ky popull do të mbetet përfundimisht pa asnjë dokument, ka një tendencë për shpartallimin e arkivës. Kjo duhet të prapësohet menjëherë, dhe arkiva të qendrojë aty ku është, sipas ligjit. Ka tentative reale për tia dhënë të gjithë arkivin në dorëzim një institucioni, që synon zhdukjen e gjurmëve të krimit”, u shpreh Tufa.
Ndërkohë që avovati Kujtim Cakrani vijoi më tej duke thënë se Genta Sula së bashku me Plarent Ndrecën, dhe drejtorin e Arkivave Ardit Bido.
“Ne vimë nga familje që kanë krijuar imunitet nga komunizmi, ne na shqetësojnë kërcënimet që bëhen mbi të gjithë këtë shtresë të përndjekurish. Unë jam i shqetësuar se Arkiva e Ministrisë së Brendshme po shkatërrohet, Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Komunizmit ka nënshkruar një marrëveshje për të marrë dosjet.
Ky është autoriteti më kot në Shqipëri, ka vetëm një qëllim, nga kryeminsitri dhe ministrant, që po pastrojnë krimin e djeshëm, po zhdukin personazhet kryesorë që kanë kryer krime në këtë vend. Plarent Ndreca dhe Genta Sula po shkatërrojnë arkivën, po kryhet një nga krimet më të mëdha në këtë vend.
Këta me në krye Ardit Bidon të Arkivave të shtetit, po përpilojnë një ligj për të justifikuar veprimet e tyre”, u shpreh Cakrani./Faxnews