• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria qendrore u ka marrë 116 mln euro bashkive

08:32 : 28/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Fondet që qeveria u jep bashkive në formën e transfertës së pakushtëzuar, nëse nuk përdoren brenda vitit kalojnë për vitin e ardhshëm, sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se qeveria qendrore, në rastet kur bashkitë nuk i kanë përdorur brenda vitit, i ka shpenzuar vetë këto para dhe nuk ua kaluar bashkive për vitin e ardhshëm, duke krijuar në këtë mënyrë një borxh prej rreth 116 milionë eurosh.

Niveli i fondeve të trashëguara nga të ardhurat e papërdorura të njësive të pushtetit vendor është më shumë se dyfishi i detyrimeve që këto njësi kanë të tretëve.

Sipas të dhënave nga Ministriae Financave Ministria e Financave detyrimet e pushtetit vendor ndaj të tretëve arrijnë 6.7 miliardë lekë deri në fund të vitit 2018. Po kjo vlerë është shumë e vogël në raport me detyrimet që pushteti qëndror i ka bashkive thuhet në një raport të posacëm për këtë çështje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Niveli i fondeve të trashëguara nga të ardhurat e papërdorura të njësive të vetëqeverisjes vendore në fund të vitit 2018, kapin vlerën 14.3 miliardë lekë. Pra konstatohet se buxheti i shtetit i ka borxh pushtetit vendor, fonde të trashëguara, sa gati dy herë detyrimet e prapambetura të raportuara nga këto njësi, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Mosrespektimi i përcaktimeve të bëra në ligjin integral të buxhetit dhe ligjin për njësitë e vetëqeverisjes vendore, ka mundësuar alokimin e buxhetit të vitit 2018 drejt zërave të tjerë buxhetorë dhe në kompetencë përdorimi të autoriteteve të tjera vendimmarrëse të ndryshme nga njësit e vetëqeverisjes vendore. Këto shpërndarje në thelb, jo vetëm kanë krijuar detyrime të prapambetura, në vlerën 6,770 milion lekë (sipas të dhënave të Drejtorisë së Financave Vendore) por ajo që është më e rëndësishmja kanë cenuar parimet e autonomisë së pushtetit vendor.

Lexo edhe:

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Sipas KLSh-së ky kufizim në ligjin e buxhetit të vitit, ka krijuar kushtet për frenimin e shpenzimeve dhe akumulimin e detyrimeve të prapambetura.

Ligji për vetëqeverisjen vendore përcakton detyrimin për shpërndarjen e buxhetit për qeverisjen vendore në nivelin e 1 % të PBB. Nga ana tjetër në Ligjin Organik të Buxhetit dhe në ligjin për vetëqeverisjen vendore përcaktohet e drejta e njësive të vetëqeverisjes vendore për mbartjen e fondeve të transfertës së pakushtëzuar së papërdorur në fund të vitit si dhe të fondeve të siguruara nga të ardhurat e veta të papërdorura në fund të vitit.

Në këtë mënyrë, në çeljen e planit fillestar me ligjin e buxhetit të vitit rezulton se plani i detajuar për buxhetin vendor është në nivelin e 1% të PBB për pjesën e transfertës së pakushtëzuar. Pjesa e transfertës së pakushtëzuar e papërdorur dhe pjesa e të ardhurave të veta të papërdorura në fund të vitit nuk janë të detajuara me ligjin fillestar të buxhetit, megjithëse përcaktimet e bëra në kornizën ligjore përcaktojnë detyrimin për shpërndarjen e këtij buxheti drejt këtyre njësive. /Monitor/

Etiketa: buxhetpushtet vendorqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025
AKTUALITET

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

18:30 : 30/09/2025
BOTA

SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

15:51 : 30/09/2025
AKTUALITET

Prodhimi në krizë të pandalshme, qeveria e gjen rritjen ekonomike tek vetja

20:23 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kur do të mbahen zgjedhjet? Presidenca: Nuk kemi njoftim për vakancën në Bashkinë e Tiranës

18:48 : 29/09/2025
Para

“Si të investosh kur një ditë të vjen komshiu dhe thotë është toka ime”/ Shpërthen ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

TË GJITHA

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025

Mbi 30 fluturime devijohen, mbyllet sërish aeroporti i Mynihut për shkak të dronëve

08:22 : 04/10/2025

Këmbimi valutor 4 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:12 : 04/10/2025
Foto ilustruese

Kthjellime dhe vranësira, moti për sot, si parashikohen temperaturat

08:04 : 04/10/2025

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 tetor 2025

22:58 : 03/10/2025

“Trionda”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

22:49 : 03/10/2025

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com