Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të ndjekë shembullin e kryeministrit të Maqedonisë dhe të japë dorëheqjen, për ti siguruar vendit një të ardhme europiane.
Nga selia blu, Basha tha se përgjegjësi për mos-hapjen e negociatave me BE-në është kryeministri Rama dhe qeveria e tij dhe shtoi se sa të jetë në pushtet, nuk ka hapje të negociatave me BE-në.
“Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur. Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor. Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kushtet e BE janë udhrrefyesi yne per te dale nga kriza, per ndertuar nje Shqiperi demokratike me mundesi per qytetaret e saj. Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane”, u shpreh kreu i PD-së.
Deklarata e Bashës
Vleresim sipas merites eshte qendrimi i prere i vendeve anëtare per vendet që duan t’i bashkohen BE-së. Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqiperise nuk e meritonte hapjen e negociatave.
Per kete u artikuluan disa kushte qe ne thelb tregojnë se qeveria ka bere hapa pas nga viti ne vit. Situata e rende ekonomike, mungesa e mundesive qe vjen prej kapjes se institucioneve dhe pabarazise para ligjit, ka detyruar shqiptaret te largohen si azilkerkues. Krimi dhe korrupsioni jane shqetesim per vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave te larta te vendit, venia para drejtesise e te inkriminuarve dhe korruptuarve ne nivele te larta jane kerkesat e panegociueshme per hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian sic deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.
Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Asnje kusht per kete vend dhe nje mbeshtetje gati unanime per hapjen e negociatave. Megjithatë kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen, i riktheu mandatin qytetarëve dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjeter qeveria jonë e cila është refuzuar nga vendet europiane, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin, në dëm të popullit shqiptar. Ne kemi vetem nje rruge drejt së ardhmes dhe kjo eshte rruga europiane.
Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është I Edi ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qene me i forte se kurre nga Gjermania qe i tha Po Shqiperise dhe JO qeverise permes 9 kushteve qe duhen permbushur. Ne Europe shkohet duke ndertuar fillimisht standartet europiane ne vendin tend.
Por kjo nuk i intereson Edi Ramës. Sepse kjo nenkupton zgjedhje te lira dhe te ndershme, ndarje te politikes nga krimi, ndarje dhe balancim te pushteteve, institucione te forta dhe te pavarura te drejtesise.
Të gjithë biem dakord se rruga e vetme drejt së ardhmes është rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë.
Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron ti ndërmarrë, Europa do te vazhdoje ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat.
Një njeri po na mban peng të gjitheve! Kjo duhet të marrë fund.
Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar.
Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur.
Ne jemi një popull i talentuar, i mirëarsimuar dhe punëtor.
Ne na duhet nje qeveri e re, një qeveri që con vendin përpara në procesin e integrimit europian, qeveri e dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kushtet e BE janë udhrrefyesi yne per te dale nga kriza, per ndertuar nje Shqiperi demokratike me mundesi per qytetaret e saj.
Me politikat e duhura ne mund dhe do të të sigurojmë mirëqenie dhe përparim drejt të ardhmes europiane.