Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e ‘Dëshmorëve të Kombit’. Një mjet ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
I lënduari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.