• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi tronditës/ Vjollca Meçe e “Helsinkit”, njeriu pas rrëmbimeve të fëmijëve në komunizëm

09:30 : 11/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një detaj shokues është publikuar nga Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e një fëmije 4 vjeçar në Berat, në kohën e diktaturës.

Tufa i referohet rrëfimit të një nëne, të internuar, që u thirr në Komitetin e Partisë së Beratit nga kryetarja e asaj kohe, Jemine Guri, ndërsa historia është rrëqethëse.

Fëmijën e kishin rrëmbyer, e kishin sjellë në Tiranë, dhe një ditë pasi i kishin marrë gjak, ai kishte mbyllur sytë.

“Një dite të mjegullt vjeshte të vitit 1991, një grua e panjohur trokiti në portën e kasolles sime.

– Zonjë, – më foli. – Ti nuk më njeh. Unë jam Afërdita nga Përmeti, një kushërirë e dytë e dajove të tu. Kam ardhur të të them diçka, e cila duhet të groposet midis nesh.

Lexo edhe:

“Më dërgoi një plumb”/ Murrizi rrëfen kërcënimin me jeta: E gjeta personalisht kush ishte

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

Përndryshe, po ma nxorre emrin, unë bashkë me burrin e fëmijët e mi jemi të vdekur brenda ditës. Kam ardhur të të them mos e kërko më djalin tënd, Arturin.

Bëhu e fortë dhe mos ushqe iluzione. Djali yt ka vdekur. Që kur është rrëmbyer, është mbajtur në një shtëpi të fshehtë në Tiranë, bashkë me disa fëmijë të tjerë të mitur.

Aty i ushqenin mirë dhe një herë në javë, u merrnin gjak. Në një nga këto raste, me 30 mars 1985, fill pasi i morën gjakun, Arturi… nuk u përmend më. E kam parë me sytë e mi. Vdiq, si shumë vogëlushë të tjerë, që zëvendësoheshin me të tjerë…”, shkruan Tufa, një detaj që tregon një krim monstruoz.

Në vijim, të krimit tragjik, referuar rrëfimit të nënës, Tufa shkruan “në verën e vitit 1997 im shoq më thirri të shkoj për të pastruar tek shtëpia e prindërve të tij në Vlorë.

Në dhomën e vjehrrit që më pati urryer, gjeta dy blloqe të trashë. Në njërin ai kishte shkruar kujtimet e jetës së tij, ndërsa blloku tjetër ishte ditar. Nisa ta shfletoj e të lexoj pavullnetshëm, derisa u ndala, duke kërkuar, në shënimin “8 tetor 198…”:

“Gjithçka është ujdisur me kujdes… Plani që bëmë me shokët Vjollca Meçe, Zamir Shtylla dhe Ahmet Toporaku, s’ka pse të mos funksionojë. Djali i B… Artur S…, do të rrëmbehet në Komitetin e Partisë së Beratit… Do ta shlyejmë dhe këtë njollë. Më në fund….”

Më shungëllonin veshët. Si kështu!? Vjollca Meçe ishte kushërira e vjehrrit tim! Perëndi, gjëmën ma paskan kurdisur të mitë, mendova dhe ndjeva se po më binte zali. A e ka ditur vallë gjyshi enverist se ku po e çonte gjakun e nipit 4 vjeçar? Si ta pyes, tani që ka vdekur?”, vijon postimin Agron Tufa.

Detajet që jepen janë shokuese, denoncimi i publikuar nga Agron Tufa është me emra konkretë ndaj personazheve, që më pas mbajtën funksione të larta në atë që quhen institucionet e drejtësisë shqiptare, që kurrë nuk bënë drejtësi për krimet e komunizmit.

Deri më sot nuk ka pasur ndonjë reagim mbi dëshminë rrënqethëse të publikuar nga Agron Tufa, përfshi këtu edhe Vjollca Meçen.

Kjo e fundit, ish-prokurore e kohës së diktaturës, në vitet e demokracisë pati fatin që të bëhej anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Më pas u largua dhe mori drejtimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, një organizëm që ka si mision mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në fakt, për fatin e keq, në Shqipëri, organizmi që mbron të drejtat e njeriut, qenka drejtuar nga një personazh që akuzohet me emër dhe mbiemër për të paktën një krim mostruoz: rrëmbimin dhe zhdukjen e një fëmije 4 vjeçar, që në 1991 do të ishte 12 vjeç, trupi i të cilit nuk u gjet nga e ëma e tij.

Sot Vjollca Meçe është Presidente e Asamblesë së Komitetit të Helsinkit, shfaqet në media dhe flet për drejtësinë, bën moral, jep mendime, dhe askush nuk e ka pyetur dhe ndoshta s’do ta pyesë për krimet e komunizmit.

Dëshmia e publikuar nga Agron Tufa është një këmbanë alarmi, jo vetëm për atë që ka ndodhur në 30 vjet me krimet e komunizmit, jo për atë që ata që bënë krimet dhe ata që vuajtën krimet u trajtuan si “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”, por sepse minimalisht emrat që akuzohen për krimet e tyre, kanë guximin dhe shfaqen publikisht, zënë ekrane dhe vijojnë të përpunojnë opinionin public, pa dhënë llogari njëherë mbi atë që akuzohen. /Boldnews.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Më dërgoi një plumb”/ Murrizi rrëfen kërcënimin me jeta: E gjeta personalisht kush ishte

21:51 : 20/05/2025
AKTUALITET

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

21:46 : 20/05/2025
BOTA

BE ndjek linjën e SHBA-së, vendos t’ia heqë sanksionet ekonomike Sirisë

21:43 : 20/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore nga shqiptarët

21:36 : 20/05/2025
RAJONI

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

21:35 : 20/05/2025
AKTUALITET

18 vite konflikt! Tragjedia e paralajmëruar në Has që i mori jetën 34-vjeçarit

21:29 : 20/05/2025
Para

Fati i Shqipërisë është në Europë, ata që përpiqen t'a ndalin do turpërohen/ Mesazhi i Bashës

TË GJITHA

“Më dërgoi një plumb”/ Murrizi rrëfen kërcënimin me jeta: E gjeta personalisht kush ishte

21:51 : 20/05/2025

A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

21:46 : 20/05/2025

BE ndjek linjën e SHBA-së, vendos t’ia heqë sanksionet ekonomike Sirisë

21:43 : 20/05/2025

Berisha: Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore nga shqiptarët

21:36 : 20/05/2025

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

21:35 : 20/05/2025

18 vite konflikt! Tragjedia e paralajmëruar në Has që i mori jetën 34-vjeçarit

21:29 : 20/05/2025

Pjesë e ekipit teknik të Ançelotit, Kaka: Jam gati të kthehem

21:22 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com