• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Berisha: PD arriti objektivat, Rama e shihte veten si kryegjykatës

20:04 : 21/07/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë i pari selinë e PD pas mbledhjes së grupit. Në një prononcim për mediat ai deklaroi se PD arriti objektivat e përcaktuara që në fillim. Sipas tij, opozita qëndroi e vendosur ndaj çdo presioni pasi Rama kërkonte të kapte sistemin e drejtësisë.

Ish-kryeministri u shpreh se opozita mbrojti parimet themelore për një drejtësi të standardeve evropiane.

“Partia Demokratike arriti objektivat e përcaktuara që në fillim të bazuar në parimin e moskapjes së sistemit, në parimin e respektimit të lirive dhe të drejtave njerëzore, në parimin e përgjegjshmërisë para ligjit, në parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor. Cdo betejë që është zhvilluar, PD ka qënë në këto pozicione. Ndërkohë që Edi Rama e shihte veten se si do jetë kryegjykatës, kryehetues, kryeprokuror, ndërsa Xhafa i drogës e shihte veten se si duhet të ishte superministër, anëtar i tribunalit disiplinor, anëtar i KLGJ, anëtar i KKP, anëtar i të gjitha forumeve saqë ai ishte bërë si klloçka që i fuste nën sqetull të gjitha institucionet e drejtësisë përveç Edi Ramës.
Sokol Sadushi, që duhet ta them prap, është civilist, padiskutim i zoti por donte një gjykatë administrative ku të ishte kryetar. Pra duhet t’i ndërtonim Sadushit një Gjykatë të Lartë administrative në mënyrë që shkëlqesia e tij të shkëlqente në majë të saj, por këtë shteti nuk ja kishte borxh. Ai kunatolli, Berberi, më i vjetri në detyrë në Gjykatën Kushtetuese duhet të kapte një nga institucionet me 6 milionë lekë në muaj, kunati Fatmir Xhafës. Dvorani, famoz se përvetësoi rrogën e gjykatësit në kundërshtim me të gjitha ligjet e shtetit, dhe një herë thirrje prokurorit të përgjithsëm të hetojë. Pra, kur ti zgjedh një lukuni të tillë për të hartuar reformën, ndaj dhe atë ta rrëzoi Venecia nen për nen por opozita qëndroi e vendosur ndaj çdo presioni duke mos mbrojtur asgjë tjetër veçse parimet themelore të një sistemi drejtësie të standarteve europiane”, ka thënë Berisha.

Cila ishte formula e rënë dakort?
Formula e rënë dakort ishte absolutisht formula e diskutuar dhe që mund të pranohej për 5 minuta. Po pse nuk u pranua? Sepse duhej që të kushtëzoheshin kanalet nga do vinin personat. Sadushi duhet të emëronte dy për të ardhur për të aplikuar, dy të tjerë duhet ti emëronte dekani i sapozgjedhur i drejtësisë, një majtist i thekur, Max Haxhia i njohur për lidhjet e tij dhe të studios së tij me të majtën. Pra këta duhet të ishin të deleguarit e tyre. E kuptoni? Ti jepej mafies dhe kronizmit fluksi i njerëzve. U bë që ata të vijnë të aplikojnë vetë, kaq ishte e gjitha.

Kush e ka propozuar rolin e Operacionit Ndërkombëtar në vettingun e KLGJ dhe KLP. Është propozim i PD?
Plotësisht. Nuk e mohojmë këtë ne, por jo në fuqi vendimmarrëse. Në negociata gjërat kanë dinamizmin e tyre por amendamenti i fundit përbën një arritje tjetër historike sepse Rama gjeti si mekanizëm të fundit për ta penguar reformën, ngaqë e dinte se ne nuk do ta pranonim kurrë dhënien e sovranitetit, që të huajt do të emërojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët, pra mbretërit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Pse u krijua përshtypja sikur ishit ju që donit të pengonit reformën?
Një makineri shpifëse e cila në mënyrë absolute s’më shqetësonte aspak përkundrazi më bënte që të qëndroja me gjithë vendosmërinë time në atë që unë besoja dhe ta shumëzoja me zero sepse isha i vendosur që çdo gjë që përputhjej me rekomandimet e Venezias ta mbështesja me të gjithë mundësitë, të refuzoja gjithçka tjetër që binte ndeshas me këto parime pavarësisht nga çdo lloj shpifjeje e trillimi ndaj të cilave Sali Berisha ka një imunitet të përjetshëm.

Qëllimi ka qënë që të fitojnë qytetarët apo politikanët?
Absolutisht ka qënë një nga qëllimet më kryesore dhe ju s’keni dëgjuar dot kurrë në gjithë këtë betejë të PD, në gjithë këto deklarata që janë bërë, të gjitha ato shpifje dhe trillime që janë bërë, të dëgjoni një rast të vetëm të thonë PD po interesohet të kapi këtë apo atë. Përkundrazi PD ka punuar për një drejtësi të pavarur.

A është momenti final?
Mos i kthehet mendja Ramës, ky është final, por atë historinë e lepurit në bark e ka ai atë.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Fëmijët sirianë apel Pokemon Go: Na gjeni dhe ejani na shpëtoni (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com