Nga Boldnews.al
A ka tërmet që mund të shembë propagandën e ulët të kryebashkiakut të Tiranës? Nëse po, sa ball duhet të jetë që ta rrëzojë nga themelet mirazhin e pështirë, që shfrytëzon fatkeqësitë njerëzore për të ngritur jo një shtëpi të vogël të shembur nga tërmeti, por një “kullë të madhe” reklamash për Lali Erin?
Është e vështirë të jepet një përgjigjie e saktë për valën vibruese që duhet për të rrënuar njëherë e mirë hiperbolën që vjen nga piaristi më i madh të të gjithë kohërave. Sot po bëhet spektakël, fushatë, para dhe influencë me fatkeqësinë që Tiranës dhe Durrësit i ra nga tërmeti i 21 shtatorit të këtij viti. Zonat më të prekura ishin disa fshatra të Tiranës. U gjet ajo ditë që Erion Veliaj të dilte në skenë si “bob ndëtuesi”. Në fillim shkonte me disa pako me ushqime në duar, duke marrë për dekor kryetaren e PS-së së Tiranës Blerina Gjylahmeti, apo edhe ministren e ndjeshme Elisa Spiropali.
Kamerat ndizeshin, disa dubla bëheshin përpara me regji dhe skenar të vetë Erion Veliajt. Ndonjëherë merrte edhe “profesorin e madh” Gazmend Paja. Një orgji filmimesh që niste me ardhjen e Lali Erit me pak ushqimesh në duar, një inspektim brenda banesave të rrënuara nga tërmeti, një kafe nën hijen e hardhive dhe pemëve dhe puthje duarsh për nënat e vuajtuara të fshatit.
Në shumë prej banesave që inspektonin këta shpëtimtarë pushtetarë, ndihej deri në palcë varfëria. Batanija të vjetëruara, divane të brejtura nga koha, frigoriferë njëkatësh që brenda mbajnë vetëm ujë të ftohtë, bufe të kohës së diktatorit të zi të ngjeshura prej murit të plasaritur dhe fshatarë të kequshqyer dhe mbuluar nga varfëria ekstreme.
Këtë pjesë Lali nuk e fsheh dot, ose më saktë ende nuk i ka shkuar në mendje për ta bërë, pasi montazhierët e tij dhe stafi i madh i gazetarëve të paguar bëjnë mrekulli me pamjet, ku edhe varfërinë e tejskajshme ta shesin si mrekulli ekonomike.
“Nisi rindërtimi i shtëpisë së Mom Hides e Fiqiri Lamit në Mazrek, e dëmtuar përtej riparimit nga tërmeti i fundit! Mirënjohje Luan Bregasit që e mori përsipër dhe ta gëzoje ija shtëpinë e re pas pak kohësh”-shkruan kryebashkiaku Veliaj në një nga postimet e tij.
Më pas vijon me të tjera postime po në propagandën: “tërmeti prish, ne ndërto”. Gjithkush mund të futet në profilin e facebook-ut të Erion Veliajt dhe krahas qindra e mijëra fotosh me fëmijë të mitur që i shfrytëzon për propagandën e tij, gjenden edhe filmime në nisjen e punimeve për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.
Fatkeqësia natyrore atyre banorëve u shembi edhe strehët e vjetra që kishin mbi krye, por para se të nisë puna, të mjerët i kthejnë në kavje të propagandës së Lali Erit. Gjyshet nga fshati që u shkëpusin deklarata të tipit: “Na u gjende o bir, tu bëftë dita njëmijë”.
Sot Erion Veliaj ka thirrur biznesin e ndërtimit që të japin një dorë në ringritjen e banesave të shkatërruara, por e nesërmja për shumë prej biznesmenëve do jetë një ditë e begatë. Nëse ndërtojnë një banesë njëkatëshe në fshatrat e kryeqytetit do jenë të priviligjeuar në ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në qendrat e Tiranës.
Betoni shpërblehet me beton, aq sa fryma po i merret qytetarëve të Tiranës që bashkëjetojnë në çdo çast me ndotjen nga ndërtimet, mungesën e ajrit dhe smogun që çlirohet nga automjetet e tonazhit të lartë.
Qëllon që ndonjë banesë e dëmtuar në fshtra ka hije fiku, dhe aty Lali Eri gjen “veten”, pasi në rini ka bërë para të madhe në shitjen e fiqve. Takohet me nëna pensioniste që i kujtojnë sërish veten, ndonëse anjëra prej tyre me paratë e pensionit nuk ka paguar dasmat e shtrenjta të djemve…!