Shoferët që udhëtonin në autostradën e Miçiganit në afërsi të Detroit ngelën të shtangur kur në një baner, në të cilin supozohej të reklamohej ndonjë produkt, u shfaq një video pornografike.
Duket se një gabim teknik, mbërtheu para këtij baneri dhjetëra qytetarë të cilët nuk nguruan që pamjet t’i shpërndanin në internet, duke shkaktuar humor.
Policia e Auburn Hills thotë se video u transmetua në tabelën e madhe reklamuese për 30 minuta mbrëmjen e së shtunës.
Shoferë të shumtë telefonuan më pas pas 911 për të raportuar këtë shfaqje “+18”.
Policia mbërriti në vendngjarje brenda pak minutash dhe kontaktoi kompaninë që zotëron tabelën e reklamës.