Kryeparlamentari Ilir Meta ka kritikuar ambasadorin amerikan Donald Lu për mesazhin që ky i fundit i ka dërguar deputetëve të opozitës.
Në sms e publikuar nga Boldnews.al, Lu u kërkon takim urgjent disa deputetëve për t’i bërë të ditur pasojat gjithsecilit nëse nuk votojnë reformën në drejtësi.
Por, pikërisht ky mesazh ka shkaktuar irritim tek Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili u shpreh nga foltorja e parlamentit se reforma në drejtësi nuk votohet me sms dhe presion.
“S’mund të rri në këtë parlament që voton me SMS e nën presione. I falenderoj përfaqësuesit ndërkombëtarë, por një pjesë të përgjegjësisë kanë edhe ata, që ne ndodhemi në këtë situatë këtu, pasi disa gjëra duhet të ishin sqaruar më parë”, u shpreh Meta.
Ndërkohë më poshtë ndodhet teksti i sms së Donald Lu të dërguar deputetëve të opozitës:
I nderuar zoti…..Ne ju presim nesër në selinë e ambasadës deri në ora 12 00 për t i’u informuar për pasojat që do të keni nëse nuk votoni pro reformës në drejtësi. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin……