“Ule zërin, kam tre vjet që dëgjoj thënien tënde “me qetësi dhe dashuri”. Dashuria ka ikur të paktën ruaj qetësinë”. Ka nisur me përplasje të forta mbledhja e Konferencës së Kryetarëve mes Ilir Metës dhe Fatmir Xhafajt.
Fillimisht mbledhja e Konferencës së kryetarëve ka nisur me mosprezencën e Fatmir Xhafaj dhe Gramoz Ruçi gjë e cila ka irrituar së tepërmi kreun e Kuvendit Meta, i cili është shprehur se situata e krjuar për Reformën në Drejtësi është idiote. Sipas tij, përgjegjësinë për këtë situatë e ka Partia Socialiste dhe kryetari i Komisionit të Posacëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafa.
Meta tha gjithashtu se ka kërkuar mbledhjen e komisionit, por ajo nuk është zhvilluar. Ai ka kërkuar praninë e Fatmir Xhafës në konferencën e kryetarëve.
“Xhafaj të vijë këtu. Boll janë dëmtuar procedurat parlamentare për ndryshimet kushtetuese. i kam kërkuar Xhafës të bëjë mbledhjen e Komisionit për të reflektuar propozimet e fundit por nuk ka ndodhur. Kjo është habi. Xhafa ka bërë dhe disa insinuata. Xhafaj të vijë këtu dhe të gjithë ekspertët që nuk patën kurajo të flasin publikisht sepse historia e telefonit të prishur ka mbaruar. Kam kërkuar transparencë dhe standarde Jemi në një seancë ku në vend që të ishte seancë solemne duke evituar debatet idiote që kanë shoqëruar këtë reformë. Debatet janë bërë në mënyrë populiste dhe konflituale. I kam kërkuar Xhafës të bëjë mbledhjen e Komisionit për të reflektuar propozimet e fundit por nuk ka ndodhur. Kjo është habi. Xhafa ka bërë dhe disa insinuata. Xhafaj të vijë këtu dhe të gjithë ekspertët që nuk patën kurajo të flasin publikisht sepse historia e telefonit të prishur ka mbaruar. Kam kërkuar transparencë dhe standarde. Jemi në një seancë ku në vend që të ishte seancë solemne duke evituar debatet idiote që kanë shoqëruar këtë reformë. Debatet janë bërë në mënyrë populiste dhe konflituale”, është shprehur Meta, ndërsa Xhafaj nuk ishte prezent në mbledhje.
Me ardhjen e Kreut të Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Reformën për Drejtësi, Fatmir Xhafaj, me tone të ashpra iu drejtua Kryeparlamentarit Meta, duke i thënë që të mos ngrinte zërin dhe të mos jepte urdhëra.
“Kam 3 vjet që dëgjoj atë shprehjen tënde me dashuri dhe qetësi. Dashuria ka ikur, të paktën ruaj qetësinë. Unë s’marr urdhëra nga Ju, megjithëse respektoj postin e Kryetarit të Kuvendit. Për çfarë duhej të mblidhej Komisioni? Për të lexuar letrën e Komisionerit Hahn? Kjo është e turpshme. Komisioni duhej të mblidhej nëse letra e Komisionerit do të kthehej në një marrëveshje, e cila pasi të ishte formuluar duhej të implementohej në projektin Kushtetues”, tha Xhafaj.
Në vijim ai shtoi se procesi nisi dhe duhej të përfundonte me praninë e ndërkombëtarëve, pasi ne nuk mund që në mëngjes ti pyesim ku jeni, në drekë t’I themi ku ishit, ndërsa në darkë t’I themi s’kemi nevojë për Ju. Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka e cilësoi mjaft të rëndë situatën e krijuar, duke u shprehur se ajo që po ndodh tani është e turpshme.
“Të hënën u mblodhën ekspertët dhe në momentin që kishin arritur një marrëveshje, një telefonatë prishi konsensusin. Pastaj ndërhynë ndërkombëtarët, u arrit marrëveshja sipas propozimit të Komisionerit Hahn dhe u përshëndet nga Uashingtoni, Berlini, Brukseli dhe ne këtu në Tiranë. Pastaj në darkë ndodhi ajo që ndodhi. Tani unë nuk di se çfarë emri t’I ve kësaj që po ndodh, po kjo është si puç”, tha Paloka.
Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, tha se eksperti i OPDAT në orën 22:45 na solli një draft, ku thuhej se këtu përfshihen propozime shtesë nga Zyra e Kryeministrit dhe ato të BE-së. “Drafti ishte gati dhe minimalisht duhej të mblidhej Komisioni për ta marrë në shqyrtim, për ta miratuar dhe të futej në seancë. Ky është një draft i negociuar sepse është hartuar nga ndërkombëtarët dhe ne kemi thënë që çdo gjë që na vjen prej tyre është e dakordësuar”, tha Vasili.