• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritëro Agolli letër deputetëve: Votoni reformën. I bashkohen Kadare dhe 25 personalitete

12:23 : 20/07/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dritëro Agolli ka një apel për deputetët shqiptarë: O sot o kurrë, kjo reformë në drejtësi duhet votuar!

“Kam dëgjuar se mbi 90 përqind e popullit e do këtë reformë dhe e mbështet atë. Unë e besoj këtë shifër që jepet. E kur ke popullin me vete beteja është e fituar. Wshtë revolucion. Wshtë i drejtë krahasimi i kësaj reforme me revolucionin” – tha dje shkrimtari i shquar pwr gazetën DITA

Dritëroi tha se kanë folur deri më tani vetëm partitë politike, por pak është dëgjuar zëri i intelektualëve. Ai kërkoi që apelin e tij drejtuar deputetëve ta mbështesnin edhe intelektualë të tjerë, shkrimtarë e artistë, personalitete të shquara të fushave të ndryshme. Dhe kështu u bë, teksa lista e firmëtarëve mbetet e hapur.

DITA kontaktoi dje shkrimtarë, akademikë, ish-presidentë duke i njohur me tekstin e Dritëroit. Lista e atyre që e nënshkruan apelin është më poshtë bashkë me tekstin e letrës së shkrimtarit të madh, mes tyre edhe Ismail Kadare.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë!
Orët e nesërme të miratimit të reformës në drejtësi janë pa asnjë dyshim vendimtare dhe nga më të rëndësishmet që ju kini provuar ndonjëherë. Këto janë orë të një prove të madhe të përkushtimit dhe të ndershmërisë suaj para qytetarëve që iu kanë dhënë votën. Vota juaj nesër do të tregojë se jeni vërtetë të shqetësuar dhe të përkushtuar për përparimin e këtij vendi, për t’i dhënë fund tranzicionit të gjatë më shumë se 25 vjeçar dhe se sa e doni integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

I kemi ndjekur me vëmendje debatet dhe diskutimet për reformën që vazhdojnë pambarimisht prej afro dy vjetësh. Ka një shqetësim dhe një pritje të madhe me padurim nga shumica dërmuese e qytetarëve të këtij vendi që reforma të bëhet.

Kjo është reforma më e rëndësishme që po bëhet në Shqipëri që nga përmbysja e regjimit komunist. Kjo reformë kushtetuese i ndalon njerëzit e inkriminuar e të korruptuar të hyjnë në politikë dhe në organet e drejtësisë. Pastron parlamentin, administratën dhe partitë nga njerëz që kanë bërë krime apo që kanë vënë pasuri të paligjshme. Po të ishte bërë më parë kjo reformë, nuk do të flitej për dekriminalizimin. Drejtësia nuk do të ishte kaq e korruptuar. Prandaj dhe populli e ka humbur besimin te drejtësia. Shqipëria jonë do të ishte shumë më e përparuar dhe më e begatë nga ç’është sot.

Prandaj, nisur nga momenti historik dhe rëndësia e jashtëzakonshme e kësaj reforme, është më mirë që secili prej jush, deputetëve të këtij Kuvendi, nesër kur të hyni në seancën për miratimin e reformës të dëgjoni në radhë të parë e mbi të gjitha zërin e qytetarëve të këtij vendi që ju kanë votuar dhe të pyesni e vendosni me përgjegjësinë e ndërgjegjes suaj.

Ne jemi të bindur se reforma do të bëhet. Po është mirë të bëhet tani. Sepse këtu ndahet e shkuara me të ardhmen. Ky moment i hap Shqipërisë perspektivën evropiane, ndaj dhe në favor të kësaj perspektive duhet të vendoset pa hezitim nga ju që populli shqiptar u ka votëbesuar.

Ne na vjen mirë dhe përshëndesim faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë një qëndrim të palëkundur pro kësaj reforme. Ky qëndrim i prerë i partnerëve tanë perëndimorë jep garanci jo vetëm që do të bëhet reforma, por që do të bëhet ashtu si duhet. Deputetët e ndershëm nuk duhet t’i tremben këtij fakti. Kjo reformë vë në binarë demokracinë dhe shtetin e së drejtës, për të cilat ne aspirojmë prej më shumë se një çerek shekulli.

Dritëro Agolli, shkrimtar
Moikom Zeqo, shkrimtar
Pëllumb Xhufi, Profesor
Alfred Moisiu, ish-President
Bamir Topi, ish-President
Servet Pëllumbi, ish-kryetar Kuvendi
Ismail Kadare, shkrimtar
Pajtim Lutaj, Profesor
Arben Puto, Profesor
Alfred Uçi, Profesor
Daut Gumeni, shkrimtar
Xhevat Lloshi, gjuhëtar
Diana Çuli, shkrimtare
Luan Omari, konstitucionalist
Niazi Jaho, konstitucionalist
Sabit Brokaj, mjek
Nasho Jorgaqi, shkrimtar
Limos Dizdari, kompozitor
Irini Qirjako, artiste
Xhevahir Spahiu, poet
Fatos Tarifa, Profesor
Ksenofon Krisafi, Profesor
Ymer Minxhozi, publicist
Luftar Paja, aktor
Bardhosh Gaçe, Profesor
Fatos Klosi, Profesor
Idajet Beqiri, avokat

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Dorëhiqet shefi i Fox News Channel pas akuzave për ngacmim seksual

TË GJITHA

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ Arrestohen 4 punonjës policie dhe një tjet ër

11:32 : 08/06/2025

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com