Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar, është anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.
Alimadhi i drejtoi sot disa pyetje Presidentit Meta, gjatë seancës dëgjimore me të, ndërsa Kreu i Shtetit në disa raste iu përgjigj edhe me ironi deputetit të asaj që quhet si “opozita e re”.
Por, gazetari Ylli Dylgjeri, në një reagim në rrjet shkruan se Alimadhi është i vetmi ballist në Parlament që kërkon zgjedhje komuniste!
“Bën ki- ki- ki, por nuk është as për pula e as për pulari!”, shkruan Dylgjeri.













