• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Përralla e Tyrone Mings, nga i pastrehë në kombëtaren angleze

14:41 : 05/09/2019
në SPORT

Edhe futbolli ka përrallat e tij. Ajo që po tregojmë është e Tyrone Mings, sot 26 vjeç, mbrojtës i Aston Villas, që mori ftesën e parë nga përfaqësuesja e “Tre Luanëve”, kur deri pak kohë më parë, ishte pa çati mbi kokë.

Mings, i promovuar me Aston Villan në Premier League, ka lindur në Bath, Somerset, më 13 mars 1993. Jeton me nënën e tij, Dawn, dhe tri motrat. Kur ishte 8 vjeç, jeta e tij mori një kthesë të papritur. E ëma u nda nga partneri dhe ishte e detyruar që bashkë me fëmijët të jetonte në një banesë, nëse mund të quhej e tillë, pa çati: një dhomë e vetme me dy shtretër marinarësh dhe një divan.

“Nuk kishim vend për t’u rrotulluar, por s’kishim zgjidhje tjetër. Kujtoj gjithçka, ishte e tmerrshme. Shkonim në tualet dhe bënim dush të gjithë bashkë. Qëndruam gjatë aty nga 6 muaj deri 1 vit. Unë isha në fillore, një përvojë aspak e këndshme,” – tregon Mings.

Futboll dhe punë: Fare i vogël Mings nis të merret me futboll. Regjistrohet në akademinë e Southamptonit, por ishte ngordhalaq dhe në moshën 15-vjeçare nuk e pranuan më në skuadër. Por Tyrone nuk heq dorë, bën disa prova te Cardiff City, Swindon Town, Portsmouth e Bristol Rovers: e refuzuan sërish. Pasi fitoi një bursë studimi për futboll dhe pasi kaloi orë të tëra në palestër, iu bashkua Yate Town e më pas Chippenham Town, në Southern League. Luan, ndihet mirë, por paratë nuk i mjaftojnë. Paguhet vetëm 45 paundë në javë dhe detyrohet të punojë në një “pub”. Sot është në përfaqësuese, ndërsa 7 vite më parë mbushte gotat e birrës. Në një moment të caktuar, punon edhe si nëpunës në një zyrë konsulence për pasuritë e paluajtshme: “Nuk e mohoj se në ndonjë moment pata dyshime për të ardhmen time si futbollist.”

Mrekullia: Për ta shpëtuar, sikurse ndodh në përralla, erdhi ish-mbrojtësi Russell Osman. E sheh duke luajtur dhe ia rekomandon Ipswich Town. Një orë në ndeshjen e kontrollit dhe vjen kontrata e parë për Tyrone. Gjërat shkuan mirë dhe në vitin 2015 kalon te Bournemouthi në Premier League për 8 milionë paundë. Por ende nuk jemi në fundin e lumtur të përrallës. Në ndeshjen debutuese në Premier League, kundër Leicesterit, këput ligamentet e gjurit e detyrohet të qëndrojë jashtë për 1 vit: “Kur më treguan shkallën e dëmtimit, u çmenda fare. Doja të hiqja dorë nga gjithçka, u mbylla në vetvete dhe nuk doja të flisja me njeri.” Megjithatë, e gjeti forcën për të reaguar.

Lexo edhe:

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

Ftesa nga “Tre Luanët”: Ajo që vjen më pas është historia që dinë të gjithë. Më 31 janar 2019 kaloi në formë huazimi për 6 muaj tek Aston Villa, shënon golin e tij të parë për Villans më 8 shkurt, në barazimin ndaj Sheffield United. Vjen ngjitja në Premier dhe blerja përfundimtare e kartonit të tij nga Aston Villa për thuajse 30 milionë euro. Dhe, së fundmi, ftesa e papritur nga Gareth Southgate për ndeshjet me Bullgarinë dhe Kosovën për Euro 2020. Tani pritet debutimi në përfaqësuese, por sigurisht që kjo përrallë mbyllet me: “jetuan të gjithë të lumtur”. Ai dhe nëna e tij Dawn, tashmë i kanë shlyer të gjitha borxhet.

  

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

13:12 : 16/05/2025
SPORT

Gjobë dhe dy dënime, ish-futbollisti i Kombëtares e pëson keq

13:07 : 16/05/2025
AKTUALITET

Berisha në samitin e IDU: Zgjedhjet ishin farsë, Rama i siguroi votat nga krimi! Kërkoj mbështetjen tuaj

12:56 : 16/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sekuestrohet kokainë në Korçë, arrestohen dy vëllezër

12:38 : 16/05/2025
AKTUALITET

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet i riu në Librazhd (Emri)

12:37 : 16/05/2025
Para

Raporti i OSBE-ODIHR/Kryemadhi-Ramës: Nuk i reziston dot tundimit për të futur duart…

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

13:26 : 16/05/2025

VIDEO/ Rama “show” edhe në Samit, i kthen liderët e BE-së në kukulla

13:12 : 16/05/2025

Gjobë dhe dy dënime, ish-futbollisti i Kombëtares e pëson keq

13:07 : 16/05/2025

Berisha në samitin e IDU: Zgjedhjet ishin farsë, Rama i siguroi votat nga krimi! Kërkoj mbështetjen tuaj

12:56 : 16/05/2025

EMRAT/ Sekuestrohet kokainë në Korçë, arrestohen dy vëllezër

12:38 : 16/05/2025

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet i riu në Librazhd (Emri)

12:37 : 16/05/2025

Samiti i Komunitetit Politik Europian, mbërrijnë edhe Zelensky me Macron

12:22 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com