Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë thirrje për përdorimin e sistemit elektronik në gjykata në punimet e tryezës EURALIUS për të ardhmen e menaxhimit të çështjeve të gjykatave. Ai tha se do ta mbështes këtë process për të krijuar një klimë ku gjykatat mos të shihen si “pashallëqe” me vete. Çështja e gjykatave do të zgjidhet shumë shpejt duke mos i lënë më gjykatat në dëshirat personale të individëve.
Ministri Manjani ka qenë i prerë në fjalët e tij gjatë punimeve për çështjen e gjykatave duke thënë se besimi nuk rritet nëse dihet kush është gjykatësi që do gjykojë çështjen. Ai tha se në raportet e BE-së, Shqipëria kritikohet pë shortin e gjyqëtarëve. Ndërsa është ndalur në një analizë të shkurtër për të sjellë në vëmendje sistemin e gjykatave në Shqipëri si dhe funksionimin e tyre. Takimi nga EURALIUS do të vazhdojë në diskutimet për çështjen e gjykatave deri në orën 1 të drekës ku priten të diskutojnë për sistemin elektronik në gjykata. Bisedimet do të zhvillohen pa praninë e mediave.