• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja përgjimet e Zv.Drejtorit të Burgjeve: “Po nuk erdhe sot, mos hajde fare, nuk të dua fare”

09:57 : 12/07/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME

Nga Boldnews.al

Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar arrestimin e zëvendës drejtorit të Burgjeve dhe katër biznesmenëve që janë përfshirë në një aferë korruptive me tenderët e ushqimeve të të burgosurve.

Të dyshuarit u arrestuan pasditen e djeshme pas një vendimi të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila pranoi kërkesën e prokurorisë për ndalimin e tyre.
Sipas një njoftimi për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, të arrestuar janë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Iljaz Labi si dhe biznesmenët Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla.

Biznesmenët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë një tender ushqimesh nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për blerje vezësh dhe bulmeti me vlerë 226 milionë lekë nëpërmjet marrëveshjes mes tyre. Për këtë tender ata do i paguanin 20 milionë lekë zëvendësdrejtorit Labi, i cili do të krijonte lehtësira në procedurat e tenderit.

Gjatë hetimeve të nisura pas referimit nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përgjuar disa biseda mes të dyshuarve duke arritur në përfundimin se ata kanë qenë pjesë e aferës korruptive. Në njërën prej bisedave zëvendësdrejtori i kërkon biznesmenit Shemsi Sinani të shkojë ta takojë atë ditë, përndryshe të mos shkonte më.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Po nuk erdhe sote, mos ajde fare, nuk te dua fare, po serdhe sote”, i thotë ndër të tjera zëvendësdrejtori i Burgjeve biznesmenit Sinani, i cili në fakt nuk ishte zyrtarisht fitues i tenderit, por me marrëveshje do të kryente furnizimin me ushqim dhe do të përfitonte paratë nga tenderi.

Sipas prokurorisë administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderët e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin.

Administratorët e këtyre shoqërive paraprakisht përcaktonin edhe se cili prej tyre do të dilte fitues në njërin prokurim apo në secilin lot prokurimi. Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktorit me njërën nga shoqëritë fituese.

Sipas hetimit rezulton se administratorët e kompanive kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31.5.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936.

“Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milionë lekësh të rinj te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Sipas përgjimeve dhe hetimeve në terren rezulton se zëvendësdrejtori Iljaz Labi, ka mbajtur në mënyrë kontakte dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me personat nën hetim, Ylber Kalaja dhe Shemsi Sinani, duke kërkuar prej tyre përfitim për procedurën e prokurimit të datës 31.5.2016, edhe pse kontraktuesi është subjekti “Nelsa”, me administrator shtetasin Nexhmi Balla.
“Nga veprimet e tij, del qartë dijenia për kryerjen e procedurës së prokurimit në mënyrë fiktive. Detyra funksionale e tij është pjesë e zinxhirit përkatës që nga fillimi i nisjes së procedurës së prokurimit dhe deri në lidhjen e kontratës”, thotë prokuroria, e cila pohon se janë nën hetim edhe disa procedura të tjera prokurimi të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku përfitues janë të njëjtët persona.

Të arrestuar:

Iljaz Labi, me detyrë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve
Elidjan Laskaj, administrator i shoqërisë “Dogel”
Ylber Kalaja, administrator i shoqërisë “Vllaznia”
Shemsi Sinani, administrator i shoqërisë “M.B.Kurti”
Nexhmi Balla, administrator i shoqërisë “Nelsa”
Bisedat e biznesmenëve: Takoje atë dyshim se më çmendi me SMS

Përgjimi i parë 6 ditë përpara lidhjes së kontratës
Më datë 25.05.2016 ora 10.22.06, shtetasi Iljaz Labin zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, një nga biznesmenët e arrestuar.

Iljazi e pyet: “Shemsi, po sa duhet me të taku ty o burre i dheut, 1 vite”.

Shemsiu i përgjigjet se kishte qenë nga Jugu dhe nuk kishte patur mundësi të shkonte ta takonte.

Iljazi i thotë përsëri: “ Robi thotë nuk vijë dhe nuk vijë… Po të kam bërë njëzet mesazhe o burrë..”

Shemsiu i thotë se do shkonte atë ditë. Iljazi i thotë: “ … Po nuk erdhe sotë, mos ajde fare, nuk teë dua fare, po serdhe sotë.. Shemsiu i thotë se do shkonte patjetër.
Përgjimi i dytë pas fitimit të tenderit të ushqimeve

Më datë 3.6.2016 ora 14.26.05, shtetasi Ylber Kalaja, një nga biznesmenët e arrestuar komunikon me shtetasin Shemsi Sinani, gjithashtu i arrestuar.

Ylberi i thotë Shemsiut: “Eee, po shko takoje një çikë atë dyshin atje o burrë, atje se më çmendi me mesazhe. I thashë se i kam thenë Shemes të vijë të takojë, ka një jave, ska ardhur akoma i thashë unë…. I kam then Shemes, me ardhe me të taku..”.

Shemsiu i thotë se kishte vajtur dy here dhe nuk e kishte gjetur. Ylberi i thotë përseri: “… Po shko mbaroje atë punë tani o burrë i dheut…”.
Shemsiu e pyet: Po 1 apo?. Ylberi i thotë: “ …Po 2, o burrë tani, se sjemi kalamaje, se s’dihet si merr puna o burre i dheut, te mbajme ekuliber o burre i dheut, po hajde e ulem nje cike ate, le te ulet o burre i dheut, se car do bejme me keto te tjerat a e kupton. A me kupton… Ne kemi mbajte ekuliber gjithe keto kohe, tani ta dhj… ne funde fare, kot. Me kupton?
Shemsiu i thotë: Mire po, spo na ngelet gje , e kupton. Tani po them une sic thoshe ti, tani ti spo thuaj gje…
Ylberi i thotë përsëri : “…b kemi bere vete kete menyre, a e kupton dhe ne sdo ta dhjesim tani ne funde fare, kote, a e kupton”. Shemsiu bie dakord.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Përplasen dy autobus në Cërrik, plagoset shoferi dhe disa pasagjerë

TË GJITHA

Vota e diasporës, zarfet do të hapen kur të nisë numërimi për çdo qark

12:13 : 10/05/2025

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025

E rëndë në Lushnjë! Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

11:39 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com