• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush po e tradhëton aksionin opozitar?!

16:08 : 26/06/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Mbi aksionin e opozitës po vërtitet hija naivo- feminore e 18 majit: ajo se revolucioni mund të përfundojë me negocim. Po të shohësh ditët e fundit, si në fjalorin dhe protestat e organizuara nga dy liderët kryesorë, thirrjet për dhunë janë zëvendësuar me ato për paqe. Kreu i PD bëri ç’është e mundur të propagandonte se mitingun e të premtes do të dilte me vajzat, të njëjtën gjë ia kërkoi edhe ish deputetëve të tij, ndërsa Monika Kryemadhi është shndërruar nga “shtrigë” në “ëngjëll”, që pas udhëtimit shëndetësor jashtë Shqipërisë.

Ka edhe më, sllogani i famshëm “në 30 qershor nuk ka zgjedhje” tani po zbutet e po rrumbullakoset duke i shtuar edhe konceptin “ato nuk do i njohim”. Pra mesazhi është krejtësisht i ndryshëm: “votimet do të bëhen, por opozita nuk do ti marrë në konsideratë”.

Në fakt, që kur opozita përzgjodhi rrugën radikale të djegjes së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale, përpara saj u hapën dy rrugë, të dyja legjitime dhe të justifikueshme për gjendejen që kalon vendi: ose rregjimi të refuzohej paqësisht dhe përmes metodave gandiane të pritej me durim deri sa ai të shkërmoqej duke ilustruar përpra qytetarëve rrezikun e rikthimit të një diktature, ose së dyti, të tentohej përmbysja e tij me dhunë.

Nga 16 shkurti e deri përpara dy- tre javësh, opozita vuri bast për opsionin e dytë. Vetë Basha u thoshte njerëzve pranë tij që predikonin variantin e parë se ky do të qe shkatërrimi i PD-së, se nëse Rama arrinte të mbante zgjedhje, fibra opozitare do të shkërmoqej për një kohë të gjatë.

Lexo edhe:

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Në mbështetje të kësaj optike u shfaqën në protesta militantët me maska, molotovë, gurë dhe shkopinj. Në emër të saj Tirana u pasqyrua në mediat botërore si kryeqyteti i një vendi në prag të luftës civile.

Sa do brutale, e egër, me risk, që të dukej kjo rrugë, në fund të fundit, ajo qe e përligjur. Përballë një regjimi që mbahet në këmbë falë lidhjeve me krimin, që shpërndan gjithë pasurinë e përbashkët në duar të dhjetë vetëve dhe që në fund, kur për këto duhet të përballet më zgjedhjet, vë në punë narkotrafikantët për të ndryshuar rezultatin, ndoshta nuk ka zgjidhje tjetër.

Por habia, çoroditja, hallakajtja e militantëve të opozitës është se kjo rrugë duket se po braktiset në apogjeun e saj.

Duke dalë mbrëmë për të thënë se dhuna i shërben Edi Ramës (po të qe kështu s’duhet të ishte ushtruar asnjë ditë) dhe duke vënë theksin tek bojkoti i zgjedhjeve, përpara versionit të prishjes së votimeve, Lulzim Basha po merr një kthesë të rrezikshme. Ai po ringjall fantazmën që e ndjek nga pas, që kur ka hyrë në politikë: ata të një politikani që nuk duhet marrë seriozisht.

Duke dhënë shenja se është i gatshëm të bëjë prapakthehu, ai po vërteton të gjitha tezat e makinerisë propagandistike të Edi Ramës. Prej disa javësh, mediat pranë qeverisë po i bien burive se Basha dhe Kryemadhi do të zbythen, se atyre i’u a kanë futur ndërkombëtarët këmbët në një këpucë, se amerikanët po i tundit prangat e burgut dhe se ata nuk kanë mendere për ta përballuar këtë sakrificë, sepse kanë tepër për të humbur.

Nuk ka rëndësi se sa qëndrojnë këto teza, se sa janë ato fryt i shantazhit apo copëza të së vërtetës, e rëndësishme është që nëse Basha dhe Kryemadhi ndërmarrin, disa ditë para 30 qershorit ,një piruetë të turpshme, ata i japin 100% kredibilitet atyre. Ata hyjnë në lëkurën e opozitarëve karagjozë që mendojnë vetëm për veten, duke shpallur mbi tryezë revolucionin dhe duke kërkuar poshtë saj negocimin e tij.

Ata e kanë mbarsur aq keq popullin opozitar, ata kanë ngritur sa e sa intelektualë të përqafojnë hashtagun #edheunë, ata kanë sakrifikuar edhe penalisht qindra militantë dhe njerëz që do të dalin nga zyrat e shtetit, sa në këtë pikë janë të dënuar të mos kthehen më mbrapsht edhe sikur një skuadër marinsash t’i kidnapojnë me helikopterë.

Prandaj, nëse e bëjnë këtë kthesë groteske, ky do të jetë fillimi i fundit të kësaj opozite. Sot ajo nuk rrezikohet as nga përdorimi i dhunës, as nga përplasja, as nga shpallja organizatë terorriste dhe as nga karantina ndërkombëtare. Sot ajo ka një rrezik më të madh: tradhëtimin nga liderët e saj.

©Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025
AKTUALITET

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
Para

I nxehti përfshin Evropën, mbyllen shkollat! Çfarë po ndodh...

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com