Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, aktivist i shoqërisë civile, përmes një postimi në rrjet ka ripërsëritur thirrjen për ndryshimin e sistemit, si të vetmen rrugë për të shpëtuar nga mënyra sesi grabiten milionat e shqiptarëve.
Soko ndalet në abuzimet me PPP, ndërsa shkruan se “nëse këta deputetë do të zgjidheshin nga populli, natyrisht që frikën nuk do t’ia kishin Ramës, por popullit”.
“Dhe aty patjetër që do të dilnin dhe do të thonin “Kryetar, më vjen keq, po nuk i dal dot para votuesve nëse të miratoj këtë kontratë. Unë dua të jem prapë deputet dhe po ta miratova ty këtë, njerëzit nuk më votojnë më sepse më quajnë si pjesëmarrës në vjedhje.”
E pra kaq duhet. Një deputet që zgjidhet nga vota dhe jo nga Kryetari. Kaq duhet për të ndalur këtë çmenduri që është vënë në lëvizje dhe nuk po ndalet.
Duhet t’i zgjedhim ne deputetët! Duhet ndryshuar sistemi!
Në të kundërt, e thashë dhe më lart, sot luftojmë konçesionet, por nesër ai që do vijë do të shpikë një formë të re…dhe ne do të jemi përsëri duke u përdhunuar…dhe unë do të jem përsëri te Rakipi duke shpjeguar si po na vjedhin dhe si po e hamë…”, shkruan Soko.
Postimi i Pano Soko
Nuk kam më dëshirë të flas për afera.
Check-up, hemodializa…inceneratori…Rruga e Kombit….Milot-Balldren. Është e njëjta histori që përsëritet nën tituj të tjerë. Jam i lodhur nga përsëritja që i bëj vetes sa herë që më ftojnë të flas për ndonjë skemë a vjedhje.
Tashmë s’më bëjnë më përshtypje as vlerat.
Sepse kjo histori do të vazhdojë. Këtë ja thashë dhe Rakipit. “Para 3 muajsh na ftove për Unazën e Re, sot na ftove për Milot-Balldren. Numëro ditët kur për dy muaj të na ftosh për ndonjë Kashar-Rrogozhinë prapë..”
Kjo histori do të vazhdojë nëse nuk e kuptojmë që në thelb ky është produkt i sistemit.
Konçesioni është forma që kjo qeveri ka gjetur për të transferuar ca triliona lekë nga buxheti i shtetit tek xhepat e veta dhe të 7-8 personave afër saj.
Më parë ishte dogana, pastaj tatimet, pastaj privatizimet, tani konçesionet..dhe kush do vijë më pas do gjejë ndonjë formë tjetër.
Kjo histori do të vazhdojë. Duhet kuptuar që të ndalojmë thjesht konçesionet, s’kemi bërë asgjë. Ka dhe 1000 forma të tjera sesi një pushtet i korruptuar mund të transferojë para në llogari private.
Çfarë i duhet Ramës sot për të miratuar Milot-Balldrenin apo me dhjetra konçesione të tjera të ngjashne? – Një gjë vetëm. Një grup parlamentar që i rri në rrjesht. Që kur të shkojë kontrata në parlament, të gjithë të ngrejnë kartonin.
A e ka Rama grupin parlamentar? -Patjetër që e ka. Në rrjesht madje. Jo sepse ata deputetë nuk e kuptojnë që kjo është një aferë ku po vidhen 200 milionë Euro, por sepse ata janë të varur nga Rama. S’kanë çfarë bëjnë. Me këtë sistem, ku çdo gjë e vendos Kryetari, kush ka b*thë t’i dalë Ramës dhe t’i thotë “Jo! Kjo është vjedhje!”? Natyrisht mund të dalë ndonjëri që e ka ndarë mendjen që s’do të jetë më deputet nesër, po të tillë nuk di të ketë.
E pra, nëse këta deputetë do të zgjidheshin nga populli, natyrisht që frikën nuk do t’ia kishin Ramës, por popullit. Dhe aty patjetër që do të dilnin dhe do të thonin “Kryetar, më vjen keq, po nuk i dal dot para votuesve nëse të miratoj këtë kontratë. Unë dua të jem prapë deputet dhe po ta miratova ty këtë, njerëzit nuk më votojnë më sepse më quajnë si pjesëmarrës në vjedhje.”
E pra kaq duhet. Një deputet që zgjidhet nga vota dhe jo nga Kryetari. Kaq duhet për të ndalur këtë çmenduri që është vënë në lëvizje dhe nuk po ndalet.
Duhet t’i zgjedhim ne deputetët! Duhet ndryshuar sistemi!
Në të kundërt, e thashë dhe më lart, sot luftojmë konçesionet, por nesër ai që do vijë do të shpikë një formë të re…dhe ne do të jemi përsëri duke u përdhunuar…dhe unë do të jem përsëri te Rakipi duke shpjeguar si po na vjedhin dhe si po e hamë…