• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk plotësojnë kriteret ligjore/ Ish-prokurorja kërkon shkarkimin e dy anëtarëve të KPA

10:02 : 26/05/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Duke renditur disa nga shkeljet e konstatuara nga kërkimet e saj, ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Antoneta Sevdari, me anë të një kërkese i është drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e dy anëtarëve të këtij institucioni.

Duke argumentuar se ata nuk plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë pjesë e KPA-së, Sevdari kërkon fillimin e procedimit disiplinor dhe mbarimin e mandatit për Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, të dy pjesë e trupit gjykues që firmosën për shkarkimin e saj nga detyra. Kërkesa e bërë në KPA i është drejtuar edhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nga ana e ishprokurores, e cila bën të ditur gjithashtu, se vendimin për shkarkimin e saj do ta ankimojë në Gjykatën e Strasburgut.

Kujtojmë se vendimi për shkarkimin e Sevdarit nga detyra si prokurore ka qenë një nga vendimet më të diskutuara të Kolegjit, ndërsa u konsiderua edhe si cenim i reformës. Duke iu referuar kërkesës, Antoneta Sevdari pretendon se nga verifikimet e kryera prej saj deri më tani, dy prej anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë në pjesë e tij.

Teksa citon disa vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Sevdari bën të ditur se më qëllim për të mbrojtur të drejtat e saj në Gjykatën Europiane, ka kryer verifikime për anëtarët e Kolegjit dhe ka konstatuar se “mospërmbushja e kushteve është flagrante dhe cenon rëndë besimin e publikut te kjo reformë e shumëpritur nga shqiptarët”. Në kërkesë, ish-prokurorja shton se zgjodhi t’u drejtohej të gjithë institucioneve shtetërore që janë dhe duhet të jenë garante të këtij procesi,që të marrin masat e nevojshme për të garantuar vazhdimin e një procesi të rregullt ligjor. “Mosveprimi në ngjarje kaq të rënda deligjitimon procesin dhe shkatërron plotësisht besimin e publikut në një proces, i cili është shpresëdhënës për shqiptarët”, shkruan Antoneta Sevdari.

SHKELJET

Lexo edhe:

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

Në lidhje me anëtarin Ardian Hajdari, Sevdari shkruan se nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”. Sipas verifikimeve të ishprokurores, rezulton se Ardian Hajdari e ka mesataren në studime 6,44 dhe në këto kushte ai “nuk përmbush kushtin e parashikuar në germën d) të pikës së dytë të nenit 6 të ligjit 84/206, pra, notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për Drejtësi me diplomë “Master i Shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për Drejtësi jashtë shtetit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj”.

Ndërsa për anëtarin tjetër të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, Serdari pretendon se në kushtet kur është larguar nga detyra me shkarkim për shkelje të ligjit dhe kur është pyetur gjatë përzgjedhjes për në KPA, është shprehur se është larguar me dorëheqje. “Nga procesverbali i mbledhjes së KLD-së i datës 18.11.2016 rezulton se z. Luan Daci ka aplikuar për vendet vakante të shpallura nga ky institucion në pozicionin e “Gjyqtarit të Shkallës së Parë”.

Komisioni i Shqyrtimit të Kandidaturave për vendet vakante të gjyqtarit të Shkallës së Parë ka skualifikuar z. Luan Daci nga gara, për shkak se nuk plotëson kushtet ligjore. Sipas këtij procesverbali, ky kandidat, me vendimin nr.06, datë 24.12.1997, është shkarkuar nga detyra. Luan Daci nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”. Më tej, në kriteret që sipas Sevdarit këta anëtarë nuk i plotësojnë, është edhe se të dy nuk e njohin mirë gjuhën angleze, një tjetër kusht ky për të qenë pjesë e vetingut./Panorama/

Etiketa: kerkesakpasevdari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

10 arsye, përse anëtarët e KPA nuk mund të bëhen gjyqtarë Apeli

11:34 : 01/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

19:11 : 05/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

14:05 : 27/02/2026
AKTUALITET

KPA pushon çështjen e ndihmësit ligjor, Ervin Aliu

12:31 : 27/02/2026
Para

Skënderbeu pa sulmues, ja formacioni i mundshëm përballë Luftëtarit

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom