• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

600 mijë pasuri të paregjistruara nga hipoteka/ Ja zonat më problematike

16:59 : 22/05/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Janë mbi 600 mijë pasuri, kryesisht në zonën bregdetare të jugut dhe të Thethit, të cilat nuk janë regjistruar nga Hipoteka.

Ndonëse duhet të ishte një proces i mbyllur me kohë, sot e kësaj dite kjo pjesë e hartës është ende me ngjyrë të kuqe. Por jo vetëm kaq, edhe atje kur procesi ka përfunduar, janë të pafundme problematikat e vërejtura.

Sipas kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, nga 3.8 milionë pasuri të regjistruara 2.5 rezultojnë me probleme. Gjatë një forumi të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, Lame u parapriu shqetësimeve të ngritura nga biznesi mbi çështjet e pronësisë, duke vendosur gishtin mbi plagë.

“Pas tri dekadash të ndryshimit të sistemit, Thethi dhe gjithë bregdeti i jugut rezultojnë të paregjistruara. Pra, ende nuk kanë kaluar në regjistrim fillestar. Në 1 milion operacione që bën në vit Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, prej tyre rreth 500 mijë janë bosh, pra, që ti i jep qytetarit një informacion bosh dhe pas një jave e ke prapë te dera.

Ne nuk mund të rregullojmë banakun kur mielli që shitet është i mykur. Janë rreth 600 mijë të paregjistruara, por nga 3.8 milionë pasuri të regjistruara, rreth 2.5 mln janë të regjistruara me probleme”, tha Lame.

Lexo edhe:

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli (EMRI)

Më herët, kreu i Kadastrës ka paralajmëruar rishikimin e titujve të lëshuar si edhe nisjen e regjistrimit për zonën e bregdetit.

FORUMI

Për presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, këto probleme në mbaruara janë bërë dhe vijojnë të bëhen pengesë për investitorët. “Çështjet e pronave pengojnë investitorët, të cilët kanë një planifikim të qartë mbi investimet e tyre dhe kontrata mbi projektet strategjike”, vuri në dukje Jaço.

Në përgjigje të kësaj sfide, Lame tha se zgjidhjet pritet të arrihen përmes finalizimit të tre hapave. “Hapi i parë ishte unifikimi i institucioneve, hapi i dytë përmbyllja e proceseve tranzitore dhe hapi i tretë është reformimi në themel i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, tha kreu i Kadastrës.

MBIVENDOSJET

Kur bëhet fjalë për problematikat e pronave, mbivendosjet kryesojnë listën. Të krijuara herë prej gabimeve hartografike, herë prej pasaktësive në regjistrim e herë prej krijimit të titujve të ndryshëm për të njëjtën pasuri, të gjitha rastet e konstatuara apo ato të cilat do të konstatohen në vijimësi, do të kalojnë përmes një skeme të re trajtimi.

Sipas ligjit “Për Kadastrën”, kur pasuria e paluajtshme tokë, objekt i mbivendosjes, është zënë nga ndërtim, do të mbizotërojë titulli i pronësisë që i përket pronarit të ndërtimit. Pra, ai që posedon objektin, do të marrë edhe parcelën ndërtimore.

Nga ana tjetër, për rastet fiktive të krijuara nga pasaktësitë hartografike apo gabimet që mund të jenë bërë gjatë hedhjes së të dhënave do të jetë institucioni i ri që do të marrë përsipër zgjidhjen e tyre. /PANORAMA/

Etiketa: hipotekaLamepasuri

Lajme të lidhura

BOTA

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

22:18 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ndërtesë, makina dhe biznes/ Sekuestrohen pasuritë e të dënuarit për drogë në Angli (EMRI)

10:08 : 02/06/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

Trafik droge dhe pastrim parash në Norvegji, GJKKO jep dënimin për vëllezërit Pali

16:03 : 23/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, 34-vjeçarit i sekuestrohen pasuritë me vlerë 228 mijë €/ EMRI

09:41 : 20/05/2025
Para

I vetmi vend në Europë pa Gjykatë Kushtetuese e të Lartë/ Apeli i fortë i ish-ministrit…

TË GJITHA

Ristanja e Bashkisë si pasqyrë e asaj që po vjen

14:30 : 07/06/2025

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com