• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbi gjysma e anëtarëve të KLP e KLGJ me probleme të rënda/ Vettingu me dy standarde…

19:05 : 21/05/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjet, shprehet se Vettingu në drejtësi është selektiv dhe me dy standard, duke shtuar se shpesh trupat e vettingut kanë në përbërje persona me integritet profesional dhe moral mjaft të ulët.

“Mbushja e organeve të qeverisjes së gjyqësorit me njerëz pa integritet shënoi goditjen më të rëndë të reformës në drejtësi, sepse morali i kësaj reforme rezultoi të ishte në mjaft raste më i ulët se drejtesia, që lamë pas.

Mbi gjysma e anëtarëve të KLGJ dhe KLP kishin probleme të rënda integriteti, e provuar kjo edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit si dhe nga burime të tjera verifikimi”, shkruan Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

Reforma ne Drejtesi si nje realitet fake, i helmuar nga levdatat !!!

Lexo edhe:

Audio e sherrit në KLP, Stojani akuza kryetares Bogdani: Nuk jemi agjenci udhëtimi “KLP Travel”

KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnajn, 4 anëtarë votojnë kundër

Reforma ne drejtesi e imagjinuar si nje proces i thelle transformimi i drejtesise, u duartrokit pa kursim qe pa nisur.

U duatrokit “nxehtesisht” edhe ndersa ajo hartohej.

Vazhdon te duatrokitet edhe sot kur realiteti i implementimit te saj ne mjaft momente kyçe është tërësisht zhgënjyes dhe kapja e saj eshte nje realitet i pakundershtueshem.

Integriteti i ri i drejtesise se re do te ishte vija ndarese me drejtesine e vjeter.

A arriti dot te triumfonte ky integritet i ri?

Sigurisht qe jo!

Mbushja e organeve te qeverisjes se gjyqesorit me njerez pa integritet shenoi goditjen me te rende te reformes ne drejtesi,sepse morali i kesaj reforme rezultoi te ishte ne mjaft raste me i ulet se drejtesia, qe lame pas.

Mbi gjysma e anetareve te KLGJ dhe KLP kishin probleme te renda integriteti, e provuar kjo edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit si dhe nga burime te tjera verifikimi.

Loja e shëmtuar e bllokimit te këshillit te Emërimeve në Drejtësi (KED) për shkak se përbërja e tij, e dale nga një procedure hedhjeje shorti plotësisht ligjore, nuk i pëlqeu qeverise ishte një goditje shume e rende për reformën.

Shpërbërja e KED dhe ringritja me mekanizma antiligjore te hedhjes se shortit për te arritur te KED-ja, qe i duhej qeverise është ligjërisht dhe moralisht një atentat kushtetues ndaj reformës.

Zbatimi i një vetingu selektiv dhe politik ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qellim eliminimin e saj ishte praktikisht asgjësimi i çdo mundësie që Drejtësia te kishte institucionin ku çdokush mund te ankohej për implementimin e reformës në drejtësi.

Gjykata Kushtetuese ishte i vetmi institucion integriteti i te cilit kishte qendruar qarte mbi palet,qe respektonte pa medyshje kushtetuten dhe qe kish dhene dhjetra vendime kunder maxhorancave te djathta e te majta, duke u vleresuar ne kete menyre si institucioni me solid i drejtesise shqiptare i vleresuar ehe nderkombetarisht.

Vetingu ndaj Gjykates Kushtetuese ishte nje veprim i qeverise ne funksion te strategjise se kapjes se drejtesise nga rilindja dhe pamundësimin e pengimit te kësaj kapjeje.

Ndersa Vetingu i trumbetuar aq zhurmshem nga propaganda si asgje tjeter, po shenon perdite ngjarje te njepasnjeshme qe provojne se ky Veting eshte selektiv, me dy standarte, jo profesional dhe se trupat e vetingut kane ne perberje persona me integritet profesional dhe moral mjaft te ulet. Keta persona nuk do te kalonin dot as vete asnje veting te rregullt e jo me tu benin vetingun te tjereve.

Keto dhe mjaft e mjaft fakte te tjera kane bere qe nga nje mbeshtetje te publikut me mbi 90% per reformen ne drejtesi te arrijme sot brenda pak kohe ne nje mosbesim, qe kalon 63 %.

Pra publiku eshte shume i qarte ne vleresimet e veta, publiku eshte i zhgenjyer thellesisht dhe rrenimi i frymes konsensuale te miratimit te ndryshimeve kushtetuese te 21-22 kortikut 2016 eshte sot fakt i pakundershtueshem.

Ndaj duatrokitjet, ekzaltimet qesharake, apoteozat e nje reforme te sukseshme qe ne fakt nuk ekziston jane realisht nje dem akoma me i madh se sa vete drejtesia qe synuam te leme pas.

Nderkombetaret qe i bien ne menyre butaforike daulles se ketij suksesi imagjinar po i sjellin nje dem akoma me te madh asaj.

Insistimi politik e propagandistik i tyre thjesht ka deformuar qellimin dhe thelbin e saj.

Misionet ndërkombëtare të asistencës ne drejtësi, qe ne vend te kritikes zgjodhën alibi te turpshme siç qe rast flagrant i zgjedhjes se prokurorit te përgjithshëm, e mundesuan dhe ligjeruan kapjen e saj nga qeveria.

Sot eshte koha qe te gjithe keta korifej te lene duartrokitjet si dhe levdatat boshe ne shqip e ne anglisht,por te ulen te skuqur ne tavoline per te reflektuar dhe vene gishtin ne plage sepse jane shkaktare e fajtore për një ëndërr qe u kthye ne nje makth.

Sot perfundimisht reforma ne drejtesi eshte nje realitet fake i helmuar nga levdatat.

Etiketa: KLGJklpvasili

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Audio e sherrit në KLP, Stojani akuza kryetares Bogdani: Nuk jemi agjenci udhëtimi “KLP Travel”

15:53 : 02/09/2025
AKTUALITET

KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnajn, 4 anëtarë votojnë kundër

11:47 : 01/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
AKTUALITET

Teatri i turpit: Rama gjykatës suprem, KLGJ skuth, KLP struc

13:27 : 30/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Rama nuk mund të sulmojë gjyqtarët e KLGJ, presioni është i papranueshëm

21:35 : 29/08/2025
AKTUALITET

Bardhi: Rama mbron bandat dhe sulmon gjyqtarët, është kundër ligjit dhe interesit publik

20:15 : 29/08/2025
Para

Taramelja ‘bombardon’ Aurela Gaçen: Kur takove burrin, kaq shumë të rrahu...

TË GJITHA

Dy aksidente njëri pas tjetrit tek “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, ka të plagosur

09:53 : 03/09/2025

“Kontrata e vdekjes”/ Zbardhet vrasja e Artur Bashimit, porosia u dha nga burgu, autori mori 15 mijë euro

09:42 : 03/09/2025

Artan Fuga: Hipokrizi e madhe të flasim për pluralizëm në Kuvend

09:22 : 03/09/2025

Europa përballet me kosto të lartë për riarmatim nëse SHBA-ja tërheq trupat

09:05 : 03/09/2025

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

08:52 : 03/09/2025
Pamje nga operacioni "Vakum"

EMRI/ Në kërkim për kultivimin e mbi 1600 bimëve kanabisi, 31-vjeçari kapet në Malin e Zi

08:40 : 03/09/2025

Kina prezanton armët e së ardhmes/ Xi, Putin dhe Kim në paradën historike

08:28 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com