• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosjet 339 dhe 184/ Alfred Balla i KLP-së duhet hetuar për “nxjerrje sekreti”

17:01 : 21/05/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

“Drejtësia e re” është vënë e gjitha në shërbim të Edi Ramës, për ta shpëtuar nga sikletet që i janë krijuar kryeministrit dhe maxhorancës së tij nga skandalet e dosjeve “339” dhe “184”.

Pas Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku dhe mikeshës së saj tek Krimet e Rënda, Donika Prela, të cilat kanë bllokuar totalisht hetimet për vjedhjen e votave nga zyrtarë të lartë socialistë me bashkëpunimin e grupeve kriminale, një tjetër zyrtar i lartë, produkt i “Reformës në Drejtësi”, ka dalë në favor të Edi Ramës.

Alfred Balla është nënkryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai u zgjodh në këtë institucion vetëm me votat e maxhorancës socialiste, pavarësisht se nuk plotësonte kriteret ligjore, siç zbuloi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Balla, i cili duhet t’i kthejë nderin Edi Ramës dhe maxhorancës së tij, foli i bindur se “dosjet 339 dhe 184 nuk janë sabotuar”, gjatë një interviste të dhënë për emisionin “A Show” të Adi Krastës në News 24, mbrëmjen e së Hënës.

Lexo edhe:

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

Numri dy i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, foli me kompetencë të plotë për këto dosje, kur deklaroi se: “Media dhe publiku kanë disa informacione të vogla. Ajo dosja 339 nuk ka filluar për vjedhje votash, por ka filluar për trafik droge dhe rastësisht janë kapur disa përgjime. Detyra e Prokurorisë është që të kap akuza kryesore dhe kjo çështje po shihet hap pas hapi”.

Alfred Balla, në një moment sinqeriteti, u shpreh gjatë intervistës se “prokurorët nuk është se japin llogari në KLP për hetimet e tyre. Çdo hetim para se të shkojë në gjykatë, përbën sekret hetimore”.

Por Balla i KLP nuk dha asnjë shpjegim se ku e kishte ai informacion që ndodhej në dosjen 339 dhe 184, si edhe nga e kishte ai dijeninë se hetimet kanë nisur për trafik droge dhe “rastësisht janë kapur disa përgjime për vota”.

Balla, dikur prokuror, duket se e ka humbur nuhatjen e investiguesit. Në rolin e mbrojtësit të Edi Ramës, ai zbuloi veten si person i informuar me imtësi për detajet e dosjeve “339” dhe “184”.

Në këtë mënyrë, ai dekonspiroi veten si një prej personave që mund të ketë nxjerrë “sekretin hetimor” dhe, për këte arsye, duhet të jete subjekt i hetimit që ka nisur Prokuroria e Tiranës dhe prokuroria e Donika Prelës njëkohësisht.

Alfred Balla duhet të ishte njeriu i fundit që duhet të mësonte detaje nga dosja hetimore. Pozicioni i tij nuk e lejon të ketë asnjë lloj informacioni mbi çështjet konkrete të Prokurorisë.

Por, ai, megjithëse duhet të ishte nën hetim për “nxjerrje sekreti”, mesa duket e ka gjetur ilaçin e mos-penalizimit.

Formulën që e “shpëton” nga çdo tentativë për vendosjen para përgjegjësisë ligjore, Alfred Balla e gjen tek elozhet për kryeministrin Edi Rama.

“Kryeministri nuk është prokuror, por përgjithësisht ka folur drejt. Përgjimi bëhet me vendim të gjykatës dhe i gjithë materiali i vjelur nga përgjimet është sekret shtetëror”, u shpreh Alfred Balla, i cili me këtë deklaratë ngjan më shumë me Taulant Ballën.

Pjesë nga intervista e Alfred Ballës në “A Show” (marrë nga Balkanweb)

Pyetja: Dosjet 339 dhe 184 janë dosje shumë të përfolura , a janë sabotuar këto dy dosje?

Balla: Absolutisht jo. Media dhe publiku kanë disa informacione të vogla. Ajo dosja 339 nuk ka filluar për vjedhje votash, por ka filluar për trafik droge dhe rastësisht janë kapur disa përgjime. Detyra e Prokurorisë është që të kap akuza kryesore dhe kjo çështje po shihet hap pas hapi.

Pyetja: Zhurma që ka bërë media, e ka justifikuar?

Balla: Ne kemi afatet tona procedurale. Afatet maksimale për një çështje janë dy vjet. KLP dhe prokurori i përgjithshëm nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë për hetimin konkret të një çështjeje. Prokurori është zot i çështjes. Prokurorët nuk është se nuk japin llogari, por çdo hetim para se të shkojë në gjykatë është sekret shtetëror. Ai e ka të sanksionuar në kod. Mendimi dhe trysnia ndaj prokurorëve perceptohen nga të gjithë. Prokurorët për momentin në vend kanë frikë nga vettingun.

Kryeministri nuk është prokuror, por përgjithësisht ka folur drejt. Përgjimi bëhet me vendim të gjykatës dhe i gjithë materiali i vjelur nga përgjimet është sekret shtetëror. Edhe media nuk duhet ta publikojë, por edhe nëse ndodh ju keni shkelur ligjin. Për të kuptuar se kush e nxjerrë një përgjim duhet të bësh një hetim. Në rastin konkret mendoj se mund të ketë rrjedhur nga avokatia. Përgjimi është mjet për përkimin e provës. Përgjimi është i rëndësishëm për hetimet aktive, ndërsa në rastet e flagrancës mund të këtë pak rëndësi.

Etiketa: Balladosjeklp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Gazetari: 8 prokurorë nuk kanë çfarë të humbasin, u mbaron mandati

22:00 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, gazetarja zbulon sherrin mes 3 anëtarëve të KLP: Pati dhunë verbale

21:49 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

15:50 : 25/09/2025
AKTUALITET

Përplasja/ Mandatet e kryeprokurorëve lokalë, KLP përfundon në gjykatë

12:31 : 18/09/2025
Para

Shërbyesi bëhet milioner, falë testit të ADN-së

TË GJITHA

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

09:17 : 10/10/2025

I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

09:05 : 10/10/2025

Izraeli sulmon Gazën pas arritjes së armëpushimit

09:02 : 10/10/2025

I dënuari për drogë tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Rinas! Kush është 55-vjeçari me dy emra

08:55 : 10/10/2025

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi

08:46 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com