• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Jasir Asani rrëfen sekretet: Titulli u vulos në Turqi, ëndërroj të luaj për Shqipërinë

16:24 : 14/05/2019
në SPORT

Jasir Asani është një nga lojtarët e Partizanit të trajnerit Skënder Gega, që pas 26 viteve arriti që ëndrrën e tifozëve ta bëjë realitet, fitimin e titullit kampion. Për 5 ditë Asani mbush 24 vjeç dhe në karrierën e tij titulli me të kuqtë është i katërti, ku 3 të parët i ka fituar me Vardarin në Maqedoni.

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, sulmuesi nga Shkupi pohoi se titulli me Partizanin është më i veçanti dhe po i shijon shumë. Asani është një nga “asat” e Partizanit të këtij sezoni, por ka raste që e mërzit presidentin . Sulmuesi tregon edhe shkaqet nga vjen kjo pakënaqësi e Demit, por zbulon edhe premtimin që i ka bërë atij për titullin.

Kur i përmend të ardhmen, Asani nuk dëshiron të zgjatet, por për kombëtaren është më i drejtpërdrejtë. Ai pranon se menaxheri i tij kërkon ta çojë te Maqedonia, por ai zgjedh Shqipërinë si shqiptar dhe pret ftesën.

jasir asani

Numri 10-të i të kuqve pohon se me suksesin që kanë arritur, do të jenë gjithë jetën krenar dhe rëndësinë e titullit e kuptoi më shumë kur pa tifozët duke qarë, që sipas tij, për ata ia vlen të sakrifikosh edhe jetën. Asani flet edhe për miqtë e tij më të mirë dhe marrëdhëniet në klub, si dhe tregon momentet më të vështira dhe të gëzuara. Si kundërshtar më të fortë vlerëson Kukësin, ndërsa mbrojtës nuk llogarit asnjë nëse do të jetë vetvetja kur hyn në fushë.

Lexo edhe:

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

Jasir, kampion me Vardarin dhe tani me Partizanin. Shikoni ndonjë dallim mes dy sukseseve dhe cili ju shijon më shumë?

Normal, nëse fiton kampionatin është një gjë shumë e bukur, jo vetëm për mua, por për çdo futbollist. Me Vardarin kam fituar tre tituj edhe tani erdhi radha që të shpallem kampion edhe me Partizanin. Pra nga këto katër tituj, ky me Partizanin po më shijon më shumë, pasi është edhe më i freskët për vetë rëndësinë që ka trofeu aktual për klubin dhe tifozët. Jam shumë i lumtur që si pjesë e Partizanit më në fund ia dolëm dhe fituam titullin kampion. Pra, më shijon më shumë titulli me Partizanin dhe për këtë jam tepër i lumtur.

Çfarë note do t’i vendosnit vetes në këtë sezon?

Nuk e di çfarë note duhet me i vënë vetes. Gjithmonë analistët dhe gazetarët i kanë vënë notat, ndaj edhe kësaj radhe po ua lë atyre. Besoj se kam bërë një sezon fantastik me Partizanin, sepse shikohet edhe nga ajo që arritëm, fitimi i titullit kampion. Kam dhënë maksimumin tim, por besoj se mundem akoma më shumë me dhënë për Partizanin.

Asani

Po Partizanit çfarë note do i vendosnit?

Partizani është një klub shumë i madh. Që në fillim kur erdha, e dija se kam zgjedhur një klub me traditë, me emër të madh, me tifozë anembanë botës. Jam i lumtur shumë që luaj për këtë ekip. Partizani është klubi më i mirë në Shqipëri dhe meriton notën më të mirë.

Cili ishte momenti më i vështirë në këtë sezon?

Përpos ecurisë së mirë, edhe ne kemi pasur momente të vështira. Për mendimin tim, momentet më të vështira i kemi pasur në përballjet kundër Laçit dhe Luftëtarit, pasi kemi pasur një ngërç të vogël. Por me ndihmën e presidentit dhe drejtorit dhe sigurisht të stafit teknik, kemi arritur t’i kalojmë menjëherë pa e thelluar situatën.

A do të qëndroni këtu apo do të ikni, pasi flitet se në verë mund të transferoheni në Turqi?

Tani për tani jam pjesë e Partizanit ku ende po luaj. Nuk mund të them asgjë më shumë për momentin.

Çfarë do të thotë për një futbollist të kthejë titullin e skuadrës pas 26 viteve dhe pikërisht në derbi?

Normal që është një arritje e madhe. Që kur ishim në Turqi për fazën përgatitore në janar, të gjithë si lojtarë kemi biseduar me stafin drejtues dhe i dhamë besim vetes se jemi më të mirët në Shqipëri, ndaj duhet vetëm duhet. Pra, vendosëm që të punojmë fort dhe kur të niste kampionati, të jepnim të gjithë maksimumin, nga i pari deri tek i fundit. Ja ku jemi tani…

jasir asani

Është krenari të fitosh pas kaq shumë vitesh titullin kampion me Partizanin. Do të jemi gjithnjë krenarë, sepse po shkruajmë një histori. Ne jemi çuna të rinj dhe ky sukses do të na ndihmojë. Kudo që të shkojmë, në gjithë botën do të jemi krenarë dhe do të flasin për ne që kthyem titullin te Partizani pas 26 viteve, aq më shumë në ndeshje derbi.

A keni ndonjë pseudonim apo epitet që ju thërrasin shokët?

Zakonisht më shumë më thërrasin Asani.

Vazhdoni të keni idhull Dibalën apo keni ndryshuar mendim?

Normal, Dibalën e kam idhull, sepse kemi të njëjtin stil.

A mendoni se Partizani mund të përsërisë suksesin e Skënderbeut në Europë?

Sigurisht. Partizani gjithmonë mendon për suksesin në Kupat e Europës. Duam të arrijmë sa më shumë dhe kam besim se do ta arrijmë. Jemi djem të rinj dhe të gjithë do të japin më të mirën për skuadrën dhe veten.

gega asani

Cila është ëndrra në sirtar e Jasir Asanit që synon ta realizojë?

Ëndrra ime është të luaj në ndonjë klub të mirë në Europë. Gjithmonë kam menduar që një ditë do të arrij aty ku duhet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025
SHENDETI

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025
SPORT

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
Para

Sirena kroate për Trashin, Partizani mund të humbasë disa nga “yjet” në verë Partizani ka siguruar titullin e 16-të ka

TË GJITHA

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com