• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kronologjia/ Si ka luajtur Rama me kufijtë e Kosovës

16:17 : 10/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ditët e fundit, pas samitit të Berlinit, gjithnjë e më shumë po shtohen zërat që e përfshijnë edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, në pazarin okult të coptimit të Kosovës. Homologu i tij kosovar Haradinaj, megjithëse mori mbi shpinë etiketimin e një “budallai që e njohin shumë më tepër sesa banorët e lagjes së tij” (ashtu sikurse bën kryerilindasi sa herë gjendet në vështirësi), këmbënguli se Rama ka qenë pjesë e planit për ridizenjimin e hartave mes Vuçiçit dhe Thaçit.

Mediat kundër marrëveshjes shkuan edhe më tej, duke zbuluar një intervistë në tetor të Kryetares së Komitetit serb të Helsinkit, Sonja Biserko, që pohonte po të njëjtën gjë.

Pak a shumë të njëjtin opsion ka mbrojtur edhe ish negociatori për ballkanin, Karl Bild i cili kur e kundërshtoi që në gusht të vitit të shkuar propozimin e presidentit Thaçi, në një shkrim në Washington Post, theksoi se gjatë një bisede Rama i pat thënë se qe i hapur ndaj kësaj ideje.

Po si qëndron e vërteta në një kohë që mbrojtësit e Edi Ramës i mohojnë publikisht këto fakte? Sa ka qenë kryeministri i Shqipërisë i ngërthyer në këtë aventurë?

Po të lexosh me vëmendje qëndrimin zyrtar të qeverisë së Tiranës, ai duket korrekt dhe i matur. Formula është e përcaktuar me kujdes: “Shqipëria mbështet një zgjidhje që ka konsensus mes palëve në Kosovë dhe një marrëveshje që mbështetet nga BE dhe Bashkimi Europian.

Lexo edhe:

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

Fundjavë përvëluese, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

Nëse i referohesh këtij qëndrimi gjithçka është ok dhe Tirana duket jashtë kulisave me vizatime hartash që janë skicuar në Bruksel apo Romë.

Por, shpesh herë Edi Rama e ka kapërcyer këtë formulë korrekte duke u renditur edhe publikisht në mbështetje të tezës së ndryshimit etnik të kufijve.

Hera e parë që ai e hodhi këtë hap, qe një muaj e gjysëm pasi Hashim Thaçi e bëri publik qëndrimin e tij.

Në mesin e këtij gushti, Rama u shfaq në emisionin “Open” të Eni Vasilit ku çuditi me qëndrimet e tij.

Pavarësisht se këmbënguli disa herë se ishte shpejt që ai të prononcohej: “Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem”, ai lëshoi edhe fraza që do të mbahen mend gjatë.

Ai në një farë mënyre konfirmoi zërat se ishte pjesë e asaj marrëveshjeje që do të coptonte Kosovën, pjesa e mbetur e së cilës do të bashkohej në një Shqipëri më të madhe. “Pse nuk flisni për mundësinë e bashkimit kombëtar”, “kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet”, shtoi ai. Rama këmbënguli se “në mendimin tim SHBA është pro marrëveshjes” duke zgjedhur vetëm argumenta që shkonin në favor të saj.

Por, kulmin kryeministri shqiptar e arriti duke bërë në këtë intervistë, atë që s’do ta kishte imagjinuar kurrë ta nxirrte nga goja më parë. Në prill 2018, ai i pati premtuar Angela Merkelit në një takim në Berlin se ai qe kundër aventurës së shkëmbimit të kufijve, por kur u pyet në “Open” për divergjencat me kancelaren ai guxoi: “Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares”.

Tre muaj më pas, ai vazhdoi në të njëjtën rrugë. Gjatë vizitës folklorike në Prishtinë dhe në Pejë, Rama doli hapur në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi që ishte vënë në syrin e ciklonit pikërisht për shkak të lojës okulte të shkëmbimit të territoreve që po bënte me Vuçiçin. Rama, natyrisht nuk e përkrahu publikisht idenë, por sulmoi të gjithë kundërshtarët e Hashimit me shprehjen tashmë të famshme: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar vetë është gomar”.

Ndërsa në fillim të këtij viti, ai doli pothuajse hapur me planin e tij kur shkarkoi nga detyra ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, që kishte mbajtur të njëjtin qëndrim si Merkel, për hapjen e kutisë së Pandorës, duke e zëvendësuar atë me Gent Cakajn.

Pra për më shumë se gjysëm viti kryeministri shqiptar ka bërë gjithçka ka pasur në dorë në qëndrimet publike (përveç bisedave dhe angazhimeve private) për ta shtyrë përpara projektin e ndryshimit të kufijve në baza etnike.

Dhe qëndrimet e tij qenë të njëjta deri në momentin kur edhe vetë Hashim Thaçi filloi të zbusë tonet dhe të flasë për ndryshime të vogla të vijës kufitare si ato që Kosova bëri gjatë demarkacionit me Malin e Zi. Pas kësaj, Edi Rama u kthye sërish tek teza korrekte zyrtare se Tirana mbështet çdo zgjidhje që e pranon Kosova dhe që e mbështesin SHBA dhe BE.

Por, pavarësisht nga kjo, në rrugën 10 mujore të aventurës për ndryshimin e kufijve, Edi Rama nuk ka lënë pak gjurmë. Ai e ka përkundur në ëndrra këtë ide, nga e cila priste një bashkim të mundëshëm me Kosovën si të vetmen shpresë për të hapur një cikël të ri personal në politikë.

/Lapsi.al/

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026
AKTUALITET

Fundjavë përvëluese, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

13:23 : 26/06/2026
AKTUALITET

Policia greke shkatërron grupin e drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar

13:11 : 26/06/2026
AKTUALITET

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026
AKTUALITET

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026
AKTUALITET

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026
Para

“Panë tjetërkund  kur vendi kishte…”/ Genc Pollo shigjeton zyrtarët Evropian

TË GJITHA

Bie bujqësia dhe industria, kush po kontribuon në rritjen ekonomike?

13:25 : 26/06/2026

Fundjavë përvëluese, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë

13:23 : 26/06/2026

Policia greke shkatërron grupin e drogës në Mykonos, drejtohej nga një shqiptar

13:11 : 26/06/2026

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet