• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkodrani i arrestuar nga RENEA, dyshimet e policisë për përfshirjen në vrasjen e …

13:19 : 05/05/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Barush apo Bajram Bregu, 33 vjeç, u arrestua dje pas një operacioni të ndërmarrë nga RENEA, FNSH dhe repartet Shqiponja, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Shkodrani 33 vjecar fshihej në një banesë të marrë me qira në këtë zonë, ndërsa sikundër raportohet, policia kishte disa ditë që e mbante në survejim, deri në momentin e ndërmarrjes së operacionit.

Dyshimet janë se 33-vjeçari është bashkëpunëtori më i ngushtë i Ibrahim Liçit, i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve Bilali me 30 mars të këtij viti.

Barush apo bajram Bregu ka qenë i skeduar nga policia, ndërsa në vitin 2016 është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov, ndërsa ai arriti t’i shpëtonte arrestimit.

I shpallur në kërkim prej pothuajse 1 viti, Bregu kishte arritur t’i shpëtonte policisë, deri mesditën e djeshme, kur u kap në banesën pranë Komunës së Parisit.

Lexo edhe:

Çfarë ndodhi në Mirditë? RENEA shkon për të kapur Elson Reçin, kthehet ‘duar bosh’

Në kërkim të Elson Reçit, RENEA zbarkon në Mirditë

Në operacionin policor, u përfshinë rreth 100 efektivë, midis tyre edhe pjesëtarë të RENEA dhe FNSH, për shkak se nga policia lokale e Shkodrës ai trajtohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Dyshimet janë se Bregu ka ndihmuar mikun e tij Ibrahimin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali, por edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Barush Bregu dyshohet edhe si personi që ka ndihmuar Ibrahim Liçin në çdo lëvizje të këtij të fundit. Bashkë me 33 vjeçarin u kap edhe Bajram Çekorja, 21 vjeç banues në Shkodër i dyshuar për përkrahje të Barush Bregut, shkruan Balkanweb.

Nga ana tjetër me 27 prill të këtij viti policia e Shkodrës pas informacionit për të shtëna në fshatin Luarës të Velipojës zhvilloi një aksion atje duke menduar fillimisht për ndonjë bazë droge.

Policia nuk arriti që të identifikojë se kush ka qëlluar nga mjeti tip Golf pasi personat janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Pas kontrolleve në çdo shtëpi për të kapur autorët, rastësisht policia gjeti në banesën e braktisur të shtetasit Gëzim Sela i cili jeton prej disa vitesh jashtë Shqipërisë një arsenal armësh dhe municionesh. Gëzim Sela është vjehrri i vëllait të Ibrahim Liçit dhe banesa e tij ka të paktën 5 vite e braktisur.

Pas kësaj bingoje rastësore të efektivëve u ngritën dyshime se Ibrahim Liçi mund ta ketë përdorur atë banesë të braktisur si bazë për të lënë armët dhe municionet si dhe për t’ju fshehur policisë. Në atë banesë policia gjeti një arsenal armësh si një armë ushtarake të rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krëhëra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motorçiklete.

Armët dhe municionet e gjetura në Velipojë policia dyshon se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale dhe aty përveç sekuestrimit janë marrë edhe gjurmët e gjetura ndërsa vijojnë hetimet.

Etiketa: arrestimibarush bregurenea

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë ndodhi në Mirditë? RENEA shkon për të kapur Elson Reçin, kthehet ‘duar bosh’

11:40 : 15/05/2026
AKTUALITET

Në kërkim të Elson Reçit, RENEA zbarkon në Mirditë

08:21 : 15/05/2026
AKTUALITET

Zjarri “përpiu” pallatin, forcat RENEA i bashkohen aksionit për evakuimin e banorëve

18:26 : 14/04/2026
AKTUALITET

Ndjekje si në filma dhe të shtëna ndaj policisë/ Zbardhet ngjarja, dy të arrestuar në Shkodër, ‘ushtari’ i Licve në kërkim

09:54 : 10/03/2026
AKTUALITET

PS kundër SPAK për Ballukun, Berisha: Rama hoqi çdo maskë, mori në mbrojtje veten e tij!

12:58 : 09/03/2026
AKTUALITET

Si u godit grupi i ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë/ Pritet urdhëarresti i dytë për Flodian Plakun, në kërkim pesë të tjerë

11:41 : 07/03/2026
Para

“Të gjithë duhet të mbajnë frymën...”/ Kryemadhi homazhe për ditën e Dëshmorëve

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom